5 Korrik 2022, 10:14
Nga A.B
Policia e Tiranes
TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë. Një prej tyre, është 57-vjeçari i cili ishte larguar nga banesa e tij, pasi ishte në arrest shtëpie. Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij. Po ashtu, është arrestuar edhe një 42-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa personat e tjerë që kanë përfunduar në pranga, janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur e të tjerë pa leje drejtimi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim I. D., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Veprime në kundështim me vendimin e Gjykatës”. Shtetasi A. B. ka dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: -A. N., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur; -B. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga; -G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestim ne tirane
Aktualitet
5 Korrik 2022, 10:03
A.B
Policia
FIER- Klaudio Çobaj është arrestuar nga policia. 30-vjeçari plagosi me thikë nënën e tij e më pas u lar...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 09:41
A.B
Foto ilustruese
FIER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një 30-vjeçar ka plagosur me thikë n&e...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 09:40
A.B
Policia Shkoder
SHKODËR- Agron Mehmeti është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës. 49-vjeçari i cili qël...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 09:34
A.B
Policia Sarande
SARANDË- Erliton Ymeri, 37 vjeçari, ish-specialist në ASHK në Sarandë ka lënë qelinë e paraburgim...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 09:27
A.B
Momenti i arrestimit
ELBASAN-Policia ka arrestuar dy vëllezërit të cilët tentuan që të grabisnin një biznes ditën e...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 09:14
A.B
Gazetare
TIRANË- Mediat në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut do të bashkëpunojnë me UNESCO mbi gazetarinë di...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 09:07
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Lajm i mirë për studentët që duan të ndjekin Mjekësinë e Përgjithshme. Ministrja e Arsimit ...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 08:51
A.B
Lokali
SHKODËR- Agron Mahmuti (Mehmeti) është 49 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e shtetit, pasi dyshohet se ...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 08:43
F.M
Spitali i Kosovës
KOSOVË- Një fëmijë 1 vjeç është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan t...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 08:34
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë të shtë...