LIVE UPDATES
Aktualitet

KPA njihet me pretendimet në çështjen e gjyqtares Ardiana Bera

Drejtuesi i SPAK u qëndron shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera për pasurinë dhe profesionalizmin, duke vlerësuar se ajo nuk arrin nivel të besueshëm, ndërsa subjekti i rivlerësimit i cilësoi shkaqet të paqarta dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

9 Prill 2025, 22:48 Nga M.B
KPA njihet me pretendimet në çështjen e gjyqtares Ardiana Bera
Ardiana Bera

TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 9 prill me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera, konfirmimi në detyrë i së cilës u ankimua nga institucioni i Komisionerëve Publikë për gjetje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmin. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u përfaqësua në seancën e të mërkurës nga prokurori Adnan Xholi, i cili u shpreh se u qëndronin shkaqeve të ankimit. Gjyqtarja Bera u paraqit në seancë së bashku me avokaten Romina Zano.

Bera u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 26 prill të vitit 2024. Megjithëse Komisioni i kaloi barra prove për disa bilance negative në disa vite dhe i kërkoi shpjegime për vendimin si pjesë e trupës që shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për vrasjet e protestuesve më 21 janar të vitit 2011 përpara kryeministrisë, në përfundim u konkludua se subjekti arriti të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë dhe se kishte arritur nivel kualifikues për profesionalizmin.

Prokurori Adnan Xholi konstatoi se subjekti nuk ka arritur të provojë një pjesë të burimeve financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 136.7 m2 në Tiranë. Ai vërejti se Bera ka deklaruar në deklaratën e parë dhe në atë veting si burim të kësaj pasurie dhe një hua 2 milionë lekë të marrë nga vëllezërit emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Xholit, me aktet e dorëzuara deri në këto momente nuk provohet mundësia e vëllezërve të subjektit për kursimin e shumës së dhënë hua.

Po ashtu, prokurori Xholi tha se Bera gjendet në pamundësi dhe për gjendjen cash në shumën 5 milionë lekë, të deklaruar si burim për pagesën e kësteve të apartamentit. Ai argumentoi, se pamundësitë e konstatuara për huanë dhe cash-in afektojnë mundësinë financiare të subjektit për blerjen e kësaj pasurie.

Xholi evidentoi se pretendimi subjektit për kthimin e një shume 600 mijë lekë nga ana e shoqërisë ndërtuese, bie në kundërshtim me deklarimet e saj, pasi vlera e apartamentit është deklaruar në shumën 6 milionë lekë. Sipas Xholit, nuk ekziston asnjë dokument që tregon kthimin e kësaj shume.

Avokatja Romina Zano e cila paraqiti pretendimet e Berës në kriterin e pasurisë, vërejti se shkaqet e ankimit janë të paqarta. Ajo u shpreh se kishin siguruar akte të reja shtesë që i paraqitën në séance – dokumente të shoqërisë ndërtuese për arkëtimet e pagesave për apartamentin.

Lidhur me apartamentin, Zano u shpreh se shkaqet janë të bazuar në intepretim të ndryshëm të ligjit. Ajo konstatoi se subjekti ka kryer deklarim të saktë në deklaratën veting për këtë apartament, që së bashku me një garazh për të cilin nuk janë ngritur shkaqe në ankim, përbëjnë pasuritë e vetme të paluajtshme të subjektit.

Zano tha se, për krijimin e burimeve financiare për këtë apartament, kanë shërbyer edhe të ardhurat nga shitja e banesës së mëparshme në Krujë, si dhe të ardhurat e bashkëshortit. Sipas avokates, Bera ka deklaruar gjithmonë të njëjtat burime dhe ka qenë e qartë në deklarimin e detyrimit ndaj vëllezërve në vlerën 2 milionë lekë, si dhe në pakësimin e cash-it.

Sipas shpjegimeve të Zanos dhe të vetë subjektit pasi u pyet nga Kolegji, huaja nga vëllezërit është marrë në vitin 2001 për prenotimin e një apartamenti tjetër. Për arsye se jetonin dhe prindërit, kanë vlerësuar të marrin një apartament më të madh dhe kanë revokuar kontratën e mëparshme dhe shoqëria u ka rikthyer shumën 2 milionë lekë të paguar me huanë e marrë nga vëllezërit.

Bera shpjegoi se vlera 2 milionë lekë e huasë nga vëllezërit që i është kthyer nga shoqëria ndërtuese është mbajtur cash së bashku me kursimet e tjera. Por sipas saj, kjo vlerë nuk ka shërbyer për krijimin e ndonjë pasurie. Si burime për apartamentin u pretenduan se ishin të ardhurat nga puna e saj dhe bashkëshortit dhe nga shitja e banesës në Krujë.

Avokatja Zano deklaroi se mandatet e pagesave të kësteve të apartamentit përputhen plotësisht me deklarimet e subjektit. Po ashtu, ajo vërejti se është përshkruar zbritja e shumës 600 mijë lekë për arsye të punimeve të kryera në apartament nga subjekti në vitin 2003.

Sipas Zanos, në ankim nuk janë paraqitur argumente për mospranimin e kthimit të shumës 600 mijë lekë në vitin 2005. Ajo pretendoi se subjekti nuk ka pasur detyrim për të dokumentuar kthimin e shumës nga shoqëria.

