LIVE UPDATES
Aktualitet

“Koka” e grupit i jepte urdhërat nga Shqipëria/ Fitonin miliona euro nga shitja e kokainës në Francë, në pranga 20 persona

Bëhet me dije se organizata e tyre zhvillonte aktivitetin në rajonin Auverge-Rhone-Alpes.

5 Korrik 2024, 16:01 Nga E. D
“Koka” e grupit i jepte urdhërat nga Shqipëria/ Fitonin
fotot ilustruese

FRANCË- 20 shqiptarë janë arrestuar midis shkurtit dhe fillimit të korrikut në Francë dhe Shqipëri, të dyshuar për pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar droge. Bëhet me dije se organizata e tyre zhvillonte aktivitetin në rajonin Auverge-Rhone-Alpes. Ndërsa drejtuesit e grupit kriminal ndodheshin në Shqipëri dhe fitimet nga shitja e drogës nxirreshin jashtë Francës. Po ashtu edhe urdhërat për ngarkesat dhe porositë e trafikimit të lëndës narkotike jepeshin nga "kokat" e bandës që ndodheshin në Shqipëri. 

“Është një rrjet në shkallë të gjerë bazuar në masën dhe sasinë e shitur të lëndës narkotike. Me këtë import droge kërkohej një bazë shumë e rëndësishmne financiare. Më pas paratë dërgoheshin në Shqipëri”, tha një burim për CNEWS.

Konkretisht droga importohej nga Holanda prej rrjetit të shqiptarëve dhe shpërndahej në zonat ku edhe tregtohej në Rhone, Loire, Ain, Savoie dhe Haute-Savoy. Banda shqiptare nxirrte fitime të konsiderueshme nga aktiviteti kriminal në Francë. Paratë nxirreshin nga Franca dhe dërgoheshin në Shqipëri ku edhe investoheshin me qëllim bërjen e tyre legale.

“Kokat” e bandës kriminale arrestohen në Shqipëri

Një njësi e përbashkët hetimore, e krijuar vitin e kaluar, çoi në arrestimin e rreth 20 shqiptarëve, përfshirë 16 në Francë. Kjo njësi arriti të shkëmbejë në kohë informacionin midis hetuesve francezë nga Seksioni i Kërkimeve të Lionit (SR) dhe homologëve të tyre në Shqipëri. Në të dy vendet u bënë arrestime për të çmontuar këtë strukturë kriminale ndërkombëtare. 

Personi i dyshuar si “koka” e grupit u arrestua në Shqipëri bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij gjatë një operacioni të zhvilluar nga data 1-3 korrik. Jo më pak se 150 policë dhe xhandarë lokalë nga SR e Lionit u mobilizuan për këtë operacion.

Një anëtar i katër i këtij rrjeti u arrestua në shkurt teksa ndodhej në Francë, ku dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës mes porositësit dhe dërgesave që duhet të mbërrinin në Villeurbanne. Gjithashtu, ky person dyshohet se ka menaxhuar paralelisht një tjetër rrjet importi heroine dhe kokaine. Pas arrestimit, ai u kthye në Shqipëri, ku kërkohej të vuante dënimin me 16 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim të të miturve.

Goditen 10 baza ku shpërndahej droga

“Për të dorëzuar ngarkesën, ata mund të nisheshin në orën 01.00 të mëngjesit dhe të ktheheshin në orën 10.00 të po atij mëngjesi. Këta perrsona janë rreth 30 vjeç. Gjuetia e tyre ishe e ndërlikuar nga një veçori që do të thotë se në vendin e tyre ata mund të ndryshonin emrin disa herë në mënyrë krejtësisht të ligjshme, për t’i shpëtuar burgut”, tha i njëjti burim për CNEWS.

Kulmi i këtyre hetimeve të nisura në verën e vitit 2022 lejoi çmontimin e më shumë se 10 bazave të drogës në rajonin Auvergne-Rhone-Alpes por edhe konfiskimin e 100 mijë euro cash dhe 18 automjete, duke përfshirë dy nga makinat që përdoreshin për të importuar drogën në Nëntor 2023. Në Francë u sekuestruan më shumë se 10 kg kokainë dhe heroinë nga hetuesit si dhe 82 kg përzierës, të cilat mund të çonin në prodhimin e më shumë se 400 kg “mall”, e cila në treg do të arrinte vlerën 800 mijë euro.

france shqiptare te arrestaur

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet