LIVE UPDATES
Aktualitet

Kryetari i Federatës Vatra: Qeveria e re e Kosovës të jetë ‘shumë më e kujdesshme’ në marrëdhëniet me Uashingtonin

Ai nënvizoi edhe nevojën për bashkërendim të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare me komunitetin shqiptaro-amerikan për lobim në emër të tyre në Uashington.

22 Shkurt 2025, 19:26 Nga r.ll
Kryetari i Federatës Vatra: Qeveria e re e Kosovës të jetë
elmi berisha

SHBA- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha thotë se qeveria e re e pritshme në Prishtinë, që do të dalë pas zgjedhjeve të fundit, duhet të tregojë kujdes në marrëdhëniet me administratën e re amerikane të Presidentit Donald Trump. Në një intervistë për Zërin e Amerikës me kolegen Garentina Kraja, zoti Berisha theksoi se nuk pret ndryshim të qasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, por u bëri thirrje zyrtarëve të të dyja vendeve të angazhohen për të përmbushur detyrimet e tyre. Për Kosovën kjo do të thotë krijimi sa më i shpejtë i një qeverie të re të qëndrueshme dhe të gatshme të përballet me sfidat përpara saj. Ai nënvizoi edhe nevojën për bashkërendim të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare me komunitetin shqiptaro-amerikan për lobim në emër të tyre në Uashington.

Zëri i Amërikës: Zoti Berisha, këto ditë po qëndroni në Uashington për takime ndërkohë që në Kosovë kishim një proces zgjedhor për një kuvend dhe qeveri të re. Cili është vlerësimi juaj për këto zhvillime?

Elmi Berisha: Kemi ardhur këtu që të bëjmë disa takime si “Vatër” në Departamentin e Shtetit, në Kongres, që të takohemi me ca miq të vjetër dhe të rinj që kemi tani, që do të udhëheqin me administratën e re të Presidentit Trump. Patëm një takim shumë të mirë në Departamentin e Shtetit ku u bisedua rreth zgjedhjeve të fundit në Kosovë, që ishin të vlerësuara shumë lart edhe nga Departamenti i Shtetit, por edhe nga ne Vatra dhe shqiptaro-amerikanët. (Zgjedhjet kishin) një mbarëvajtje të suksesshme, të mirë dhe shumë demokratike. Ishte një bisedë shumë e veçantë dhe e gëzimit. Ramë dakord për vazhdimësinë e proceseve tona, të partneritetit të ‘Vatrës’ dhe shqiptaro-amerikanëve me Departamentin e Shtetit. Ju e dini që edhe në të kaluarën ne kemi bashkëpunuar me Departamentin e Shtetit dhe gjithmonë kemi qenë në të njëjtën linjë politike, zhvillimore dhe diplomatike. Do të vazhdojmë t’i forcojmë lidhjet tona dhe bashkëpunimin tonë me Departamentin e Shtetit për të mirën e Kosovës, për të mirën e popullit shqiptar, por në veçanti proceset e fundit në Kosovë, që sa më parë të fillojë formimi i qeverisë dhe të vazhdojmë në procese të mëdha, të cilat po e presin Kosovën me bisedime me Serbinë dhe përfundimin e tyre dhe fillimi i një epoke të re të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës.

Zëri i Amerikës: Duke marrë parasysh përvojën tuaj me administrata të ndryshme në Uashington, cilat janë pritshmëritë për këtë administratë të Presidentit Trump dhe cilat janë përparësitë e kësaj administrate ndaj rajonit dhe Kosovës në veçanti?

Elmi Berisha: Kjo administratë është pak më e veçantë. Ka patur edhe një administratë më të hershme të Presidentit Trump, por mendoj se kjo do të jetë më konçize, më e fuqishme, shumë më e organizuar, më e detajuar, por që do t’i ketë qëndrimet e veta më të rrepta ndaj vendeve ku mund të ketë konflikte dhe ka gjëra të cilat duhet të bisedohen dhe përfundohen në bisedime paqësore. Këtu vjen edhe Kosova dhe qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit të Kosovës duhet të jenë shumë të ndërgjegjshëm. Sigurisht edhe ne si Vatër dhe shqiptaro-amerikanët duhet ta bëjmë një kujdes të veçantë, një përkushtim të veçantë rreth këtij katër vjeçari që është jetik për shqiptarët e Kosovës, për shtetin e ri të Kosovës – përfundimin e bisedimeve me Serbinë. Ne u pajtuam edhe në Departamentin e Shtetit që duhet të ketë njohje reciproke mes Beogradit zyrtar dhe Prishtinës zyrtare.

Zëri i Amerikës: Qeveria e Kosovës është kritikuar vitet e fundit nga administrata e kaluar e Presidentit Biden, por edhe nga zyrtarët e administratës aktuale, tani të re, të Presidentit Trump. Si i vlerësoni aktualisht marrëdhënie ndërmjet Uashingtonit dhe Kosovës?

Elmi Berisha: U pajtuam edhe sot gjatë bisedimeve me miqtë tanë në Departamentin e Shtetit, që qeveria e re e cila do të formohet në Kosovë dhe të formohet sa më parë nga partia që fitoi shumicën apo edhe në partneritet me ndonjë parti tjetër politike në Kosovë. Por është e domosdoshme që kjo qeveri të jetë e fuqishme dhe të mos ketë pengesa gjatë zhvillimit dhe punës së saj katërvjeçare. Uroj që të jetë katërvjeçare për të mirën e qytetarëve, jo të partive politike, por të shtetit të Kosovës. Duhet të mendohet, të punohet shpirtërisht dhe për të ardhmen e kombit, që të krijohet një qeveri sa më stabile, me partnerë seriozë, të ecim përpara dhe t’i shtyjmë proceset e kombit dhe zhvillimit të Kosovës.

Përsa i përket raportit Amerikë-Kosovë, tani do të jem shumë i vetëdijshëm. Kemi të bëjmë me një president i cili e mban fjalën, i mban premtimet, por që edhe nuk bën tolerime të panevojshme. Raporti me Kosovën duhet të ndryshojë dyqind për qind, jo 100 për qind. Uroj dhe dëshiroj që qeveria e re të jetë shumë më e kujdesshme në raport me marrëdhëniet dhe lidhjet diplomatike e politike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, por edhe me Perëndimin. Uroj dhe besoj dhe ne premtuam gjatë bisedimeve sot në Departamentin e Shtetit me miqtë tanë, me partnerët tanë, që do të ndihmojmë në proces të zhvillimit të marrëdhënieve në nivelin më të lartë mes shtetit të Kosovës dhe Uashingtonit zyrtar.

Zëri i Amerikës: Duket që porosia juaj e ka një dozë paralajmërimi për një urgjencë. A mund të më tregoni ku po e bazoni këtë paralajmërim? Çfarë u shtyn ta bëni këtë paralajmërim, këtë qëndrim tuaj?

Elmi Berisha: Sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan kanë investuar që 113 vjet tek shqiptarët, si në formimin e shtetit të parë shqiptar dhe ndalimin e copëtimit të tij deri tek shteti i fundit, shteti i Kosovës e këtu protagonistë jemi edhe ne, kjo pjesë e udhëheqjes së ‘Vatrës’ sot. Do të thotë jemi pjesë e këtij procesi dhe i dimë periudhat e zhvillimit si kanë shkuar dhe sa vështirë ka qenë që të bashkërendohemi dhe të bëhemi partner me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç thoshte Presidenti Rugova të krijojmë marrëdhënie vëllazërore, të përjetshme. Këto duhet të mbahen. Ky është investim 113 vjeçar, që populli amerikan e ka bërë për popullin shqiptar, tani në veçanti për Kosovën. Asnjëherë nuk duhet të lejohet që të cenohet.

Zëri i Amerikës: A mendoni që është cenuar ky raport?

Elmi Berisha: Nuk mendoj.

Zëri i Amerikës: Vitet e fundit, lobi shqiptaro-amerikan nuk ka qenë shumë aktiv. A do të ketë më shumë angazhim të lobit shqiptaro-amerikan duke i patur paraysh këto ndryshime që i paralajmëruat?

Elmi Berisha: Është një e vërtetë e madhe që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, lobimi i organizuar – sepse lobimi shqiptar nuk është ndalur asnjëherë në Uashington, është bërë në mënyrë individuale dhe grupore, por nuk është ndalur asnjëherë dhe as që do të ndalet ndonjëherë. Por në mënyrë të organizuar, siç ka qenë në vitet 1990, nuk ka qenë. Realisht nuk e kemi marrë përkrahjen e qeverive në vazhdimësi, sepse edhe nuk ka qenë pjekuria e tillë. Nuk dua që t’i amnistoj ata, por unë mendoj që nuk ka qenë në nivelin e dëshirueshëm dhe të nevojshëm. Uroj që të kemi një bashkëpunim, një harmonizim i politikave të diasporës shqiptare, që kanë përvoja të mëdha politike dhe lobuese në Amerikë dhe qeverisë së Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Duhet që energjitë e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare të fuqizohen, të kanalizohen dhe ne si shqiptaro-amerikanë, unë mund të premtoj se ne si Vatër do ta bëjmë ngritjen e nivelit të lobimit dhe do ta mbështesim fuqishëm që do të shihet dhe do të preket në të ardhmen e afërt.

Zëri i Amerikës: A keni marrë hapa konkret në këtë drejtim?

Elmi Berisha: Sigurisht që po.

Zëri i Amerikës: Ekspertë të ndryshëm gjatë javëve të fundit kanë vlerësuar se jemi në një moment të ri gjeopolitik dhe shpalosjes së përparësive të reja të administratës së Presidentit Trump. Cili është vlerësimi juaj për qasjen që do ta ketë konkretisht ndaj Kosovës dhe Shqipërisë kjo administratë?

Elmi Berisha: Lufta në Ukrainë, problemet e mëdha ekononime dhe politike me Rusinë dhe me Kinën nga perspektiva amerikane sigurisht që do të ndikojnë edhe në Kosovë. Nuk besoj që do të ketë paralele mes vendeve tjera në raport të marrëdhënieve diplomatike dhe politike. Qëndrimet e Amerikës ndaj Kosovës nuk do të kenë luhatje aspak, por që ne duhet të jemi të përgatitur që të bashkëpunojmë me administratën e Presidentit Trump, sepse do të jetë në favor të shqiptarëve, vetëm se ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i kryejmë detyrat tona të shëpisë.

Zëri i Amerikës: A mund të flisni më konkretisht për këto detyra të shtëpisë?

Elmi Berisha: Së pari duhet të krijohet qeveria e re. Nëse partia e parë që ka fituar mund ta bëjë qeverinë, ta bëjë sa më parë, të përgatitet për ngritjen e institucioneve dhe fillimin e punëve që kanë mbetur prapa. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, të bëhet një koordinim me partnerët e ri të mundshëm, që është punë e tyre, kjo nuk është një gjë që mua më intereson të thellohem. Por më intereson të kemi një qeveri të qëndrueshme, një qeveri e fuqishme, një qeveri premtuese dhe afatgjatë sepse kemi shumë agjenda të ngjeshura për avancim të kombit dhe zhvillim të shtetit të ri. Pastaj na duhet të përqëndrohemi në mënyrë të menjëhershme në politikën ndërkombëtare, politikën e jashtme, që të kemi edhe njohje të reja sa më parë sepse kemi ngecur me këtë çështje shumë. Këtu do të thotë shumë ndershmëria dhe largpamësia e qeverisë së ardhshme dhe raporti i tyre me Perëndimin dhe në veçanti me SHBA-të. Gjithmonë duhet të jemi në të njejtën faqe me Departamentin e Shtetit./VOA

elmi berisha voa kosove shba vatra

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës