Veliaj në burg/ Rama për zgjedhjet e 11 Majit: Do e bëjmë gjithçka mavi! Tirana do t’i japë Shqipëris...
Aktualitet
Kultivoi 1000 bimë kanabis/ Pranga shqiptarit në Spanjë, përdorte ujin nga rezervuari i zjarrfikësve për t’i ujitur
Operacioni 'Abulaga' nisi pas komunikimit të agjentëve mjedisorë, të cilët paralajmëruan një ulje të ndjeshme të ujit në një nga pellgjet e përdorura nga zjarrëfikësit për shuarjen e zjarreve në pyje në zonë.
31 Tetor 2023, 18:34Nga f.i
pamje nga vendngjarja
SPANJË- Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet si autor i ngritjes së një plantacioni me rreth 1000 rrënjë kanabisi, raportojnë mediat e huaja.
Operacioni 'Abulaga' nisi pas komunikimit të agjentëve mjedisorë, të cilët paralajmëruan një ulje të ndjeshme të ujit në një nga pellgjet e përdorura nga zjarrëfikësit për shuarjen e zjarreve në pyje në zonë. Pas hetimeve, u konstatua se uji në pellgjet të cilat përdoreshin si rezervuarë për zjarrfikset, thithej me pompë dhe dërgohej drejtë plantacionit të mbjellur me kanabis.
Gjithashtu i riu shqiptar kishte ndërtuar pika vëzhgimi dhe kurthe në zonën përreth për të parandaluar këdo që të hynte në plantacionin e drogës. Në plantacion janë sekuestruar 1000 bimë marihuanë dhe tre kilogramë sytha të kësaj droge të përgatitur për ambalazhim.