Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare.
Pas shkarkimit nga detyra si pjesë e Gardës, Martin Nikolli u vu në pranga pas ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku u dhunuan anëtarë të familjes Kaçi. Gardisti Martin Nikolli, paraditen e të dielës u përfshi në një konflikt të dhunshëm. 50-vjeçarit iu komunikua masa e ndalimit për sherrin mes familjes së tij me familjen Kaçi në fshatin Hamallaj në Durrës. Ndaj Nikollit rëndojnë tre akuza, ajo e "kanosjes", "plagosjes së rëndë me dashje" dhe "prishjes së qetësisë publike". Pas ngjarjes së rëndë, që sa nuk përfundoi me viktima, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, efektivi i Gardës u përjashtua nga detyra. Martin Nikolli me funksion ndihmës oficer sigurie në grupet e shoqërimit, ishte i punësuar si shoferi zëvendësues i kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Kush është Martin Nikolli? Mësohet se ai ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i Gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.
Më pas, në nëntor të vitit 2007 është emëruar shoqërues / shofer për Presidentin e Republikës Bamir Topi, detyrë që e ka kryer deri në vitin 2012. Në periudhën 2012-2017 ka punuar si shofer në struktura shërbimi në Gardë.
Më tutje, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ka shërbyer si truprojë dhe shofer për zëvendës Kryeministrin.
Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare.
Konfliti mes dy familjeve
Familja Kaçi dhe Nikolli, banorë të lagjes Hidrovor në Hamallaj janë në konflikt me njëra-tjetrën prej kohësh për çështje prone. Situata mes tyre agravoi gjatë fundjavës, teksa ata u përplasën fizikisht. Gjithçka ndodhi teksa 80-vjeçari Pjetër Kaçi, po kalonte rrugën kur katër vëllezërit Nikolli i dolën para dhe nisën debatin mes tyre. Pas ofendimeve, Alfred, Petrit, Arben, dhe Martin Nikolli goditën të moshuarin me sende të forta. Më pas në konflikt u përfshinë dhe djemtë e të moshuarit Kaçi, tre vëllezërit Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi.
foto ilustruese BERAT- Lidhur me plagosjen e 27-vjeçarit Xhuljano Goga një ditë më parë në Berat, bëhet me dije se po...
Melisa Figuri Në Shqipëri jo të gjitha qytetet kanë shkolla muzike, dhe fëmijët e talentuar ndjekin klasa të veça...
foto ilustruese TIRANE- Të rinjtë, sidomos ata në moshë pune, e kanë të vështirë orientimin në tregun e brend...
foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe ditë “tipike” vere, m...
Foto ilustruese TIRANË- Alfred Nikolla, 46-vjeç është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për dhunën e shkaktuar...
Foto ilustruese KORÇË- Dy vatra zjarri janë izoluar në fushën e Maliqit, por "lufta" ndaj flakëve do të vazhdojë ...
Foto ilustruese VLORË- Një 73-vjeçar ka humbur jetë sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit. Nga t&...
Foto ilustruese BERAT- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje të reja janë mësuar pas plagosjes së të riut në Ber...
Foto ilustruese QAFË THANË- Radhë të gjata janë regjistruar sot në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës...
Foto ilustruese Jo vetëm Gjermania, por edhe Austria dhe Britania po “peshkojnë” punëtorët shqiptarë. Prej vitesh Gje...