LIVE UPDATES
Aktualitet

Kremlini: Një pauzë 30 ditore në luftime, do të ndihmonte ushtrinë ukrainase

Përparimet e Rusisë në vijën e frontit në muajt e fundit dhe përpjekja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund konfliktit trevjeçar në Ukrainë, kanë shkaktuar frikë se Kievi mund ta humbasë luftën.

13 Mars 2025, 15:30 Nga E. D
Kremlini: Një pauzë 30 ditore në luftime, do të ndihmonte
foto ilustruese

RUSI- Këshilltari kryesor i presidentit rus Vladimir Putin për politikën e jashtme, Yuri Ushakov tha të enjten se i ka thënë Uashingtonit se një armëpushim 30-ditor i propozuar nga Shtetet e Bashkuara për të ndalur luftën në Ukrainë thjesht do t'u jepte kohë forcave të Kievit.

“Një armëpushim i përkohshëm 30-ditor: Çfarë na jep kjo neve? Nuk na jep asgjë. Një gjë e tillë vetëm u jep ukrainasve një mundësi për t'u rigrupuar, për t’u përforcuar dhe për të vazhduar të njëjtën gjë," tha zoti Ushakov për mediat ruse.

Përparimet e Rusisë në vijën e frontit në muajt e fundit dhe përpjekja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund konfliktit trevjeçar në Ukrainë, kanë shkaktuar frikë se Kievi mund ta humbasë luftën.

I dërguari i posaçëm Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff mbërriti në Moskë të enjten për t'u takuar me Presidentin Putin. Zyrtarët rusë thanë se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, kishte dërguar detaje mbi idenë e armëpushimit të mërkurën dhe se Rusia ishte e gatshme për ta diskutuar këtë çështje.

Presidenti Trump tha në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën se shpresonte që Kremlini të binte dakord me propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor që Ukraina tha se do ta mbështeste.

Zoti Ushakov, një ish-ambasador në Uashington, i cili flet në emër të presidentit rus për çështjet kryesore të politikës së jashtme, i tha televizionit shtetëror se kishte folur me zotin Waltz të mërkurën për t’i përcjellë qëndrimin e Rusisë për armëpushimin.

“Deklarova qëndrimin tonë se ky nuk do të ishte gjë tjetër veçse një lehtësim i përkohshëm për ushtrinë ukrainase, asgjë më shumë”, tha ai.

"Synimi ynë është një zgjidhje paqësore afatgjatë që merr parasysh interesat legjitime të vendit tonë dhe shqetësimet tona të njohura. Më duket se askush nuk ka nevojë për ndonjë hap që (thjesht) duket si veprim paqësor në këtë situatë," tha zoti Ushakovi.

Këshilltari rus tha se Presidenti Putin do të flasë me media më vonë të enjten dhe do të ta paraqesë më në hollësi pozicionin e Rusisë./VOA

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë