18 Nëntor 2024, 08:46
Nga r.ll
pamje nga laboratori
TIRANË- Ditën e sotme do të dalin para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikonte drogë nga vendet e Amerikës Latine. Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiwlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano, janë arrestuar në flagrancë. Seanca pritet të nisë rreth orës 09:30.
Bëhet me dije se SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit dhe për këtë arsye i kanë mbajtur në vëzhgim për më shumë se dy muaj. Duke i mbajtur në vëzhgim, SPAK ka mundur po ashtu të përcaktojë se në rolin e financuesve dhe organizatorve të kësaj veprimtarie ishin shtetasit Klajd Birçe, Geis Fejsullai, Aldi Zonja dhe Artion Çaushllari.
Droga e cila futej në Shqipëri nëpërmjet lëkurës së gjedhit, ekstraktohej më pas nga kimistët nga Venezuela dhe Kolumbia në laboratorin në Qerekë të Fushë Krujës. Mësohet se pronar i ndërtesës ku ishte ngritur laboratori i drogës është Endi Sejdini, 25 vjeç. Endi Sejdini kishte një mobileri në zonë dhe nuk rezulton person me rekorde kriminale.
SPAK ka arritur të sekuestrojë 48 tonë lëkura gjedhi në të cilën është fshehur edhe lënda narkotike. Fillimisht grupi ka sjell ngarkesën e parë nga Amerika Latine në muajin shtator në Shqipëri. Ndërkohë që sipas përgjigjmeve ngarkesa e dytë nga vendet latine për në Tiranë ka qenë në muajin nëntor. Operacioni u zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit. Ndërkohë një punishte droge gjithashtu u zbulua në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.
laboratori i droges ne fushe kruje
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 08:35
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm n&eum...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 08:26
N.F
Protesta
FIER- Puntorët e ndërrmarjes së pastrim-gjelbërimit në bashkinë Fier kanë dalë në protestë ...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë rihapi në mesin e muajit nëntor aplikimet për pozicionin e anëtarit të...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalësua përsëri në tremujori...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 07:14
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi ve...
Aktualitet
17 Nëntor 2024, 22:55
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri nisën punimet në kuadër të një projekti që mbështetet nga Banka Bot&e...
Aktualitet
17 Nëntor 2024, 20:35
r.ll
Simone Del Vecchio dhe vëllai i tij Marco
ITALI- Kalvari i Simone Del Vecchio nisi i gjithi më 13 mars të këtij viti, ditën k...
Aktualitet
17 Nëntor 2024, 19:03
r.ll
pamje nga laboratori i droges
TIRANË- Ditën e nesërme do të dalin para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që...
Aktualitet
17 Nëntor 2024, 16:58
E. D
fotot ilustruese
SARANDË- Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi teksa po lëvizte me monopatinin elektrik ësht&eu...
Aktualitet
17 Nëntor 2024, 16:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda kanë prezantu...