LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Droga në Krujë, SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim 13 persona: Kishin mbështetjen e policisë

Mësohet se SPAK ka dërguar dosjen e 13 personave, të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal për kultivim i lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje si dhe shpërdorim detyre.  

7 Gusht 2023, 12:52 Nga I.A
EMRAT/ Droga në Krujë, SPAK përfundon hetimet, dërgon
SPAK

TIRANË- Prokuroria Speciale kundër Korrpsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për 13 personat e përfshirë në trafikun e drogës në Krujë. Mësohet se SPAK ka dërguar dosjen e 13 personave, të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal për kultivim i lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje si dhe shpërdorim detyre.  

Gjykimi pritet të nisë për Bujar Sefa (Xaka), Skënder Velja, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Vaid Taka, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Asim Pulaci, Saba Shehi, Armand Dervishi, Agron Asllanaj, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci dhe Haxhi Murati. Këta persona ndihmoheshin dhe kishin mbështetje e policisë për aktivitetet e tyre kriminale. 

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal me Nr.203 të vitit 2020, në ngarkim të 13 personave, e më konkretisht të pandehurve:

Bujar Sefa (Xaka), Skënder Velja, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Vaid Taka, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Asim Pulaci, Saba Shehi, Armand Dervishi, Agron Asllanaj, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci dhe Haxhi Murati, të akuzuar respektivisht për kryerjen e elementëve të veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje e municionit të armëve të gjuetisë” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, si dhe ”Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se kultivimi i disa parcelave me bimë narkotike kryhej nga 2(dy) grupe kriminale të organizuar në disa zona të Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën. Grupet kriminale që kanë vepruar në këtë zonë, jo vetëm që njihen mes tyre por kanë dijeni dhe për aktivitetin e njëri-tjetrit, kanë patur mbështetjen e strukturave të policisë vendore si dhe ato të administratës lokale, kryesisht punonjësve të policisë dhe kryepleqve të përfshirë dhe ato në aktivitetin e kultivimit. Kultivimi kryhej kryesisht në sipërfaqe tokash me pyll në pronësi shtet, të cilat shfrytëzohen për kullotë nga banorët e zonës. Nga aktet e administruara dhe analizuara për interesa të këtij procedimi penal, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre grupeve kriminale me qëllim kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike kanë punësuar disa punëtorë, kanë ngritur sisteme vaditje, moment pas së cilit lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg.

Me aktin e datës 27.07.2023, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.203 të vitit 2020, dhe numërtimin e tyre me nr.203/1 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e personave të tjerë, bashkëpunëtorëve të të pandehurve të cilët ka rezultuar se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë

spak bujar sefa skënder velja vaid taka xhemal zogu shkëlqim ismaili

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë