Dhunohet mjekja në QSUT! Pesë persona e rrahin me grushte se u neglizhoi të afërmin, thyejnë dhe dyert e dritaret e spitalit
EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që dhunuan me grushte mjeken në Tiranë, thyen dyert e dritaret e QSUT-së 8 Shkur...
EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që dhunuan me grushte mjeken në Tiranë, thyen dyert e dritaret e QSUT-së 8 Shkur...
Zelenskyy takohet për herë të parë me mbretin Charles 8 Shkurt, 16:06 Vizita 'maratonë'/ Pas Londr&...
'Ftoni mediat'/ Boçi ankohet në Komisionin e Etikës: Zbatoni ligjet e shkruara, keni frikë të flisni për skandal...
Tërmeti në Turia: Pamjet satelitore të shkatërrimit janë tronditëse, banesa të rrënuara, ngrihen tendat ...
Gjatë seancës së sotme në KPA, në momentin që kryesuesja Schuetz ishte duke njoftuar konkluzionet e Kolegjit për këtë çështje, ish-gjyqtarja Velçani u largua nga salla. Pas shpalljes së gjithë vendimit u largua edhe përfaqësuesja e saj ligjore.
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli sot vendimin për shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Marjana Velçani. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kolegjit e kryesuar nga Rezarta Schcuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo.
Gjatë seancës së sotme në KPA, në momentin që kryesuesja Schuetz ishte duke njoftuar konkluzionet e Kolegjit për këtë çështje, ish-gjyqtarja Velçani u largua nga salla. Pas shpalljes së gjithë vendimit u largua edhe përfaqësuesja e saj ligjore.
Marjana Velçani u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 12 dhjetor 2019. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, ajo rezultoi me mungesë burimesh të ligjshme për blerjen e një apartamenti, një makine si dhe për shpenzimet familjare. Megjithatë ajo e ankimoi vendimin e marrë nga KPK, duke kërkuar rikonfirmimin në detyrë.
Njoftim vendimi:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.11/2020, datë 18.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 222, datë 12.12.2019.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 222, datë 12.12.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.05.2022.
Në seancën e fundit të KPK-së u ngritën dyshimet për burimin e krijimit të një apartamenti në qytetin e Beratit me sipërfaqe 111 m2, blerë 3 milionë lekë në prill të vitit 2003. Velçani deklaroi si burim krijimi një kredi 20 mijë euro dhe kursime nga të ardhurat nga pagat. Sipas Komisionit, nga kontrata e nënshkruar me palën shitëse, ka rezultuar se 3 milionë lekë janë paguar jashtë zyrës së noterit. Komisioni ngriti dyshimet për burimin e apartamentit në fjalë, pasi për kredinë nuk ka rezultuar të jetë vendosur kolateral.
Sipas BIRN, Komisioni identifikoi edhe një sërë problemesh edhe në kriterin e porfesionalizimit. Sipas Bekteshit, gjyqtarja Mariana Velçani, është vlerësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë se ka aftësi mesatare në intepretimin e ligjit, por janë konstatuar probleme në zbatimin e procedurës dhe se nuk përdor praktikat e gjykatave më të larta në vendimet e saj.
Marjana Velçani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ajo ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Beratit dhe në vitin 2014 u dekretua si anëtare e Gjykatës Administrative të Durrësit. Velçani u zgjodh gjithashtu përmes shortit si anëtare zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020. Velçani u zgjodh pak ditë më parë si anëtare zëvëndësuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, nga shorti për Gjyqtarët e Gjykatës Administrative.
(k.m/dosja.al)
Foto ilustruese PUKË- Policia e Shtetit ka dalë me një version zyrtar lidhur me plagosjen e 11-vjeçarit në Pukë. Sipas t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka bërë me dije se deri më tani n&...
Foto ilustruese ITALI- 7 shqiptarë dhe 1 italian janë arrestuar nga policia në Parma pas një hetimi të gjatë disa vjeç...
Keshilltarja VLORË- Jashtë radhe, pa sqarime dhe me urgjencë Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi në parim autorizimin e Bashki...
Gledis Nano TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë bilancin e incidenteve dhe të...
Policia SPANJË- Një marrëveshje me vendin tonë ka lejuar Policinë Kombëtare të Spanjës që të arrestoj&eum...
Foto ilustruese PUKË- Një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në fshatin Dom të njësis...
Pamje nga aksioni i përbashkët PRISHTINË- Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë ka...
Pamje nga Italia ITALI- Vrasja e Brunilda Muça (Hallës), nga një person që nuk e njihte dhe me probleme të shëndetit mendo...
Foto ilustruese ELBASAN- Goditen nga policia e Elbasanit 5 raste, nga të cilët: 3 për prerje të paligjshme të pyjeve, 1 për n...