SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Të katër akuzohen për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Transportimi, tregëtimi i mallrave që janë kontrabandë", të kryera në bashkëpunim.
DIBËR- Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafikim bagëtish nga Maqedonia e Veriut drejt Tiranës. Në njoftimin e policisë bëhet me dijet se janë arrestuar: Demokrat Erebara; Altin Duka; Beniamin Zenelhasani dhe Nexhbedin Zenelhasani. Ata janë kapur në një furgon, me të cilin transportoheshin bagëtitë dhe 64 krerë bagëti të pamatrikulluara. Të katër akuzohen për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Transportimi, tregëtimi i mallrave që janë kontrabandë", të kryera në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Border", i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia Kufitare, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër. Kontrabandonin bagëti të imëta dhe të trasha, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim tregtimin e tyre, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohet furgoni me të cilin transportoheshin bagëtitë dhe 64 krerë bagëti të pamatrikulluara.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Bllatë dhe Prokurorinë Dibër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, pas hetimit disamujor, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë goditur një tjetër rast, në kuadër të operacionit policor të koduar "Border". Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D. E., 30 vjeç, A. D., 34 vjeç, B. Z., 27 vjeç dhe N. Z., 34 vjeç, banues në Dibër. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë e imëta dhe të trasha, në Maqedoninë e Veriut, i kalonin ato në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Bllatë, i mbanin fillimisht në stallat e tyre dhe më pas i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare. Gjatë kontrollit të ushtruar në stallat në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën 64 krerë bagëti të imëta dhe të trasha, të pamatrikulluara, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin furgon që shërbente për transportimin e tyre. Në vijim të hetimeve janë dokumentuar me prova ligjore 5 raste të kontrabandimit të bagëtive, të kryera nga këta shtetas. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Transportimi, tregëtimi i mallrave që janë kontrabandë", të kryera në bashkëpunim.
Ardian Hajdari TIRANË- Ish-anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari kërkoi që që të...
Policia e Tiranës TIRANË- Një 37-vjeçare ka humbur kontaktet me kolegët e saj të punës. Në njoftimin e policis&eu...
Policia Tiranë TIRANË- Dymbëdhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen ...
Pajtime Fetah TIRANË- Një kërkesë e gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetah për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës d...
Foto Ilustruese TIRANË- Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka shunuar një 19-vjeçare ...
Foto nga operacioni i policisë ITALI- Agjentët e Policisë së Shtetit arrestuan dhe mbyllën ditën e djeshme në qelitë...
Ramazan dhe Rexhep Rraja TIRANË- Një informacion i mbërritur me telefon, në sallën operative në Policinë...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një 61-vjeçar me inicia...
Droga e sekuestruar ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është vë...
Rexhep Rraja TIRANË- Pas shoqërimit të nipit të deputetit socialiste Rahman Rraja, është shoqëruar edhe djali i tij,&nbs...