Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Aktualitet
VIDEO/ Artan Hoxha shkon në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal të 21 Janarit
Shkak për paraqitjen e Hoxhës është bërë audio-përgjimi i 21 janarit, ku Hoxha e ka dorëzuar sot në SPAK.
26 Janar 2026, 11:24Nga I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Shkak për paraqitjen e Hoxhës është bërë audio-përgjimi i 21 janarit, ku Hoxha e ka dorëzuar sot në SPAK.
Çështja "21 janari"
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al