LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kush ka mashtruar duhet ekzekutuar"/ Si Suel Çela i premtoi hakmarrje Marsel Shegës kur "nuhati" tradhti në trafikun e kokainës. Bashkëpunoi dhe me Ergys Dashin

Ndërsa Suel Çela i premton Marsel Shegës hakmarrje nëse del që droga e tij është vjedhur. Hijet më të forta të dyshimit tashmë bien mbi personat që kishin për detyrë të nxirrnin drogën nga porti. Ndaj për këtë arsye duheshin kryer verifikime.

29 Prill 2025, 21:07 Nga r.ll
"Kush ka mashtruar duhet ekzekutuar"/ Si Suel Çela i premtoi
suel cela

TIRANË- Por ndërsa kishin në plan të qëronin hesapet me grupin rival të Çapjave, bisedat tashmë të zbërthyera në platformën Sky Ecc, na japin një panorama më të qartë të aktivitetit kriminal që Suel Çela dhe banda e tij kishin ndërtuar edhe në fushën e trafikimit të lëndëve të forta narkotike me drejtim nga Amerika e Jugut në Evropë, ku në skenë për herë të parë në këtë dosje del edhe emri i Marsel Shegës, i cili mban edhe gjeneralitetet Bujar Shega. Shega i cili është zotërues i disa kompanive si Viola Green dhe Wonder Green.

Kompani nëpërmjet të cilave ai kishte fituar dhe tendera për pastrimin e disa qyteteve, ndërsa rezulton një personazh me lidhje të forta në politikë. Por ndërsa në Shqipëri ai fshihej pas maskës së biznesmenit të suksesshëm, hetimi i SPAK zbuloi se ai ishte financues i trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Një nga episodet për të cilin ai dyshohet bën fjalë pikërisht për trafikimin e një sasie të madhe kokaine nga porti i Ekuadorit më datë 13 Dhjetor 2020.

Drogë, e cila kishte si destinacion final portin e Anversës në Belgjikë, por që u gjet e fshehur në bashin dhe kuvertën e anijes nëpërmjet së cilës do merrte rrugëtimin për në Evropë.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, droga e gjetur e paketuar në brendësi të kësaj anije, ishte e ndarë në 930 pako në formë tulle.

Me një peshë neto prej 925 kg, të cilat mbanin logot ‘Erking’, ‘74’ si edhe imazhin e një këpuce. Nga ku më tej, falë edhe testimit të kryer, doli se lënda e dyshuar e sekuestruar ishte e llojit kokainë.

Por nëse në këtë kohë nuk u gjet se kujt i përkiste kjo drogë, do të duheshin të kalonin pikërisht disa vite për të mësuar se kush ishin  në të vërtetë porositësit e kësaj sasie të konsiderueshme kokaine.

Si dhe njëkohësisht edhe humbësit e saj të mëdhenj. Kjo, pasi siç thamë, sasia e madhe e drogës që me të kaluar në Belgjikë, do të furnizonte tregun e kokainës në Evropë, nuk e kaloi dot kurrë portin e Guajakil në Ekuador.

Pasi u kap nga autoritetet vendase para se të merrte rrugëtimin oqeanik. Dhe shkak për këtë tradhti, do të bëhej pikërisht aplikacioni që organizatorët e këtij trafiku i kishin besuar verbërisht të gjithë aktivitetin e tyre kriminal.

Sky Ecc, aty ku nga kqyrja dhe analiza e komunikimeve të kryera, të dërguara tashmë si peshqesh për homologët shqiptarë nga autoritetet franceze të drejtësisë, del se grupi që tentoi të trafikojë fillimisht 920 kg kokainë nga Belgjika, ishte shqiptar.  Dhe një nga porositësit e kësaj sasie droge, figuronte të ishte edhe Suel Çela.  I cili mbante në këtë aplikacion pseudonimin ‘SS’ që duket të kenë qenë incialet e gjeneraliteteve të tij.

Si edhe Marsel Shega, me pseudonimin ‘Mercedesi’. Por edhe anëtarë të tjerë të bandës, ku gjithsecili prej tyre ishte i lidhur me kreun e organizatës nëpërmjet një pseudonimi që i identifikonte përgjatë bisedave. Këtu ku del se promotori kryesor i këtyre ngarkesave, ishte Marsel Shega, me gjeneralitetet e mëparshme Bujar Shega, që duket se kishte patur rolin e bashkëfinancuesit, dhe organizatorit të transportit.

Si edhe Marjus Lulaj, apo ndryshe Suel Çela, edhe ky në rolin e bashkëfinancuesit per blerjen e rreth 50 kilogram lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim trafikimin e saj nga Ekuadori në Belgjikë dhe shitjen e saj në tregun europian.

Më datë 13 Nëntor 2020 në orën 09:19, Marjus Lulaj (Suel Çela) komunikon me Hajdar Lalën , të cilit i dërgon dy fotografi, ku shquhen disa pako në formë drejtkëndshe, të presuara të mbështjella me material ngjitës me ngjyrë kafe të vendosura mbi njëra-tjetrën, dhe mbi to një material kartoni me mbishkrimin me ngjyrë të kuqe ‘MERCEDEZ, BISHA, 10-11-2020’.

Nga mënyra e paketimit dhe në kontekstin e bisedës dyshohet se në fotografi shfaqet një ngarkesë me lëndë narkotike, sasia e së cilës nuk mund të përcaktohet.

Por sërish ngarkesa është vonuar të ngjitet në anije. Dhe këtë Suel Çelës ia thotë vetë Marsel Shega. Gjë që rrit edhe më shumë shqetësimin të porositësit e sasisë së drogës.

Ndërkohë që dyshimet janë se një pjesë e drogës që i përkiste ‘Bujarit’ mund të jetë vjedhur rrugës, pasi konteineri kishte mbërritur bosh në port. Për këtë arsye duke pasur dyshimin se droga mund të ishte grabitur, Suel Çela u dërgon bashkëpunëtorëve të tij dy foto të drogës që i përket personit me emrin ‘Bujari’ dhe ‘Bisha’, që më gjasa pasi është vjedhur, mund të ketë dalë në treg. Dhe për këtë ai dërgon fotografitë me stampat në mënyrë që nëse do dilte në treg, droga të identifikohej nëpërmjet etiketave.

Dyshimet vazhdojnë edhe më tej. Ndërsa Suel Çela i premton Marsel Shegës hakmarrje nëse del që droga e tij është vjedhur. Hijet më të forta të dyshimit tashmë bien mbi personat që kishin për detyrë të nxirrnin drogën nga porti. Ndaj për këtë arsye duheshin kryer verifikime.

‘Nëse rezulton se grupi i daljes e ka vjedhur apo ka mashtruar atëherë ai duhet ekzekutuar, pasi dikush duhet të bëhet shembull’.

Nga konteksi i kësaj bisede dyshohet se Suel Çela merr konfirmimin nga bashkëbiseduesi i tij Marsel Shega se ngarkesa më lëndë narkotike të cilën e prisnin për t’u nisur sapo ka marrë rrugën dhe për një periudhë kohore prej 20 ditësh do të jetë në destinacion.

Nga bisesat që Suel Çela bën me bashkëpunëtorin e tij Gazmend Disha, i cili edhe ai ka një pjesë të kokainës në bord, lihet të kuptohet se ngarkesa e plotë është 1300 kliogram.

Dhe se Bujari i kishte konfirmuar që ngarkesa ishte nisur në mëngjes, dhe për të mbërritur deri në Belgjikë duheshin të paktën 27 ditë. Por ndërsa po i gëzoheshin faktit që festat do i gjenin të lumtur, një lajm i tmerrshëm mbërrin për porositësit e drogës.

Kokaina që ata prisnin dhe që ata mendonin se ishte nisur një ditë më parë ishte sekuestruar sërish në portin e nisjes. Gjë që vërtetohet edhe nga aktet e sekuestrimit të mbajtura nga autoritetet ligjzbatuese në Ekuador.

Lajmin për sekuestrimin e lëndës nartkotike ia pohon Suel Çelës dhe vetë Marsel Shega. Që duket shumë i pezmatuar, pasi ka humbur një tjetër ngarkesë brenda pak kohësh, në mënyrë të çuditshme në të njëjtin port në Ekuador.

Marsel Shega- …Mjesi vlla…Po e nis me lajm të keq…

Puna që hypi na paska rënë…

Sapo erdhi ai i hypjes më takoj…

Do më sqaroj më mirë për detaje…

Do kaloj andej nga ty pastaj…’

Por Suel Çela nuk bashkëpunoi vetëm me Marsel Shegën në trafikun e kokainës. Ai ndërkohë ishte futur në marrëdhënie edhe me Ergys Dashin, një tjetër narkotrafikant që më pas u ekzekutua në Ekuador.

Siç është edhe ky episod i dështuar i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ku më 5 Janar 2021, policia hollandeze sekuestroi në portin e Roterdamit 446 pako me kokainë të fshehura në dyshemenë e një konteineri. Konteiner që në dokumente ishte i ngarkuar me bananë dhe kishte mbërritur në këtë port nga Ekuadori. Operacionin gjatë të cilit në Holandë u arrestuan disa persona./ "Në Shënjestër", BalkanWeb

suel cela marsel shega

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës