LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Korçë, po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm, 2 persona në pranga, 1 në kërkim

Në pranga kanë rënë Gentiana Lipo dhe Klorent Larti, të cilët po i transportonin emigrantët drejt Tiranës kundrejt fitimit.

1 Gusht 2022, 16:40 Nga k.m.

VD-Korçë, po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm,

KORÇË- Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Në pranga kanë rënë Gentiana Lipo dhe Klorent Larti, të cilët po i transportonin emigrantët drejt Tiranës kundrejt fitimit. Ndërsa në kërkim është shpallur 23-vjeçari Kostandin Ziu, i cili nuk iu është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri 187". Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vazhdoi me shpejtësi lëvizjen në drejtimin e kundërt, përplasi automjetin me të cilin transportonte emigrantë të paligjshëm dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 23-vjeçari. Vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë, njëri nga të cilët nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe i kundërshtoi me dhunë ata, gjatë kryerjes së detyrës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të operacionit "Perimetri 187", goditën një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: - G. L., 18 vjeçe, banuese në Maliq, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim; - K. L., 38 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë (me precedent të mëparshëm penal për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për vjedhje me dhunë), për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Z., 23 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim, "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas do të transportonte me një automjet tip "Rang Rover", emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, koordinuan veprimet dhe në aksin rrugor Korçë-Maliq bënë të mundur lokalizimin e automjetit me drejtues shtetasin K. Z., të cilit i bënë shenjë të ndalonte. 23-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka ndërruar drejtimin e lëvizjes dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Korçës. Në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, Korçë, për shkak të shpejtësisë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. Z., pasi ka vënë re se ishte akoma nën ndjekjen e Policisë, ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet nga vendngjarja. Në automjetin e braktisur u gjetën shtetasja G. L., e cila u arrestua nga Policia, si dhe 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua edhe shtetasi K. L., i cili është afruar në vendin e ngjarjes dhe është konfliktuar me punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për t'u larguar dhe duke i kundërshtuar me dhunë ata. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja G. L. dhe shtetasi K. L. janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Po vijon puna për kapjen e shtetasit K. Z. dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce operacioni perimetri 187

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Gusht 2022, 16:36 k.m.

Zjarr në një karburant në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Magazina e një karburanti është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth or&...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete