LIVE UPDATES
Aktualitet

Kredi të lehtësuara për banesa, hapen aplikimet tek e-Albania për administratën

Me e-Albania, aplikimet e këtij viti do të jenë të shpejta, pa radhë dhe ecejake, ndërsa do të vendoset një komunikim i ri, i sigurt dhe i thjeshtë, duke nisur nga dërgimi i kërkesës, me ngarkimin e vetëm një dokumenti në varësi të zotërimit ose jo të një prone të patundshme, pranimi i aplikimit dhe në fund kthimi i përgjigjes elektronikisht për qytetarët.

16 Shtator 2023, 11:56 Nga Dosja.al

Kredi të lehtësuara për banesa, hapen aplikimet tek e-Albania

Hapen aplikimet për kredi të lehtësuara për administratën publike, për vitin 2023, të cilat mundësohen për herë të parë online, nëpërmjet portalit e-Albania. Nga kjo masë lehtësuese do të përfitojnë 300 aplikantë, të përzgjedhur sipas një sistemi pikëzimi të paracaktuar, mes tre kategori punonjësish të administratës: mjekëve të sistemit shëndetësor publik, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe ushtarakëve të Forcave të Armatosura. Koha për kryerjen e aplikimeve zgjat 30 ditë.

Me e-Albania, aplikimet e këtij viti do të jenë të shpejta, pa radhë dhe ecejake, ndërsa do të vendoset një komunikim i ri, i sigurt dhe i thjeshtë, duke nisur nga dërgimi i kërkesës, me ngarkimin e vetëm një dokumenti në varësi të zotërimit ose jo të një prone të patundshme, pranimi i aplikimit dhe në fund kthimi i përgjigjes elektronikisht për qytetarët. Risia tjetër e këtij lloj aplikimi është se vetë sistemi ofron informacion paraprak, mbi llojin dhe sipërfaqen e banesës që një punonjësi aplikues mund të përfitojë, në rast se shpallet mes kuotave fituese.

Kushtet për të qenë pjesë e skemës përfituese, janë qartësuar tashmë nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, duke nisur nga domosdoshmëria e të qenurit të punësuar në administratën publike, mungesa e një banese, qëndrimi në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti apo jetesa në apartamente të vogla me numër të madh anëtarësh.  Përjashtohen nga aplikimi, punonjësit që kanë banesë në proces regjistrimi e legalizimi ne emër te tyre dhe anëtarëve të familjes sipas certifikates familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es, jetojnë në shtëpi me hapësira normale banimi, që kanë në emër të tyre dhe anëtarëve të familjes sipas certifikatës familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi, me vlerë mbi gjysmën e shumës së vlerës përkatëse të banesës që duan të marrin kredi. Në këtë sistem aplikimi nuk përfshihen as punonjësit, që janë aktualisht përfitues nga programet e strehimit social, vetë ata ose anëtarët të familjes, sipas certifikatës familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es.

Si funksionon procedura e aplikimit dhe cilat janë dokumentet elektronike që nevojiten?

Risia e këtij viti, është aplikimi online me vetëm një dokument, në portalin e-Albania, që u mundëson qytetarëve të interesuar një aplikim të shpejtë dhe të lehtë, me një procedurë që përfundon në pak minuta.

Pasi aplikantët, sigurohen se janë pjesë e fashës përfituese dhe identifikohen në kategorinë QYTETAR në portalin e-Albania, duhet të zgjedhin mes 1231 shërbimeve elektronike, atë me titull ”Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15809

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur nevojitej mbledhja e dokumenteve dhe depozitimi i tyre fizikisht, me e-Albania sot procedura është lehtësuar ndjeshëm, pasi kryhet e gjitha online duke ndjekur hapat e duhur, të përshkruar qartazi në shërbimin elektronik.

Përpara nisjes së aplikimit, qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularin elektronik dhe të ngarkojnë vetëm një dokument, në varësi të rastit.

Pra, një aplikues që gëzon një pronë vetë ai, ose pjesëtarët e familjes së tij, përfshirë këtu edhe personin bashkëjetues duhet të ngarkojë VETËM kopjen e certifikatës së pronësisë për banesën, së bashku me rivlerësimin e saj. (Nëse ende nuk e ka dokumentin mund ta përfitojë duke përdorur shërbimin ”Aplikim për lëshim certifikate pronësie.)

Por, nëse nuk është ky rasti dhe aplikuesi e familja e tij nuk kanë asnjë pronë në zotërim, duhet të ngarkohet në formularin elektronik VETËM vërtetimi negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Për tërheqjen e këtij dokumenti elektronikisht, e-Albania vjen sërish në ndihmë me shërbimin ”Aplikim për lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv për të gjithë territorin)”.

Marrëveshje noteriale për bashkëjetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e)

Nga ndërveprimi me regjistrat elektronikë të automjeteve, mundësohet shfaqja në formularin mjeti apo mjetet që aplikantët ose familjarët kanë në zotërim, një tjetër e dhënë e nevojshme në kuotimin dhe renditjen finale të fituesve. 

Përgjigjja për aprovimin apo refuzimin e aplikimit, do t’i mbërrijë aplikantit në rubrikën ”Mesazhet e mia” në profilin e tij ne portalin e-Albania. Në rast aprovimi, elektronikisht aplikanti njoftohet lidhur me udhëzimet për vijimin e procedurave të tjera.

Kuotat prej 300 përfituesish nga kredia e lehtësuar për banesa do të ndahen në mënyrë të barabartë mes punonjësve të mjekësisë, policisë dhe ushtrisë, si një skemë mbështetëse për të gjithë atë personel në nevojë për strehim të domosdoshëm dhe të sigurt.

kredi administrate

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet