LIVE UPDATES
Aktualitet

Lajden Kadilli, “Lupeni” që shtyp me makinë policët e kërcënoi djalin e Spartak Brahos kërkon rigjykim, si po përdor vettingun, tërmetin dhe pandeminë

Mënyra se si gjyqtarët formuan trupën kur apeli i Durrësit kishte kaluan në krizë dhe vendimmarrja që u dha, konsiderohet absolutisht e pavlefshme në adresë të të pandehurit.

17 Dhjetor 2022, 19:49 Nga F.M
Lajden Kadilli, “Lupeni” që shtyp me makinë policët e
Lajden Kadilli

TIRANË- I njohur si ‘Lypeni’ shqiptar, Lajden Kadilli, i cili u arrestua pasi kanosi me armë zjarri djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste në Durrës, Spartak Braho, Kreshnikun, ka fituar të drejtën për tu rigjykuar pasi gjykata harroi t’i njoftojë avokatin që ai kishte zgjedhur. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se Kadilli ka përdorur si provë në Gjykatën e Lartë rrëmujën që shkaktoi vettingu në procesin ndaj tij, ku pas shkarkimit të gjyqtarëve, të rinjtë shmangën mbrojtjen.

"29-vjeçari tha në Gjykatën e Lartë se teksa po gjykohej në apelin e Durrësit, katër gjyqtarë u shkarkuan nga vettingu dhe të tjerë që ndërroheshin ishin nën stresin e këtij procesi aq sa në një nga seancat zëvendësuan avokaten personale duke caktuar një nga shteti,"- thotë Anila Hoxha.

Mënyra se si gjyqtarët formuan trupën kur apeli i Durrësit kishte kaluan në krizë dhe vendimmarrja që u dha, konsiderohet absolutisht e pavlefshme në adresë të të pandehurit.

I dënuari përdori si provë bindëse edhe një ngjarje tjetër si tërmeti i vitit 2019 që dëmtoi dhe gjykatën e Durrësit dhe që për këtë shkak, gjykimi i të riut u krye në një qytet tjetër. I burgosuri kapi mat gjykatën e Durrësit që akuzoi avokaten e tij se ishte bërë shkak për zvarritjen e gjykimit jo vetëm me mungesën e proces verbalëve, por edhe me një  provë tjetër, atë të pandemisë e cila vështirësoi shqyrtimin gjyqësor.

Kush është Lajden Kadilli? 

Lajden Kadilli është një personazh shumë i njohur i botës së krimit në Durrës. “Lypeni” ka marrë pjesë në 11 ngjarje kriminale, 'miqësinë’ me armën, i riu e nisi në moshën 11-vjeçare, kur për herë të parë ka qëlluar vëllain e tij.

Lajden Kadilli u arrestua më 29 shtator të vitit 2020, në Tiranë. Gjatë aksionit, Kadilli, ka “nuhatur” lëvizjet e shpeshta të agjentëve dhe menjëherë është shkëputur, duke u larguar me vrap. Në ikje e sipër, Lajden Kadilli, ka hedhur në rrugë një armë zjari pistoletë, por pa kaluar shumë minuta, ai është rrethuar dhe më pas arrestuar nga një patrullë e policisë “Shqiponja”.

Më pas, më 18 korrik të vitit 2013,  Lajden Kadilli u shpall në kërkim nga policia,  pasi  në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në Durrës, tentoi të vrasë me autoveturën me targa AA 272 CB, punonjësin e policisë Arben Luçi.  Pas ngjarjes së rëndë ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë  prokuroria dhe policia e këtij qyteti, nisën penal ndaj tij për akuzën e “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Për këtë ngjarje Kadilli ka dalë nga kërkimi në datën 20 gusht 2013. Nuk dihet ende sesi u pushua kjo çështje.

Gjashtë muaj më vonë Kadilli, më konkretisht në datën 8 janar 2014, shpallet sërish në kërkim. Kjo pasi prokuroria e Apelit Durrës dërgoi një urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për akuzën e “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”, “Kundërshtim te punonjësve të policisë së rendit publik”.Ky urdhër është anuluar dy muaj me vonë, pikërisht në datën 18 mars 2014, dhe Kadilli ka dalë nga kërkimi.

Ai u shpall sërish në kërkim, më datën 4 dhjetor të 2014,pasi në rrugën nacionale të lagjes nr.4, Durrës, goditi me makinën me targa “AA 165 KF”, mjetin motoçikletë të efektivit të policisë rrugore në detyrë Çlirim Çopa. Ky i fundit ngeli i plagosur. Për këtë ngjarje, është akuzuar për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” dhe është shpallur në kërkim në 4 dhjetor 2014 ndërsa në 21 maj 2015 kërkimi është anuluar për Kadillin.

Gjithashtu në 15 dhjetor 2014, prokuroria e Durrësit ka lëshuar fletë-arresti për Kadillin për akuzën e “Kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, për të cilën është vendosur masa e “arrestit në burg” por në 21 maj 2015 Kadilli sërish ka dalë nga kërkimi.

Sakaq, më 19 maj të 2015, Kadilli është pikasur nga forcat e policisë në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë. Ai  nuk i ka ndaluar thirrjeve të punonjësve të policisë, por ka tentuar t’i shtypë ata me automjetin e tij, duke i aksidentuar punonjësit e policisë. Për këtë ngjarje ai është akuzuar për “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë”, dhe është shpallur në kërkim në datën 20 maj 2015.

Po kështu më 19 qershor të viti 2016, në Golem të Kavajës pranë hotel “AS”, ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë Albi Çelçima dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndaj tij ka filluar dosje penale për akuzën e “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Kadilli është shpallur në kërkim në datën 19 qershor 2016 dhe ka dalë nga kërkimi policor pas tre viteve, pikërisht në datën 18 qershor 2019.  Për plagosjen e Albi Çelçimës në Golem të Kavajës Kadilli është dënuar në muajin qershor 2019 nga gjykata e Kavajës me 4 vjet burgim, duke ja konvertuar këtë dënim me 5 vjet qëndrim i lirë në periudhë kushti.

Sakaq, në muajin gusht të vitit 2019, ai është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka kanosur me armë djalin e deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës.Në momentin që ndodhi ngjarja, djali i deputetit, Kreshnik Braho ishte në shoqërinë e dy fëmijëve të mitur që ndodheshin në makinë me babain e tyre, por fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim.

Por një muaj më vonë, më 11 shtator të vitit 2019, Kadilli u bë sërish pjesë e një tjetër ngjarjeje kriminale. Ai u shpall në kërkim nga Gjykata e Tiranës, vendim i cili u dha nga gjyqtari, Altin Abdiu, pasi prokuroria e Tiranës e akuzon 26-veçarin për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të Gentian Rrahmanit dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”. 

lajden kadilli spartak braho

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet