LIVE UPDATES
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ndërtuesve për pezullimin e referencave

Në seancën e dytë që zgjati 30 minuta, Gjykata Kushtetuese pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve vendosi njëzëri rrëzimin e kërkesës për pezullim. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Holta Zaçaj deklaroi mbylljen e procesit gjyqësore, teksa pohoi se trupa e gjyqtarëve tërhiqet për vendimin përfundimtar. Shpallja e vendimit përfundimtar, pra nëse do të shfuqizohet apo jo vendimi me çmimet e reja të referencës, do të komunikohet sipas parashikimeve ligjore.

17 Tetor 2024, 15:22 Nga N.F
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ndërtuesve për
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për pezullimin e VKM-së për rritjen e çmimeve të referencës së apartamenteve në Tiranë. Në seancën e dytë që zgjati 30 minuta, Gjykata Kushtetuese pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve vendosi njëzëri rrëzimin e kërkesës për pezullim. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Holta Zaçaj deklaroi mbylljen e procesit gjyqësore, teksa pohoi se trupa e gjyqtarëve tërhiqet për vendimin përfundimtar. Shpallja e vendimit përfundimtar, pra nëse do të shfuqizohet apo jo vendimi me çmimet e reja të referencës, do të komunikohet sipas parashikimeve ligjore.

“Në lidhje me kërkesën për pezullim, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri rrëzimin e kërkesës për pezullim, pasi nuk u provuan pasojat e pariparueshme që sjell zbatimi i VKM nr.457 2023, në kuptim të nenit 45 të ligjit Organik të Gjykatës Kushtetuese. Deklarojmë mbylljen e procesit gjyqësor. Trupa e Gjykatës tërhiqet për të marrë vendim. Dita dhe ora e shpalljes së vendimit do t’u komunikohet sipas parashikimeve ligjore”, u shpreh Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.

Sipas parashikimeve ligjore afati për dhënien e vendimit mundëson deri në 30 ditë kohë referuar ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipëri” Nr.8577, datë 10.2.2000 (ndryshuar me ligjin nr.99/2016). Gjatë seancës nga palët u paraqitën konkluzionet përfundimtare.

Në konkluzionet e tij përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve pohoi se mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës rrit 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Sipas tij kjo do të rrisë çmimet e apartamenteve.

Për sa i përket llogaritjes së barrës fiskale, në morëm në analizë disa leje konkrete të anëtarëve të shoqatës, që kanë paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë 8% para hyrjes në fuqi të vendimit. Rezulton se taksa është llogaritur sipas çmimeve të reja të referencës, të përcaktuara në VKM që është objekt gjykimi në seancë.

VKM-ja e re, për aspektin e fuqisë prapavepruese, nuk mund të zbatohet për këto leje ndërtimi, shqyrtimi dhe miratimi i të cilave është bërë në momente të ndryshme kohore. Rritja e barrës fiskale shkon deri në 80%. Çmimi i ri i kontratave për apartamente që do të lidhen pas hyrjes në fuqi të VKM-së do të diktohet çmimi i ri. Për të njëjtin objekt disa njësi banimi do të shiten me çmim tjetër, disa me çmim më të lartë për shkak të zbatimit me fuqi prapavepruese të VKM-së.”.

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare vuri theksin se akti nënligjor nuk cenon parimet kushtetuese dhe kërkoi pezullimin e kërkesës. Sipas saj nga kërkuesit nuk u arrit të argumentohet në mënyrë të drejtpërdrejtë sesi cenohet nga pikëpamja Kushtetuese.

Gjithashtu nga përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave u theksua se është zbatuar kriteri i propocionalitetit, duke respektuar interesat e kërkuesit dhe të publikut.Seanca e parë për shqyrtimin e padisë së Shoqata e Ndërtuesve u mbajt në 13 Shtator 2024 në Gjykatën Kushtetuese.

Në padi ndërtuesit kanë kërkuar shfuqizimin e aneksit 1 të vendimit ku përcakton çmimet e ndryshuara të referencave të shitblerjes së apartamenteve dhe shkronjës “dh” të aneksit 2 të vendimit që përcakton veprime prapavepruese për “çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimore për ndërtimet e reja regjistruar sipas lejes së përdorimit në ASHK, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të indeksohet me koeficientin 0.2 (zero pikë dy) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqes së apartamentit të banimit sipas listës së përcaktuar aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi, për 5 vitet e para pas regjistrimit të lejes së përdorimit në ASHK.

“Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit nr. 457, datë 26.07.2023 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në vendimin nr. 132, datë 07.03.2018 të Këshillit të Ministrave “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar” (VKM nr. 457/2023) shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe në pjesën që ka emërtuar të përcaktoje në Aneksin 1, pika a.2) se çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllime banimi për Bashkinë Tiranë, do të zbatohen për lejet e ndërtimit të dhëna pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Në padi nga Shoqata e Ndërtuesve është kërkuar edhe pezullimi i zbatimit të shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe pikës a.2) të Aneksit 1, për lejet e ndërtimit të dhëna përpara hyrjes në fuqi të VKM-së nr. 457/2023 deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, citohet në objektin e padisë dërguar Gjykatës Kushtetuese./ Monitor

kushtetuesja kerkese pezullimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet