LIVE UPDATES
Aktualitet

Koncesionari 'gllabëron' pronën e Flotës Detare në Porto Romano, Peleshi e "justifikon" skandalin me burokracinë, Meçollari: Ministria neglizhoi me dashje!

Ministria e Mbrojtjes e pranon shkeljen duke deklaruar se koncesionari nuk ka lidhur kontratë shfrytëzimi me subjekte private

27 Mars 2023, 12:03 Nga f.g
Koncesionari 'gllabëron' pronën e Flotës Detare në
Niko Peleshi

TIRANE- Një përplasje në distancë është duke u zhvilluar në një tjetër çështje ku sërish protagoniste është Ministria e Mbrojtjes, dikur e drejtuar nga Olta Xhaçka dhe sot nga Niko Peleshi. Në një kronikë të disa ditëve më parë, MCN, denoncoi se kompania private që zotëron Portin Tregtar të Porto Romanos është zgjeruar në një sipërfaqe toke që është pjesë e Forces Detare. Ministria e Mbrojtjes e pranon shkeljen duke deklaruar se koncesionari nuk ka lidhur kontratë shfrytëzimi me subjekte private. Vetë Peleshi pranoi se për këtë çështje ka dorëzuar 3 padi në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa përsëriti se toka nuk është në pjesën e Planit të Përhapjes Detare, duke thënë se shkelja nuk është aq flagrante si në rastin e Portit të Sarandës.

"Është e vërtetë që kemi sinjalizim që ka cënim të pronës në kuptimin e punimeve që po zhvillohen në Port. Sipas informacionit që kam, kanë hyrë në pjesën që është në administrim nga Ministria e Mbrojtjes. Po të shikosh në territor kemi trashëguar nga 1000 e ca asete nga gjigandomania e kohës. Pjesën më të madhe i kemi dhënë për zhvillim. Kushdo mund të thotë që pse të mos zhvillohet, por burokracisë nuk kemi çi bëjmë, prandaj kemi bërë kallëzim 3 herë në Prokurorinë e Durrësit."-tha Peleshi. 

Por çfarë ka ndodhur? Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, thotë se vetë Ministria i ka hapur rrugë privatit të shkelë ligjin me një neglizhencë të treguar në veprimet institucionale. Për paditë e Peleshit, Meçollari thotë se ato janë bërë pa emër. Madje sipas tij, ministria as nuk i ka iniciuar vetë paditë, por është detyruar t’i ngrejë për shkak të ankesave të një ish-pretendenti për pronën. Meçollari tha se ministri Peleshi ka dijeni për shfrytëzimin e pronës së Forcës Detare nga Kastrati prej të paktën 3 muajsh.  

"Aty ka shkelje syri, tha kemi bërë tre padi, por paditë janë pa emër. Nuk janë me emër. Janë bërë 8-9 muaj pasi kanë filluar punimet. Punimet kanë filluar në 2021. Nëse do ta krahasojmë me veprimet që kreu ministria në Shëngjin, u bë bllokimi i punimeve nga policia ushtarake. Në rastin konkret, Ministria e Mbrojtjes ka bërë padi pa emër, ia ka lënë topin SPAK dhe nuk ka ushtruar funksionet e saj. Janë 5.2 ha të ndërtuar pa leje. Nuk i bie në sy njeriu? Ministria e Mbrojtjes duhet të jetë e qartë, të përmendë emra. Të shkojë në prokurori, por të ndalojë edhe punimet. Detyrën nuk e ka bërë Ministria e Mbrojtjes me institucionet e saj. Këta e kanë lënë 8 muaj. Një ish-pretendent ka ngritur çështjen dhe pasi ai e ka ngritur çështjen, këta janë detyruar të ngrenë një padi. Ministria e Mbrojtjes ka disa muaj që është e shqetësuar për këtë. Është një person që e pretendon pronën. Ai e ka ngritur problemin. Është tentuar të bllokohet procesi. Në dijeninë time, ministri e di prej 4-5 muajsh.
Meçollari tha se rasti i Porto Romanos është vetëm një nga shumë problemet që kanë dalë me pronat e ushtrisë. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të vendosë sekuestron mbi të gjitha këto prona dhe të kryejë një hetim të plotë mbi to.   Është edhe një koncesion tjetër i dhënë në Sarandë. Ka shumë probleme me pronën e Forcës Detare. Pas largimit tim, kemi të paktën 4 raste flagrante. Plani i ri i përhapjes ka disa prona të hequra. Dy prej tyre janë në bregdet. Veprimet antiligjore për pronat e ushtrisë vazhdojnë. I bëj thirrje SPAK të vendosë nën sekuestro të gjitha pronat e Forcave të Armatosura dhe të bëjë një hetim të plotë. Oreksi për pronat e ushtrisë është rritur jashtëzakonisht. "-tha Meçollari./Dosja.al

porti i porto romanos niko peleshi artur mecollari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet