LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT- Heroinë dhe kokainë brenda lokalit në Fier, arrestohen 2 anëtarë dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë (VIDEO)

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal, u gjetën 120 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 39 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, si dhe dhjetëra doza të dyshuara lënde narkotike kanabis.

6 Prill 2023, 09:54 Nga A.B
EMRAT- Heroinë dhe kokainë brenda lokalit në Fier, arrestohen 2
Lokali

FIER- Finalizohet operacioni i koduar “Unik” në Fier. Policia vuri në pranga dy persona, Klejdi Çela dhe Zhanri Hajdari (Gjini), ndërsa në kërkim u shpall Marsel Korreshi dhe Selim Koçi.

Policia zbuloi se këto 4 persona ushtronin në formën e grupit, veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta dhe kanabisit, në një ambient (lokal) në lagjen "Kadri Qystri”, Lushnjë, i cili administrohej nga Çela. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal, u gjetën 120 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 39 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, si dhe dhjetëra doza të dyshuara lënde narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me 9 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, lokali ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u bllokua nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për personin me inicialet K.A, pasi u kap në lokal, duke blerë lëndë narkotike.

Të gjithë këto persona do të hetohen për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".


NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Fier/Finalizohet pas një hetimi proaktiv disamujor, operacioni policor i koduar "Unik", sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike heroinë, kokainë dhe kanabis. Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një grup kriminal që kishte përshtatur një ambient (lokal), për shitje dhe për përdorim të drogave të forta dhe të kanabisit.

Arrestohen në flagrancë 2 nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi proaktiv disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një grup kriminal që shiste droga të forta dhe kanabis në një lokal të përshtatur për këtë veprimtari kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionn policor të koduar "Unik", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Zh. H. (Gj.) (i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale), 33 vjeç dhe K. Ç., 27 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpallën në kërkim shtetasit M. K., 33 vjeç (i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale) dhe S. K., 29 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit proaktiv, rezultoi se këta 4 shtetas ushtronin në formën e grupit, veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta dhe kanabisit, në një ambient (lokal) në lagjen "Kadri Qystri”, Lushnjë, i cili administrohej nga shtetasi i arrestuar K. Ç. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal, u gjetën 120 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 39 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, si dhe dhjetëra doza të dyshuara lënde narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me 9 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Gjithashtu, lokali ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u bllokua nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në lokal, duke blerë lëndë narkotike. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".

operacioni unik klejdi cela zhanri hajdari marsel korreshi selim koci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet