LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kreshnik Hajdari s'deklaroi dënimin për shkelje kufiri/ KQZ nuk i ndërpret mandatin, Celibashi: Nuk ka asnjë shkak

•Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk i ka hequr mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari. •“Nuk ka një shkak ligjor që kryetarit të Bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati”, u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. •Në argumentin e tij pas vendimit, kreu i KQZ deklaroi: “Nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formularin e deklarimit, rrethana apo shkaqe të cilat nuk e ndalojnë atë që të marri zyrën publike". •Çështja ndaj kryebashkiakut të Kuçovës u shqyrtua pasi Kreshnik Hajdari nuk ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit një dënim në vitin 1999 nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit. •Hajdari, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e KQZ së bashku me avokatin e tij Theodhori Sollaku, nëpërmjet mbrojtësit të tij ligjor pretendoi se nuk kishte shkak për ndërprerjen e mandatit pasi në vitin 1999 ka qenë i mitur dhe nuk ka patur dijeni për një vendim gjyqësor nga pala greke. •Por për avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ligji i Dekriminalizimit është i qartë, që mandati duhetj ndëprerë pasi vendimi i formës së prerë duhet deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, gjë që nuk ka ndodhur.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Avokati i Hajdarit: Kemi rastin e Qerim Ismailit që flet në favorin tonë, ja pse ai quhet i padënuar

Kreshnik Hajdari s'deklaroi dënimin për shkelje kufiri/ KQZ nuk i
Avokati

TIRANË- Avokati i Kreshnik Hajdarit, Theodhori Sollaku tha sot në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku u shqyrtua mandati i krybashkiakut të Kuçovës se rasti i Qerim Ismailit flet në favor të tyre. Ai shtoi se masa ndaj Hajdarit duke qenë se ishte i mitur në kohën e ndalimit ka qenë dënim shoqëror, dënim që në ato vite nuk kanë qenë i parashikuar në kodin e vendit tonë.

Ndër të tjera avokati i Hajdari theksoi se edhe pas miratimit të ligjit për të miturit në vendin tonë në vitin 2018, është parashikuar që për masa të ngjashme, personi quhet i padënuar.  Sipas opozitës, Hajdari nuk ka deklaruar se është dënuar në vitin 1999 në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.

"Rasti i Qerim Ismailit flet në favorin tonë. Lidhur me problematikat që ngriti iniciuesi, keni një vendim me dënim qortim shoqëror. Në ato vite kodi jonë nuk ka pasur vendime të tilla. Në janar të 2018 është miratuar ligji për të mitur, aty janë parashikuar disa masa të ngjashme dhe në finale është parashikuar që nëse ke masa të tilla, quhesh person i padënuar. Pra nëse prokuroria ndesh nje situatë që parashikon ky ligj, është e detyruar të mos e  filloj, por nëse nuk e ka bërë prokuroria, gjykata duhet ta pushojë cështjen. Edhe sikur të pranohet cfarë është iniciuar, ne rivlerësojmë që nuk quhet i dënuar. Sa i përket rastit të dëbimit të vitit 2017, ne nuk kemi dijeni, se janë informacione policore, por aty është thënë që në 2017 është hedhur në sistem ajo që  ka ndodhur në vitin 1999", tha Sollaku. 

2 VITE ME PARE

REVOLTË në KQZ pas vendimit për Hajdarin, Maliqi: Poshtë diktatura! Ky është turpi më i madh në Shqipëri

Kreshnik Hajdari s'deklaroi dënimin për shkelje kufiri/ KQZ nuk i
Lefter Maliqi

TIRANË- Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin që të mos ia ndërpresë mandatin, kryetarit të bashkisë së Maliqit, Kreshnik Hajdarit, paditësi i tij dhe rivali në zgjedhje, Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Kryekomisionit Celibashi.

Maliqi: Këta s’pyesin as parlament, as Gjykatë të Lartë, as Gjykata Kushtetuese, të rrojnë paratë dhe të rrojë diktatori! Mirupafshim! Ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në Strasburg. Turp e faqja e zezë sepse e njoh Ilirjan Celibashin, kryetar gjykate e çfarë s’ka qenë, ka dhe fëmijët juristë siç e kam edhe unë juristë dhe është një turp dhe një skandal! Në qoftë se ka marrë para, do të dalë një ditë! Ky është një turp i madh!”

Celibashi: Herë tjetër do t’i kursejmë këto gjëra...

Maliqi: Jo mo jo, nuk ke çfarë kursen ti se është një turp i madh. Më dëgjo mua! SPAK le t’i shikojë dhe telefonat me ty, t’i shikojë SPAK-u, se Salillari ka thënë që e kam mik, Celibashin që në 4 prill, 5 prill dhe e shqyet formularin e dekriminalizimit me vulë apostile! Ia çuat për hetim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme. Po tani që ua pruri Prokuroria e Përgjithshme, provën, çfarë do të bëni?!

Po pse, kështu e edukon ti vajzën tënde dhe unë vajzën time?! Meqënëse paskam mbaruar të dy drejtësi kriminale evropiane?! Turp! Skandal! Banditë të shtetit!

Banditë! Po na bëni të gjithë të largohemi nga Shqipëria! Turp i madh! Na rroftë që paskemi mbaruar me dhjeta, procedurë penale e kriminalistikë!”

2 VITE ME PARE

Celibashi: Nuk ka një shkak ligjor që Kryetarit të Bashkisë së Kuçovës t'i ndërpritet mandati

Kreshnik Hajdari s'deklaroi dënimin për shkelje kufiri/ KQZ nuk i
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që mos t‘i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17-vjeç. Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk ka asnjë shkak ligjor që Hajdarit t'i ndërpritet mandati. 

DEKLARATA E CELIBASHIT:

Të vazhdojmë me vlerësimin nga ana jonë. vlerësimi ynë në lidhje me pretendimin është se ligji ka për qëllim që në zyrën e shtetit të ulen persona që plotësojnë disa kushte dhe kritere që bëjnë të besueshëm veprimtarinë e këtij personi. 

Në nenin 5 të këtij ligji, pika 1 është përcaktuar, personat e përcaktuar duhet të nënshkruajnë një formular deklarimi ku deklarojnë mos ekzistencën e shkaqeve për të mos u zgjedhur apo emëruar. Sipas këtij neni, detyrimi është për të deklaruar shkaqet, kur ka për të deklaruar atë që ka një funksion publik, kur shkaqet mungojnë nuk ka asnjë detyrim që të deklarojë.

Jemi para një fakti ku Kreshnik Hajdari ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit me disa të dhëna dhe në gjykimin e tij,, nuk ka paraqitur një të dhënë me një proces penal në një kohë të caktuar të zhilluar ndaj tij në territorin e republikës greke. Në vlerësimin e tij ka qenë e panevojshme ose ka harruar. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit. Ngelet diskutimi te fakti që nuk e ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që nga viti 2020 ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklaruar rrethana apo shkaqe që e ndalojnë të marrin poste publike. Në vlerësimin tim qëndron bindja se një subjekt qe ka detyrimin të deklarojë, nuk ka detyrimin të përfshirë në të të dhëna që nuk përbrëjnë shkak për të kandiduar. Besoj që nuk ka një shkak ligjor që kryabshkiakut të Kuçovës t’i ndërpritet mandati. Kjo është një cështje që nuk i përket KQZ.

2 VITE ME PARE

Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin për shkelje kufiri, KQZ nis seancën, avokati: Nuk ka shkak për ndërprerje mandati

Kreshnik Hajdari s'deklaroi dënimin për shkelje kufiri/ KQZ nuk i
Avokati

TIRANË- Avokati i Kreshnik Hajdari ka deklaruar se klienti i tij nuk ka kryer dënim që të bëhet shkak për ndërprerje mandati. 

"Nuk ka shkak për ndërprerje të mandatit. Cfarë pretendohet nga personat që e kanë inicuar, rezulton se në vitin 99 kur ai ishte 16 vjec është kapur për kalim të paligjshëm kufiri. Eshtë dënuar dhe marrë masa, janë larguar nga territori grek. Ne mendojmë se nuk ka asnjë shkak për ata që pretendohet"

Sot në KQZ ka nisur seanca për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë. Drejtësia greke i ka përcjellë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që fakton se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç. Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë së Kuçovës e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe verifikimet i kreu Prokuroria e Përgjithshme./Dosja.al

 

kqz kreshnik hajdari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet