LIVE UPDATES
Aktualitet

Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare

Në qershor të vitit 2024, autoritetet shqiptare dhe italiane zbuluan një skemë mashtrimi që operonte nëpërmjet call center-ave në Tiranë dhe Itali. Kjo skemë synonte kryesisht shtetas italianë, duke i mashtruar ata për të nënshkruar kontrata të reja për furnizimin me energji elektrike dhe gaz.

24 Maj 2025, 07:35 Nga M.B
Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare
Foto ilustruese

TIRANA- Ju nuk do të binit kurrë pre e një mashtrimi online, apo jo? Gabim, pohojnë ekspertët e sigurisë kibernetike. Mashtruesit përdorin taktika të provuara ndër vite, të cilat mund të funksionojnë te çdokush, pavarësisht moshës apo inteligjencës. Kriminelët kibernetikë shfrytëzojnë manipulimin psikologjik për t’ju mashtruar dhe për t’ju marrë paratë dhe strategjitë e tyre po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara…

Në qershor të vitit 2024, autoritetet shqiptare dhe italiane zbuluan një skemë mashtrimi që operonte nëpërmjet call center-ave në Tiranë dhe Itali. Kjo skemë synonte kryesisht shtetas italianë, duke i mashtruar ata për të nënshkruar kontrata të reja për furnizimin me energji elektrike dhe gaz.

Mashtruesit përdornin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për të imituar zërat e viktimave, duke regjistruar përgjigje pozitive “po” dhe më pas duke i përdorur këto regjistrime për të falsifikuar pranimin e kontratave të reja.

Në vetëm tre muaj, mbi 1,000 italianë u mashtruan duke shkaktuar një dëm financiar prej rreth 9 milionë eurosh. SPAK kreu kontrolle në tre call center-a në Tiranë, të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ky është vetëm një nga rastet e shumta të ndodhura vitet e fundit në vendin tonë.

Mashtrimet online po kthehen në një fenomen shqetësues në Shqipëri, duke ndikuar si qytetarët e thjeshtë, ashtu edhe bizneset. Në një kohë kur dixhitalizimi është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, rreziqet në hapësirën kibernetike po shtohen me shpejtësi.

Përdorimi i internetit për blerje, komunikim dhe investime ka sjellë përfitime të mëdha, por njëkohësisht ka hapur dyer për mashtrues, të cilët shfrytëzojnë mungesën e informacionit dhe sigurisë për të manipuluar viktimat e tyre.

Rritja e përdorimit të rrjeteve sociale, transaksioneve online dhe platformave dixhitale ka krijuar një terren të volitshëm për skema të ndryshme mashtruese, duke përfshirë skemat e investimeve të rreme, vjedhjen e të dhënave personale dhe sulmet kibernetike që synojnë individët dhe bizneset.

Mashtrimet dixhitale nuk janë më një problem sporadik, por një fenomen në rritje që po prek një numër gjithnjë e më të madh njerëzish.

Sipas raportimeve të Policisë së Shtetit dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i rasteve të mashtrimeve dixhitale ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Kjo tregon se, pavarësisht përpjekjeve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe masave mbrojtëse, sfidat për sigurinë kibernetike mbeten të mëdha.

Ky trend ka sjellë humbje financiare të konsiderueshme, përveç pasojave psikologjike dhe ligjore për viktimat. Mashtrimet variojnë nga skemat klasike të “phishing” deri te sulmet më komplekse si “ransomware” dhe skemat e investimeve fiktive.

Format më të zakonshme të mashtrimeve online

Të pyetur nga “Monitor”, Policia e Shtetit nuk dha detaje mbi rastet e ndodhura vitet e fundit në Shqipëri, veçse ofroi shifrat më të fundit të totalit të mashtrimeve online. Për periudhën janar-shtator 2024, ishin në total 146 raste.

“Gjatë periudhës janar-shtator 2024, janë evidentuar 146 raste të veprave penale në fushën e mashtrimeve kompjuterike. Të dëmtuarit prej tyre rezultojnë të grupmoshës 35-70 vjeç. Nga hetimet ka rezultuar se autorët e këtyre rasteve kanë vepruar kryesisht nga vende jashtë Shqipërisë”, – bën të ditur Policia e Shtetit.

Sipas të dhënave të marra në terren, format e mashtrimeve, mund të jenë:

-Mashtrimet me “phishing” dhe vjedhja e të dhënave

Mashtruesit dërgojnë email-e ose mesazhe në emër të institucioneve financiare, kompanive të njohura apo madje edhe organeve shtetërore. Qytetarët orientohen të klikojnë në linke të rreme, ku iu kërkohet të fusin të dhënat personale dhe bankare, të cilat më pas përdoren për qëllime mashtruese.

Platforma të rreme reklamojnë produkte cilësore me çmime të ulëta, por pasi klientët kryejnë pagesat, produktet nuk dërgohen kurrë. Rrjetet sociale janë bërë një nga mjetet kryesore që mashtruesit përdorin për këto skema.

-Investimet fiktive dhe skemat “Ponzi”

Reklama që premtojnë fitime të larta në kriptovaluta, bursë apo startup-e të dyshimta janë në rritje. Shumë qytetarë bien pre e premtimeve për kthime të larta financiare dhe humbasin shuma të konsiderueshme.

-Mashtrimet me shërbime financiare dhe kredi

Disa individë dhe faqe interneti ofrojnë kredi të shpejta me interesa minimale, por pasi qytetarët paguajnë “tarifat administrative”, mashtruesit zhduken.

-Sulmet me “malware” dhe “ransomware”

Bizneset dhe institucionet janë shpesh në shënjestër të sulmeve me viruse që enkriptojnë të dhënat e tyre. Pasi sistemi bllokohet, mashtruesit kërkojnë pagesa në kriptovaluta për të rikthyer aksesin.

Si mund të mbrohen qytetarët dhe bizneset?

-Verifikoni faqet online para se të kryeni pagesa. Përdorni vetëm dyqane dhe platforma të besuara.

-Mos ndani të dhëna personale dhe bankare. Bankat nuk kërkojnë kurrë informacion konfidencial përmes email-it apo mesazheve.

-Përdorni fjalëkalime të forta dhe aktivizoni verifikimin me dy faktorë.

-Ruani vëmendjen ndaj skemave që premtojnë fitime të larta.

-Raportoni rastet e dyshimta tek institucionet kompetente.

Nevoja për masa më të forta

Duke parë rritjen alarmante të mashtrimeve online, është e nevojshme që institucionet të forcojnë rregulloret dhe bashkëpunimin me sektorin privat për të rritur sigurinë kibernetike. Njëkohësisht, qytetarët dhe bizneset duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të informuar mbi rreziqet dixhitale. Vetëdija dhe edukimi për sigurinë online janë kyçe për të shmangur humbjet dhe manipulimet e mundshme.

Mashtrimet dixhitale nuk janë vetëm një problem teknologjik, por edhe një sfidë që kërkon përballje të gjerë sociale dhe institucionale. Vetëm me masa të koordinuara dhe një strategji afatgjatë mund të minimizohen rreziqet dhe të sigurohet një mjedis më i sigurt dixhital për të gjithë qytetarët dhe bizneset shqiptare. A janë mashtrimet me kriptovaluta më të vështira për t’u gjurmuar dhe për t’u ndëshkuar krahasuar me mashtrimet tradicionale financiare?

Denisa Kele, eksperte kriptovalutave, thotë se shumë kriptovaluta, si Bitcoin, funksionojnë në një blockchain publik, ku të gjitha transaksionet regjistrohen në mënyrë të palëvizshme. Megjithatë, identitetet e përdoruesve mbeten zakonisht të lidhura me adresa kriptografike, jo me identitetin e tyre të vërtetë. Sipas saj, kjo metodë me “pseudonime” e bën më të vështirë lidhjen e transaksioneve me individët specifikë, edhe pse përdorimi i teknologjive për analizë të blockchain mund të ndihmojë në gjurmimin e disa aktiviteteve të paligjshme.

“Në mjediset tradicionale financiare, bankat dhe institucionet e tjera të rregulluara veprojnë brenda një kornize ligjore të fortë që mundëson ndjekjen dhe ndëshkimin e mashtrimeve. Në kontrast, kriptovalutat operojnë në një rrjet decentralizuar, ku nuk ka një autoritet qendror që mbikëqyr të gjitha transaksionet. Kjo e bën ndëshkimin më të vështirë, pasi nuk ekziston një autoritet qendror që të marrë përgjegjësi për gabimet apo abuzimet”, – thotë znj. Kele.

Sipas saj, në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, po hasen disa skema mashtruese specifike në fushën e kriptovalutave: si skemat “Ponzi”, platforma dhe faqe të rreme tregtimi të cilat duket se ofrojnë mundësi të tregtimit me kriptovaluta, por që në realitet janë krijuar për të vjedhur fondet e përdoruesve; si dhe ofertat Fillestare të Monedhave (ICO) të rreme, ku mashtruesit promovojnë projekte “inovative” që premtojnë kthime të mëdha investimi, por pas mbledhjes së fondeve, ata zhduken me paratë e investuara.

Sipas ekspertes, për të mbrojtur veten, investitorët duhet të kenë parasysh disa masa praktike: si edukimi mbi tregun e kriptomonedhave, verifikimi i platformave, si dhe konsultimi me profesionistë.

“Përpara se të investoni, kontrolloni nëse platforma është e regjistruar dhe e rregulluar nga autoritetet kompetente. Kërkoni komente dhe vlerësime nga përdorues të tjerë dhe ekspertë të industrisë. Gjithashtu, konsultohuni me ekspertë financiarë dhe ligjorë para se të ndërmerrni investime të konsiderueshme. Kjo ju ndihmon të merrni këshilla të personalizuara dhe të informuara”, – thotë znj. Kele, duke shtuar se, mungesa e një kuadri të qartë ligjor për kriptovalutat është një nga arsyet kryesore pse mashtrimet po rriten.

Ekspertja shpjegon për “Monitor” një “hile” se si të kuptohen skemat mashtruese me kriptomonedhat. “Nëse një ofertë duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, është një shenjë paralajmëruese. Kthimet e larta dhe të shpejta shpesh janë shenja të mashtrimeve, ndaj duhet bërë kujdes i vazhdueshëm”, – përfundon znj. Kele./ Monitor

mashtrimet online

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet