LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kultura e munguar e përgjegjësisë në Kosovë", REL: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

Javën e kaluar, komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, dha dorëheqje nga pozita, vetëm pak ditë pas vdekjes së një 27-vjeçari, gjatë arrestimit nga policia.

14 Korrik 2025, 17:07 Nga M.B
"Kultura e munguar e përgjegjësisë në
Foto ilustruese

KOSOVA- Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet i rrallë dhe shfaqet kryesisht pas presionit publik. Tahir Latifi, profesor i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se përgjegjësia morale shkon përtej lidhjes direkte me një dëm apo mossukses institucional. Ajo është pjesë e vetë rolit udhëheqës, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, dha dorëheqje nga pozita, vetëm pak ditë pas vdekjes së një 27-vjeçari, gjatë arrestimit nga policia. Ai e bëri kërkesën për lirim nga detyra dhe ajo iu miratua, pasi pesë policë u paraburgosën nën dyshimet për “vrasjen nga pakujdesia” të të riut. Latifi, njohës i strukturës dhe organizimit shoqëror, thotë se dorëheqja e tillë e një drejtuesi institucional dërgon te publiku një mesazh gatishmërie për të marrë përgjegjësi - qoftë morale dhe pa përgjegjësi ligjore - dhe për të mos ndikuar në proceset hetimore ose ligjore që janë në zhvillim.

“Dorëheqja morale fillon ta rrisë besimin te qytetarët, duke treguar se njerëzit në institucione kanë nisur të ndjejnë njëfarë përgjegjësie. Pra, publikut i thotë se ‘ne po e pranojmë se është bërë një dëm - edhe nëse nuk kemi përgjegjësi direkte’”, shpjegon Latifi.

Ai thekson se veprimi i tillë ndihmon edhe në uljen e tensioneve në situata që kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit institucionalë, por nënvizon se kjo praktikë në Kosovë është e rrallë. Një shembull i fundit i dorëheqjes morale është edhe rasti i asamblistit të Komunës së Prizrenit, Shukri Quni, më 2 qershor. Akti i tij pasoi një aksident automobilistik fatal në Nashec - fshat i kësaj komune - ku humbi jetën një 17-vjeçar. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Quni tregon se e kishte ngritur më herët në Kuvendin Komunal çështjen e mungesës së sinjalistikës rrugore në atë zonë dhe, pas tragjedisë, thotë se ndjeu obligim moral të largohej nga pozita.

“Kur ti flet dhe fjala jote nuk zë vend, nuk merret parasysh, pse rri kot atëherë? E kam ndjerë obligim moral të jap dorëheqje, aty për aty, madje pa filluar mirë seanca. Nuk kam lejuar të diskutohet rendi i ditës - menjëherë kam dhënë dorëheqje dhe kam dalë jashtë”, thotë Quni.

Për të, ky veprim ishte përgjegjësi ndaj qytetarëve, sidomos atyre që e kishin votuar. Në vitin 2022, dorëheqje morale dha edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pas rastit të përdhunimit të një 11-vjeçarjeje në Prishtinë nga pesë persona të dyshuar. Po për këtë rast, nga pozita u vetëtërhoq edhe udhëheqësi i Drejtorisë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Ali Gashi.

Në vitin 2016, Xhelal Sveçla, asokohe drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, dha gjithashtu dorëheqje, pas vdekjes së dy fëmijëve në një pus të thellë të mbushur me ujë në lagjen Kolovicë. Vdekja e dy fëmijëve ishte aksidentale, sipas Policisë së Kosovës, por Sveçla tha: “Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po”.

Sveçla - aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Brendshme - u pyet nga gazetarët nëse do të japë dorëheqje pas rastit në Lipjan, por nuk u përgjigj. Mbi 18 vjet më parë, në shkurt të 2007-ës, dorëheqje dha edhe ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi, pas vrasjes së dy personave në një protestë në Prishtinë. Mon Balaj dhe Arben Xheladini humbën jetën pasi policia e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë qëlloi me plumba gome në drejtim të protestuesve.

Rexhepi tha atëkohë se ndjen përgjegjësi morale ndaj qytetarëve dhe familjarëve të viktimave, pavarësisht se forcat nuk ishin nën komandën e tij direkte. Burbuqe Kastrati nga Lëvizja FOL - që promovon transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike - thotë se, në vitet e pasluftës në Kosovë, dorëheqjet morale kanë qenë të rralla dhe jo pjesë e kulturës institucionale. Ajo thotë se aktet e tilla nuk nënkuptojnë pranim të fajësisë ligjore për një ngjarje apo dëm publik.

“Dorëheqjet morale duhet të interpretohen si akt i përgjegjësisë. Kultura institucionale nuk nënkupton që institucionet të reagojnë vetëm kur janë nën presion, por të jenë llogaridhënëse para qytetarëve në çdo kohë”, thotë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Praktikat, sipas saj, tregojnë se bartësit institucionalë zakonisht e shmangin përgjegjësinë kur përballen me dështime apo dëme të shkaktuara nga mosveprimi i institucionit. Në nivelet politike, ajo thotë se dorëheqja morale perceptohet shpesh si “shenjë dobësie”.

“Çka vërejmë te qytetarët në Kosovë, është se kjo mungesë e përgjegjësisë institucionale është një nga faktorët kyçë të mosbesimit të qytetarëve në institucionet shtetërore në këso rastesh”, thotë Kastrati.

Një anketë e publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, korrikun e vitit 2024, nxori në pah se “mesatarisht 50.1% e të anketuarve kanë qenë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore kryesore të Kosovës”. Në vitin 2022, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë publikoi po ashtu një raport, sipas të cilit, “besimi i qytetarëve në institucionet e gjykatave dhe prokurorisë në Kosovë është në rënie të vazhdueshme”.

Sipas atij raporti, besim të plotë në prokurori kanë pasur 13% e të anketuarve, ndërsa në gjykata 14%. Besim më i theksuar në mesin e të anketuarve ka qenë në Policinë e Kosovës - me 46%. Latifi mendon se mungesa e besimit më të madh të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës lidhet më shumë me mentalitetin shoqëror, i cili e ka origjinën në të kaluarën.

“Prej Perandorisë Osmane, 90 vjet Serbia, deri në fund të viteve ‘90 kur përfundoi lufta, pastaj administrimi ndërkombëtar... në shtetin e Kosovës nuk është arritur besimi i mjaftueshëm i qytetarit në institucion. Nuk është se ka humbur, por s’ka qenë asnjëherë”, thotë Latifi.

Ai shton se ndërtimi i një mentaliteti që e njeh përgjegjësinë institucionale si vlerë demokratike dhe kulturore, kërkon edukim të brezave të rinj, që nga arsimi fillor e tutje. E, mendim të ngjashëm ndan edhe Kastrati. Përveçse në shkolla, ajo thotë se edukimi për përgjegjësinë institucionale duhet të bëhet edhe përmes medias dhe shoqërisë civile, duke rritur vetëdijen qytetare për të kërkuar llogaridhënie vazhdimisht dhe jo vetëm pas ngjarjeve tragjike. Sipas saj, transparenca e institucioneve është çelësi për ndërtimin e afërsisë dhe besimit me qytetarët.

“Ne, si qytetarë, duhet të jemi të edukuar se këto janë institucione, të cilat duhet të na japin llogari dhe duhet të na shërbejnë për sigurinë dhe mirëqenien tonë të përbashkët”, thotë Kastrati. Raporte të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, si Transparency International, tregojnë se në Evropë, vendet skandinave prijnë në indeksin e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet