Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Teksa ishte arrestuar në Greqi, Haxhiu u deportua ditën e sotme, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi brenda një lokali.
TIRANË- Sot, u deportua nga Greqia i shumëkërkuari i Policisë shqiptare Laert Haxhiu. Teksa ishte arrestuar në Greqi, Haxhiu u deportua ditën e sotme, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi brenda një lokali.
Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.
Por kush është Laert Haxhiu?
Dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese shqiptare. Të përfshirë në vrasje, plagosje, trafik droge dhe kanosje, Laert Haxhiu akuzohet për vrasjen e Gerti Lalës, një prej anëtarëve të bandës së Aldo Bares. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të vitit 2010, dhe për këtë krim, Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por gjykata e Apelit vendosi t’a lirojë për mungesë provash, dhe në vitin 2015 ai fitoi përballë drejtësisë. Por do të zgjaste shumë pak periudha e paqes për Haxhiun. Pasi doli nga burgu në fund të vitit 2014, ai u arrestua në qershor të 2015-ës pasi iu sekuestrua në makinë një sasi prej 1.2 kilogramë heroinë. Guximi i Haxhiut nuk ishte i pakët, pasi gjatë operacionit për kapjen e tij, ai tentoi të arratisej nga një mur, ku theu dhe këmbën. Pasi u kap, Haxhiu tha në Polici se mendonte se e ndiqnin njerëzit e Aldo Bares. Por sërish ai ia doli për të qenë i lirë, pasi gjykata e Durrësit, e dënoi vetëm me 17 muaj burg. Po ashtu, Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu, janë të dyshuar edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit, ku u plagos edhe Sajmo Xhelili.
Në çdo informacion që merrej për ta, Policia e Shtetit ishte në këmbë për të kapur 2 të shumë kërkuarit. Madje në shtator të vitit 2018, Reparti RENEA dhe ai i FNSH ndërmorën një operacion për kapjen e Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit në fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty. Operacioni jo vetëm që dështoi, por RENEA plagosi një të moshuar, i cili kishte dalë në dritare për të parë se çfarë po ndodhte. Nëse për Haxhiun u angazhuan dy Polici të vendeve të ndryshme për ta prangosur, por Orges Bilbili u arrestua nga rastësia në prill të vitit 2020, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim prej pandemisë së koronavirusit.
Historia e bandës së Lushnjes
Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA. Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”. Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.
Momenti i shoqërimit KAKAVIJË- Videoja mëposhtë tregon momentin kur i shumëkërkuari Laert Haxhiu ka mbërritur n&eu...
fotot ilustruese DURRËS- Tre persona janë proceduat ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se tre personat me iniciale S...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Ditën e sotme një vatër zjarri është regjistruar në varrezat publike të Gji...
Foto ilustruese KORÇA- 25 punonjës të drejtorisë së policisë Korçë dhe drejtorisë së Kufirit e M...
fotot ilustruese FIER- Një person është arrestuar në Fier dhe tre të tjerë janë proceduar për vepra penale të ...
ekstradimi TIRANË- Janë publikuar pamjet nga ekstradimi nën masa të rrepta sigurie i të shumëkërkuarit Laert Haxhiut. N...
Foto ilustruese TIRANË- Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, dr. Skënder Brataj ka reaguar në lidhje me dekla...
Homazhet TIRANË- Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, u varros më 3 korrik në Varrezat e Tufinës në Tiranë. Ceremonia e varrim...
laert haxhiu TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ekstradimin e të shumë kërkuarit, Laert Haxhiu. Në njoftimin e polici...
Pamjet TIRANË- Sot i është dhënë lamtumira e fundit shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare. Të shumtë k...