Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo shtoi se duke qenë se ka dy hetime paralele nga Prokuroria e Kurbinit dhe SPAK, zgjidhja e çështjes nga një palë ndikon edhe në palën tjetër.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se në vilën e të zhdukurit të shumëkërkuar Ervis Martinaj, janë gjetur vetëm dokumente dhe certifikata. E ftuar në 'Open', Lala tha se banesa nuk rezulton në emrin e Ervis Martinaj, është dhënë me qera në kohën kur nisi tymnaja e zhdukjes. Ajo shtoi se duke qenë se ka dy hetime paralele nga Prokuroria e Kurbinit dhe SPAK, zgjidhja e çështjes nga një palë ndikon edhe në palën tjetër
"Dy banesa janë kontrolluar me vendim të Gjykatës së Posaçme. Asnjë nga familjarët e mbretit të lojërave të fatit nuk ka qenë në banesë. Kontrolli ka zgjatur rreth 6 orë, nuk janë gjetur sende të paligjshme ndryshe nga banesa në Fushë Kuqe, policia ka marrë disa dokumente pronash, certifikatat dhe një pasaportë. Banesa nuk rezulton në emrin e Ervis Martinaj, është dhënë me qera në kohën kur nisi tymnaja e zhdukjes. Duke qenë se ka dy hetime paralele nga Prokuroria e Kurbinit dhe SPAK, zgjidhja e çështjes nga një palë ndikon edhe në palën tjetër,"- tha Lala.
Deklarata e Lalës vjen vetëm dy ditë pasi, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë zhvilluar kontrolle në dy vilat e Martinajt, që ndodhen shumë pranë banesës së kryeministrit Edi Rama, në Surrel. Kontrolli zgjati dy orë dhe efektivët dolën që aty vetëm me një tufë me dokumente që nuk dihet nëse do t'i shërbejnë hetimit. Asgjë e paligjshme nuk u gjet, ndryshe nga aksioni i zhvilluar në Fushë Kuqe që zbuloi arsenalin me armë e uniforma policie në kosheret e bletëve. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë.
Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë gjurmë. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version. Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit, por efektivi deri më tani nuk ka hapur gojë.
Ruzhdie Lala dhe familja TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka ardhur një mesazh nga nj&e...
Emisioni i Stop TIRANË- Një qytetare nga Tirana tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në vitin 2020 k...
Blendi Fevziu dhe Merin Maçi TIRANË- Gazetari i Tv Klan Merin Maçi është shprehur se grabitja e shtëpisë së ish...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar nje tjetër vjedhje të një zyrtari të lartë. E ftuar në "Open", ...
Eni Ferhati TIRANË- Gazetari Eni Ferhati thotë se pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, që vodhën shtëpinë e ish-zyr...
Eugen Beçi TIRANË- Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka treguar vendet se ku mund t'i mbajnë paratë zyrta...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shorehur se në vendin tonë janë vjedhur dhe banesat e tre ministrave. I ftuar ...
Antonio Leka LEZHË- Antonio Leka, 36-vjeçari që është vënë në pranga këtë mbrëmje në Lezh&eum...
Artan Gjermani TIRANË- Avokati i Rozeta Dobit dhe i djalit të saj, Havier Dobi, të cilët ndodhen pas hekurave për vjedhjen e banes...
Antonio Leka TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Antonio Leka, 36-vjeçari që u vu në pranga n Lezhë,...