Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se AMP-ja u ka vënë prangave efektivëve të policisë për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën në Dobraç të Shkodrës.
SHKODËR- Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar 4 punonjës policie në Shkodër. Mësohet se AMP-ja u ka vënë prangave efektivëve të policisë për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën në Dobraç të Shkodrës. Në pranga kanë rënë efektivët e forcave 'Shqiponja' me iniciale B. K, V.L, J. S dhe M.M.
Njoftimi i AMP:
Shkodër - AMP ndalon 4 punonjës policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre”. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.
➡️ Inspektor B. K., dhe V.L., përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër. ➡️ Inspektor J. S., dhe M.M., përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.
Urdhëri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090.
Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.
Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.
Arrestimi VLORË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e somte në Vlorë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur...
prokuoria e durresit DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka zbardhur detaje nga arrestimi i ish-drejtorit të Kadastrës, Ardian Kona n&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Për përdorimin e armëve të gjata, vetëm tri ditë stërvitje! Kaq thotë se ka kaluar Ekr...
glidona daci TIRANË- Gazetarja e kronikës, Glidona Daci është nderuar nga Unioni i Gazetarëve me çmimin "Raportimi më...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur hetimet në lidhje me dosjen e Ermes Hoxhallin. I p...
martin cani TIRANË- Prej dy ditësh banka e klasës së nëntë në shkollën "Fan Noli", ku ulej 14-vjeçari Martin...
Foto ilustruese VLORË- Një 30-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht ditën e sotme nga kati i tretë i një palla...
Operacioni ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në disa qytetë n&eum...
Operacion ITALI- Autoritetet italiane vijojnë hetime dhe operacione në lidhje me goditjen e bandave të drogës në vend. Mësohe...
kadastra e durresit DURRËS- Ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës, Ardian Kona është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet...