LIVE UPDATES
Aktualitet

"Krizë e hershme që po përkeqësohet çdo vit", deti i Durrësit vlon nga ndotja e dukshme dhe e rrezikshme

Ujërat e zeza të patrajtuara vazhdojnë të derdhen hapur në det, në sy të pushuesve dhe autoriteteve.

15 Qershor 2025, 13:39 Nga Esmeralda Topi
"Krizë e hershme që po përkeqësohet çdo
foto nga durresi

DURRËS- Një fotoreportazh nga bregdeti i Durrësit, ku pushuesit përballen me ndotje të dukshme dhe të rrezikshme ndërsa përpiqen të shijojnë verën e parakohëshme. Ujërat e zeza të patrajtuara vazhdojnë të derdhen hapur në det, në sy të pushuesve dhe autoriteteve. Ekspertë mjedisi dhe aktivistë lokalë ngrenë alarmin për një krizë të hershme që po përkeqësohet çdo vit.

Nën hijen e Portit

Qershori nisi me temperatura rekord, sikur të ishte gusht. Një verë e parakohshme e ngarkuar me plazhistë, turistë, valë të nxehti dhe… ujë të zi.

E hëna e 9 qershorit më gjeti bashkë me fotografin Atdhe Mulla në Porto Romano, një nga pikat më të ndotura të ujërave detare në Shqipëri, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Në këtë lagje port-industriale në periferi të Durrësit, ndotja është një problem i vjetër për shkak të shkarkimit të ujërave të zeza.

"Krizë e hershme që po përkeqësohet çdo

Në hyrje të portit, qasja është e kufizuar, por në një pikë të fshehur pas terminaleve të ngarkesave, ujërat e zeza urbane derdhen pa asnjë trajtim. Tubi i shkarkimit nuk është më i dukshëm me sy të lirë, por prania e tij ndihet me hundë. Një aromë e rëndë, përzierje plehu dhe metani ndihet menjëherë sapo i afrohesh zonës.

‘Faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, të cilat shkaktojnë ndotje të këtyre ujërave’, ngre si shqetësim Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin e fundit.

Ngjitemi në një kodër të ulët, ku disa shtëpi një ose dy katëshe qëndrojnë mbi port, me oborre të heshtura dhe dritare që shikojnë nga deti.

Nga këtu, përmes lentes së aparatit arrijmë të shquajmë zonën ku derdhen ujërat e zeza. Ngjyra e ujit ndryshon. Është një dëshmi vizuale e ndotjes që nuk fshihet dot, as nga era, as nga drita e diellit.

Sipas AKM-së, situata në Porto Romano ka qenë jashtë kontrollit prej vitesh. Monitorimet e ujërave atje tregojnë se vlerat e lëndës së pezulluar, mikroorganizmat dhe ndotësit organikë kanë tejkaluar normën e lejuar.

‘Faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, të cilat shkaktojnë ndotje të këtyre ujërave’, ngre si shqetësim Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin e fundit.

Ironia urbane e Vollgës turistike

Nga periferia udhëtimin e vazhdojmë drejt zemrës turistike të Durrësit, zonës së Vollgës. Shëtitorja ‘Taulantia’ është në një nga pikat më të vizituara nga pushues vendas dhe të huaj. Por, tubacioni i shkarkimit të ujrave të ndotura në këtë zonë është i ekspozuar. Ai del hapur në det, pa asnjë përpjekje për maskim.

Nga ky tubacion shkarkohen ujërat e patrajtuara të lagjes numër 1, ku ndodhen hotele, restorante dhe biznese turistike.

"Krizë e hershme që po përkeqësohet çdo

Rëra është e mbuluar me toptha të zinj leshterikësh, që formojnë duna të vogla, si plagë mbi vijën bregdetare. Ngjyra e ujit ndryshon dukshëm në afërsi të tubit. Megjithatë, askush nuk duket i shqetësuar.

Pak metra larg tubit, në këtë ditë të nxehtë qershori, gjejmë të moshuar që shijojnë detin. Një burrë me kapele të bardhë noton qetësisht, ndërsa një tjetër merr rreze dielli me kokën mbuluar përgjatë bregut.

Tubi shkarkues në zemër të Durrësit nuk është një rast i izoluar. Qyteti përballet me disa zona të nxehta, ku ujërat e përdorura derdhen drejtpërdrejt në det, pa asnjë trajtim paraprak.

‘I gjithë rrjeti i kanalizimeve nuk ka arritur të eci në të njëjtin ritëm me zhvillimin dhe zgjerimin e qytetit. Ujësjellës kanalizimet kanë marrë financime të ndryshme ndër vite, kryesisht nga Banka Botërore por edhe partnerët europianë të cilat shkojnë mbi 100 milionë euro. Dhe pavarësisht këtij investimi, mund të themi që vetëm një pjesë e zonës së plazhit është tërësisht e lidhur me impiantin e ujërave të ndotura.


Ndërsa në pjesën e qytetit, periferisë vijojnë që kanalizimet të mos jenë tërësisht të lidhura më impiantin e ujërave të përdorura dhe si pasojë derdhen menjëherë në bregdetin e qytetit të Durrësit.’, thotë Geri Emiri, drejtues i qendrës Amfora në Durrës.

Përroi i Agait në rrjedhën e ndotjes

E mbyllim udhëtimin tonë njëditor në zonën e njohur si Përroi i Agait, tek Plepat në Durrës. Është e hënë, por bregu i detit është i mbushur me qindra pushues. Përpara tyre, një kanal i hapur, i gjerë dhe i ndotur, derdhet drejtpërdrejt në det.

"Krizë e hershme që po përkeqësohet çdo

‘Gjithë ajo jeshilja që vesh bregun është sallata e detit ose në emrin shkencor ‘Ulva lactuca’ dhe është treguesi më i qartë, i shpejtë edhe i saktë për ngarkesën e lartë të lëndëve organike (kryesisht nitrate e fosfate) që vijnë si pasojë e shkarkimeve të ujërave të zeza të patrajtuara’, shpjegon eksperti i mjedisit Olsi Nika nga EcoAlbania.

Uji është i errët, por kjo nuk i ndalon pushuesit të futen. Njëri prej tyre është Astrit Seferi, 64 vjeç, me origjinë nga Korça, që prej tre dekadash jeton në Durrës. E gjejmë shtrirë në një shezllon, duke dëgjuar muzikë popullore nga një boks të vogël. Në krahun e tij të djathë, pak metër më tutje, ndodhet kanali.

"Krizë e hershme që po përkeqësohet çdo

“E di që s’është shumë e pastër, por ku tjetër të shkoj?’ – thotë me një buzëqeshje të qetë, ndërsa dielli i qershorit përvëlon mbi rërë.

Astriti është piktor. Çdo pasdite i kalon duke bërë portrete për turistët, vendas dhe të huaj.Ndaj orët e paradites I shfrytëzon të marrë rreze dhe të notojë. ‘Zgjedh vende të ndryshme, po sot këtu erdha pasi gjeta parkim lehtë.’, thotë ai.

Më tej, disa fëmijë hidhen nga bregu me britma gëzimi, të tjerë notojnë mbi lodra plastike që lëkunden lehtë mbi një sipërfaqe uji që s’është as blu, as i pastër.

Sipas Agjencisë së Mjedisit në plazhet e Durrësit dhe Gjirit të Lalzit 53% e stacioneve i përkasin cilësisë së keqe, pra kategorisë D dhe kërkohen masa të menjëhershme. Krahasuar me vitet e shkuara monitorimi nxjerr në pah përkeqësim të situatës në këto plazhe. Ndotja e tyre nuk është më thjesht një çështje estetike apo sezonale është një kërcënim i përhershëm për shëndetin publik, për mjedisin dhe për vetë imazhin e vendit.

"Krizë e hershme që po përkeqësohet çdo

‘Shkarkimi i ujërave të zeza në det së pari është pridhje imazhi turistike të qytetit të Durrësit por nga ana tjetër është rrezik për përhapjen e infeksioneve pë rata pushues që duan të frekuentojnë pranë pikave’, pohon me trishtim Geri, gazetari dhe aktivisti nga Durrësi që këtë problematikë e ka ndjekur ndër vite.

Qeveria e ka shpallur turizmin si një nga prioritetet kryesore të zhvillimit ekonomik. Vitin e kaluar në Shqipëri u regjistruan mbi 11 milionë vizitorë, ndërkohë që prtishmëritë për këtë vit janë më të larta. Megjithatë, sfidat mjedisore si ndotja e ujërave bregdetare rrezikojnë të zhbëjnë këtë potencial. Ekspertët paralajmërojnë se pa ndërhyrje serioze për përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotura dhe zbatimin e standardeve të mjedisit, bukuria natyrore mund të shndërrohet në një burim zhgënjimi për turistët./ Faktoje.al

ndotja ne detin e durresit


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet