LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafikimi i 324 kilogramë kokainë/ SPAK lëshon 4 urdhërarreste, arrestohen 4 bashkëpunëtorë e Ajroskit

Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021

5 Prill 2023, 10:21 Nga A.B
Trafikimi i 324 kilogramë kokainë/ SPAK lëshon 4
Nazif Ajroski

TIRANË- Policia e në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar katër persona si të dyshuar për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.4 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurit Nazif Ajroski, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, në mënyrën e transportimit, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a,paragrafi i 1-ë, 22 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të dhe 334 pika 1 të Kodit Penal. I pandehuri Nazif Ajroski është akuzuar për faktin e tentativës për të trafikuar nga Porti i Durrësit për në Itali të sasisë prej 324 kilogram e 400 gram lëndë narkotike të llojit kokainë, të paketuar në 300 (treqind) pako të mbështjella me natriban, lëndë narkotike e cila ishte vendosur në një hapësirës së përshtatur mbi serbatorin e një kamioni me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili drejtohej nga i pandehuri (kokainë e sekuestruar në datën 18.06.2021).

I pandehuri Ajroski u dërgua për gjykim dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka deklaruar fajtor për akuzat e mësipërme dhe e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burgim. Pas dërgimit për gjykim të të pandehurit Nazif Ajroski, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdoi hetimet në një proçedim penal të ndarë, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas një hetimi të përbashkët disamujor dhe kryerjes së shumë veprimeve hetimore, në datën 03.04.2023 autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut arrestuan katër shtetas si të dyshuar për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021. Falenderojmë Prokurorinë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 12 vite burg Nazif Ajrofskit, maqedonasin që u arrestua në vitin 2021 për sasinë 324 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit, shofer i kamionit. Ajrofski për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 8 vite burg. Sasia e kokainës u kap në port në 18 qershor, të fshehur në serbatorin e kamionit që drejtohej nga Ajrofski./Dosja.al

nazif ajroski 324 kilogramë kokainë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet