Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo periudhë është karakterizuar nga një ofertë e lartë e Euros dhe shtim të subjekteve që shesin monedhën europiane për ta konvertuar atë në Lekë. Ndërkohë, kërkesa për Euro paraqitet sporadike dhe e përqendruar kryesisht në mbyllje të muajve kalendarikë.
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme dhe ka shënuar një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.73 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Euro është zhvlerësuar me 1.1% që nga fillimi i këtij viti dhe me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo periudhë është karakterizuar nga një ofertë e lartë e Euros dhe shtim të subjekteve që shesin monedhën europiane për ta konvertuar atë në Lekë. Ndërkohë, kërkesa për Euro paraqitet sporadike dhe e përqendruar kryesisht në mbyllje të muajve kalendarikë.
Me hyrjen e tremujorit të dytë, agjentët mendojnë se është e pritshme një rritje e mëtejshme e ofertës valutore, e shkaktuar kryesisht nga shtimi i turizmit. Të dhënat e deritanishme për hyrjet e shtetasve të huaj tregojnë një ecuri në stanjacion për periudhën janar-shkurt, por, pavarësisht kësaj, edhe në tremujorin e parë presionet zhvlerësuese kanë vijuar.
Sipas burimeve nga tregu, Banka e Shqipërisë ka vazhduar ndërhyrjet në tregun valutor, që e kanë ngadalësuar rënien e kursi të Euros, por pa e ndalur dot plotësisht.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.
Kjo jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.
Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.
Rreziqet inflacioniste, për momentin, nuk po japin ndonjë efekt në kursin e këmbimit. Ndërkohë, duket se politika fiskale e qeverisë vazhdon të ushtrojë një ndikim shtesë në favor të forcimit të Lekut. Për dy muajt e parë të vitit, suficiti buxhetor arriti një vlerë rekord prej 130 miliardë lekësh, në rritje me 11.5% krahasuar me një vit më parë./MONITOR
TIRANË- Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmimet e larta më shpejt se çdo vend i Rajonit...
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorolo...
banorja TIRANË- Një zjarr masiv përfshiu mbasditen e sotme një pallat 12 katësh në kompleksin "Arlis" në Tiranë. L...
banoret TIRANË- Qindra persona kanë parë pamjet dramatike të zjarrit në kompleksin "arlis", ku u dogj pothuajse i gjithë pall...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Inxhinieri Romeo Nazarko ka reaguar pas situatës dramatike në komplesin "Arlis" ku një zjarr masiv shkru...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Zjarri i cili përfshiu kompleksin "Arlis" pranë QSUT-së në Tiranë, është v&...
Skënder Brataj TIRANË- Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj ka folur lidhur me situatën e zjarrit, ku një pallat në komp...
Shkëlqim Hajdari TIRANË- Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për strehimin...
Shkëlqim Goxhaj TIRANË- Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka deklaruar se flakët në zjarrin ...
Komplesi "Arlis" TIRANË- Komplesi "Arlis" pranë QSUT në Tiranë u përfshi mbasditen e sotme nga flakët, duke u shkrumbuar po...