Për të ardhurat e vëllezërve nga puna në emigrim, Zano pohoi se subjekti ka shpjeguar se një prej tyre ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar prej vitit 1991, ndërsa tjetri në ’98-ën. Sipas saj, Komisioneri nuk ka kryer intepretim të drejtë, pasi huaja nuk ka shërbyer për apartamentin aktual. Një pjesë e saj, në masën 1 milion lekë është dhuruar për lindjen e vajzës së subjektit në 2006-ën. Zano këmbënguli se huaja nuk mund të afektojë analizën financiare pasi nuk ka shërbyer për krijmin e ndonjë pasurie. Ajo tha se aktet vërtetojnë mundësinë e vëllezërve për huanë.

Avokatja kërkoi që deklaratat e subjektit të vlerësohen pa ndryshuar domethënien e tyre, prej nga do të rezultonte bilanc pozitiv. Sipas saj, është e qartë se cash-i në vlerën 5 milionë lekë mbulohet me burime të ligjshme. Ajo kërkoi që në analizë të përfshihen dhe të ardhuat e bashkëshortit të subjektit nga avokatia në shumën 600 mijë lekë, megjithëse nuk ishin paguar detyrimet që duhej t’i kishte shlyer punëdhënësi.

Sipas drejtuesit të SPAK, subjekti rezulton në pamundësi për krijimin e një depozite në vlerën 9000 euro të deklaruar si burim për blerjen e një automjeti. Të ardhurat nga shitja e një makine tjetër nuk konsiderohen si burim për arsye se shitja është kryer disa muaj pasi është blerë makina e re.

Zano tha se subjekti ka deklaruar depozitimin në bankë të shumës 9000 euro, vlerë për të cilën rezulton të ketë pasur burime. Ajo shpjegoi se kur është blerë automjeti është tërhequr kjo shumë dhe është bërë pagesa. Sipas Zanos, deklarimi subjektit është i saktë dhe ka pasur burime të ligjshme financiare.

Pamundësi u konstatua dhe për krijimin e një llogarie bankare në emër të vajzës në vitin 2006. Xholi pohoi se edhe nëse do të konsiderohen pretendimet e subjektit se për këtë depozitë kanë shërbyer kursimet në fillim të vitit, që janë zëvendësuar me të ardhurat e muajve të mëpasshëm, sërish rezulton bilanc negativ.

Zano deklaroi se është i padrejtë konstatimi për pamundësi të krijimit të depozitës së vajzës. Sipas avokates, rezulton që subjekti të ketë pasur mundësi, si për kthimin e një pjese të huasë vëllezërve, në shumën 1 milion lekë, ashtu dhe për çeljen e llogarisë. Në vlerësim të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, pamundësia financiare e konstatuar për pasuritë e gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera, e tejkalon masën e proporcionalitetit të përcaktuar në praktikën e KPA-së.

Zano e kundërshtoi analizën e kryer nga drejtuesi i SPAK, duke pretenduar se pamundësa mbetet në shumë rreth 700 mijë lekë, e shtrirë në tre vite. Sipas saj, edhe kjo pamundësi vjen si pasojë e pasaktësive në deklarime, por nuk mund të sjellë penalizim.

Në aspektin profesional, u trajtua një vendim të marrë nga një trup gjykues ku subjekti ka qenë në cilësinë e anëtares. Nga sa u relatua, u kuptua se kishte të bënte me vendimin për shpalljen të pafajshëm të gardistëve të akuzuar për vrasjet e protestuesve më 21 janar të vitit 2011 përpara kryeministrisë. Xholi evidentoi se Komisioni ka gabuar kur ka konkluduar se kjo çështje është ende në shqyrtim. Sipas tij, bëhet fjalë për tjetër çështje dhe se duhet që të trajtohet në vlerësimin tërësor.

Ndryshe nga KPK, drejtuesi i SPAK vlerëson se, bazuar në provat ve administruara deri tani, subjekti nuk arrin nivel të besueshëm. Gjyqtarja Ardiana Bera u mbrojt vetë lidhur me gjetjen në aspektin profesional. Sipas subjektit, në ankim nuk është ngritur ndonjë pretendim konkret lidhur me këtë çështje, si dhe nuk ka ndonjë të dhënë për sjelljen e saj profesionale.

Ajo tha se Apeli nuk e ka prishur vendimin, por e ka ndryshuar duke dënuar dy prej tre të pandehurve, por për një akuzë tjetër më të lehtë nga ajo për të cilën kanë qenë të akuzuar. Sipas subjektit, Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e prokurorisë. Ajo argumentoi se ndryshimi është kryer bazuar në vlerësimin e provave dhe bindjen e brendshme.

Bera solli si argument se për dy gjyqtarët e tjerë që kanë qenë në trupë dhe i janë nënshtruar procesit të vetingut, nuk janë evidentuar probleme lidhur me këtë çështje. Madje, sipas saj, për një prej gjyqtareve që ka qenë anëtare e trupës, nuk është bërë as objekt shqyrtimi. Subjekti theksoi se gëzon të drejtën për t’u vlerësuar në të njëjtën mënyrë si kolegët e saj.

Në përfundim, subjekti kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK për konfirmimin e saj. Kolegji vendosi çeljen e shqyrtimit gjyqësor, administroi si prova aktet e shoqërisë ndërtuese, ndërsa nuk u pranuan dokumentet për të ardhurat e vëllezërve. Disa denoncime të reja u vlerësuan se nuk përmbushin kushtet për t’u shqyrtuar. Kolegji vendosi të mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u kërkoi palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare që do të paraqiten më datë 5 maj, në orën 12:30./ BIRN

kpa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet