LIVE UPDATES
Aktualitet

VLORË/ Pronarët u akuzuan për pastrim parash, sekuestrohet pallati 8 katësh, leja e ndërtimit me dokumente false

Pallati është në pronësi të Hito dhe Viktor Muskaj të cilët janë shpallur në kërkim për akuzën e pastrimit të parave, ndërsa nga hetimet e nisura që në vitin 2021, Prokuroria thotë se ka arritur të faktojë se janë falsifikuar dokumente duke përvetësuar 150 m2 tokë shtetërore.

8 Korrik 2022, 08:59 Nga A.B
VLORË/ Pronarët u akuzuan për pastrim parash, sekuestrohet
Prokuroria dhe foto ilustruese

VLORË- Me vendim të Gjykatës së Apelit në Vlorë, marrë me datë 7 korrik, Prokuroria ka sekuestruar një pallat 8 katësh në lagjen “Pavarësia” që ndodhet në fazë ndërtimi. Prokuroria e Vlorës nisi hetimet pas kallëzimit të një qytetari, i afërm i pronarëve të tokës ku është ndërtuar pallati, të cilit gjatë fazës së punimeve, i është shembur totalisht shtëpia, që ndodhet jashtë hapësirës së lejes së ndërtimit.

Pallati është në pronësi të Hito dhe Viktor Muskaj, të cilët janë shpallur në kërkim për akuzën e pastrimit të parave, ndërsa nga hetimet e nisura që në vitin 2021, Prokuroria thotë se ka arritur të faktojë se janë falsifikuar dokumente duke përvetësuar 150 m2 tokë shtetërore. Ndërkohë nga ana tjetër ndërtuesi që është dhe investitor në masën 80% shprehet se lur ka marrë tokën i kanë thënë se gjithë dokumentacionbi është në rregull.

“Unë jam ndërtuesi dhe jam investitor në masën 80%. Unë kisha dëgjuar disa herë, pasi pala tjetër që pretendon për objektin ka kontaktuar disa herë me mua. U kam thënë personave që kanë kontratën me mua që ta zgjidhin këtë situatë sepse po rëndohem për një gjë që s’ka lidhje me mua. Më kanë thënë që e kemi të saktë. Janë 2 pronarë, prona e parë më kanë thënë që është shumë në rregull. Tjetra, një banesë 37.5 metra katrorë pretendohet se është një dokument i falsifikuar që unë nuk e kam parë. Për mendimin tim vendimi i gjykatës është i pandershëm. Ne do të bëjmë ankimin sipas ligjit”, ka thënë ai.

Certifikata që ka dalë nga ZVRPP Vlorë është shumë e rregullt por bëhet fjalë për një falsifikim të bërë 20 vite më parë, ka thënë pronari. 

NJOFTIMI:

Prokuroria Vlorë sekuestron godinë banimi dhe shërbimesh për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘shkatërrim të pronës’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë kreu “sekuestro preventive” për pasurinë: -Objekti “godinë banimi dhe shërbimesh 1-3-6-7-8 kate me 1 kat parkimi nën tokë”, në lagjjen “Pavarësia”, rruga “Gjergj Araniti” Vlorë, i ndodhur në fazën e karabinasë, që po ndërtohet sipas “Lejes së zhvillimit”, Vendim nr.—- datë —.—.—–. i Bashkisë Vlorë, në emër të shtetasëve H.M. dhe V.M., si dhe “Leje ndërtimi”, Vendim nr.—– datë —.—.—–. Bashkia Vlorë, në emër të shtetasëve H.M. dhe V.M., me bashkëinvestitorë “B—— sh.p.k.”, V.M. dhe H.M. Mbi bazën e kallëzimit të shtetasit J.M., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka rregjistruar procedim penal nr.1100/2021, për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186, 150 dhe 287 të K.P. Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se:

Me vendimin nr.—- dt.–.–.–. Bashkia Vlorë ka vendosur “Kalimin në pronësi të pasurisë që ndodhet në Z.K.8603, nr. 32/149/1 pasuri, me sipërfaqe ndërtimi 37.3 m² dhe truall 150 m² shtetasit H.M.”. Në vijim, rezulton që kjo pasuri të jetë rregjistruar pranë A.SH.K. Vlorë me nr.pasurie 28/605/1 Z.K. 8603 .vol 62 fq.90, pasuri e llojit truall me sip.150 m² dhe ndërtesë 37.3 m². Një prej dokumentave të paraqitura prej shtetasit H.M., që ka shërbyer për marrjen e vendimit është dhe “Leje ndërtimi e meremetimi”, vendim nr.62 dt.27.08.1986. i K.E. të Këshillit të Popullor Vlorë, dokument për të cilin në fazën e hetimit është provuar se është një dokument i falsifikuar në formë dhe përmbajtje. Në vijim, shtetasit H.M. dhe V.M., në cilësinë tashmë të pronarëve të truallit, me vendimin nr.—- datë —.—.—-. të Bashkisë Vlorë, janë pajisur me leje zhvillimi për pasuritë me nr.–/—- sipërfaqe 416,8 m² si dhe pasurinë me nr.–/—/- me sipërfaqe prej 150 m² me adresë lgj “Pavarësia” Vlorë, (pasuri kjo e fituar mbi bazën e “Lejes së ndërtimit e meremetimit” nr.— datë —.—.—-. e Komitetit Ekzekutiv të Qytetit Vlorë, e dyshuar si e falsifikuar). Me vendim nr.— datë —.—.2020. shtetasit H.M. dhe V.M., në cilësinë e zhvilluesit janë pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Vlorë për objektin godinë banimi dhe shërbimesh 1-3-6-7-8 kate me 1 kat parkimi në tokë në lagjjen “Pavarësia” Vlorë.
Sikurse rezulton, si dokument që vërteton pronësinë mbi truallin, është paraqitur dhe çertifikata për vërtetim pronësie nr.——- për pasurinë nr.—/—/- dt.—.–.—-. lëshuar nga A.SH.K.Vlorë e cila në referencë dhe të K.P.P. është rregjistruar sipas vendimit nr.—, datë —.–.—–., të Bashkisë Vlorë. Dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronarit/ave që marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshjet nëpërmjet pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta, përbën një nga kushtet e përcaktuar në nenin 15/ gërma “b” e V.K.M. nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, të ndryshuar.

Në interpretim të kërkesave të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin e territorit” të ndryshuar, si dhe V.K.M.-së nr.408 datë 13.05.2015. “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, parashikimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Vlorë të miratuar me vendimin nr.1 datë 16.10.2017. të K.K.T-së, leja e ndërtimit dhe e zhvillimit për objektin, e nxjerrë mbi bazën e një dokumenti pronësie trualli të përftuar nga dokumenta të falsifikuar, nuk duhet të ishte lëshuar, pasi një pjesë e truallit në fakt është në pronësi ”shtet”. Gjatë zhvillimit të punimeve, rezulton e provuar se më datë 02.07.2021. prej personit në hetim/ shoqërisë zhvilluese është shembur tërësisht godina në pronësi të shtetasit J.M, veprime këto të cilat dyshohen se janë kryer tej parashikimeve të lejes së ndërtimit, miratuar me vendim nr.508 datë 04.09.2020. të Bashkisë Vlorë. Në funksion të hetimit paraprak për procedimin penal nr.1100 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.60-2022-1254, datë 07.07.2022. të Gjykatës së Apelit Vlorë, i cili ka ndryshuar vendimin nr.254 datë 19.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, është vendosur: “Caktimin e masës së sigurimit “sekuestro preventive” për pasurinë : – Objekti “godinë banimi dhe shërbimesh 1-3-6-7-8 kate me 1 kat parkimi nën tokë” në lagjjen “Pavarësia” rruga “Gjergj Araniti” Vlorë, i ndodhur në fazën e karabinasë, që po ndërtohet sipas “Lejes së zhvillimit”, Vendim nr.—- datë —.—.—–. i Bashkisë Vlorë, në emër të shtetasëve H.M. dhe V.M., si dhe “Leje ndërtimi”,Vendim nr.—– datë —.—.—–. Bashkia Vlorë, në emër të shtetasëve H.M. dhe V.M., me bashkëinvestitorë “B—— sh.p.k.”, V.M. dhe H.M.

Masa e sigurimit “sekuestro preventive” po ekzekutohet prej shërbimeve të policisë gjyqësore pranë D.V.P.Vlorë. Hetimet për këtë procedim penal vijojnë. Vlorë, më 08.07.2022.

Leja e ndërtimit është dhënë në emër të të afërmve Muskaj në vitin 2020 nga Bashkia e Vlorës, me bashkëinvestim në masën 80% nga ndërtuesi Bektash Petoshati. Prokuroria e Vlorës thotë se Hito Muskaj është bërë pronar i një sipërfaqeje ndërtimi 37.3 m2 dhe 150 m2 truall me vendim të Bashkisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar. Konkretisht, Hito Muskaj ka paraqitur një dokument: “ “Leje ndërtimi e meremetimi” të vitit 1986 nga K.E i Këshillit të Popullor Vlorë, që prokuroria thotë se është provuar që është i falsifikuar në formë dhe përmbatje. Mbi bazën e këtij dokumenti të falsifikuar për pronësinë e 150 m2 truall (që hetimet zbuluan se rezulton të jetë tokë shtet), është marrë edhe leja e zhvillimit dhe ndërtimit, për 2 sipërfaqe të ndryshme, 416.8 m2 dhe 150 m2 dhe aktualisht ndërtuesi Petoshati ishte duke e çuar pallatin në fazën përfundimtare. Në një reagim për media ai tha se e gjitha bie në kurriz të tijin dhe të qytetarëve që kanë prenotuar apartamente në këtë pallat.

 

prokuroria e vlore vlore sekuestrohet pallati ne vlore hito muskaj viktor muskaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës