LIVE UPDATES
Aktualitet

Emigracioni, BIRN: Kapërcimi i murit drejt lirisë, ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të tij

Një shqiptar që 34 vjet më parë kapërceu një mur ambasade në Tiranë për t'i shpëtuar regjimit represiv komunist të vendit, kujton luftën e tij për të gjetur lirinë dhe një shtëpi të re në Evropën Perëndimore.

5 Korrik 2024, 15:22 Nga M.B
Emigracioni, BIRN: Kapërcimi i murit drejt lirisë, ishte vetëm
Foto ilustruese

TIRANA- Më 2 korrik 1990, një kamion Liaz u përplas me murin e kompleksit ku ndodheshin disa ambasada të huaja në Tiranë, duke shkaktuar tronditje në të gjithë Shqipërinë. Ajo ngjarje, tetë muaj pas rënies së Murit të Berlinit, shënoi aktin e parë kolektiv të kundërshtimit kundër regjimit shtypës komunist të Shqipërisë.

Me të dëgjuar lajmin, 22-vjeçari Nikoll Bufi e kuptoi se ai ishte momenti i tij për të vepruar. Dy ditë më vonë, ai hipi në një autobus nga lagjja e tij e Kombinatit në qendër të Tiranës, e kaloi natën në shtëpinë e tezes së tij dhe, më 5 qershor, më në fund kërceu mbi murin e kompleksit të ambasadës. Ai iu bashkua mbi 5,000 shqiptarëve të tjerë që zgjodhën të arratiseshin nga vendi duke depërtuar në kompleksin ku strehoheshin ambasadat perëndimore ose ndërtesat e ambasadave të Jugosllavisë dhe Hungarisë.

“E kisha pritur këtë moment për një kohë të gjatë. Isha gati dhe i sigurt se, duke kapërcyer atë mur, më në fund do t'i lija në anën tjetër mundimet e mia”, tha Bufi.

Bufi nuk e dinte atëherë se ai ishte thjesht fillimi i një udhëtimi të gjatë të shënjuar nga pengesa të mëtejshme përpara se të gjente më në fund një shtëpi në botën e lirë.

Ky vit shënon 34-vjetorin e hyrjes në ambasada në Shqipëri. Narrativa mbizotëruese sugjeron se shqiptarët e guximshëm që hynë në komplekset e ambasadave perëndimore për t'i shpëtuar komunizmit u mirëpritën me shpejtësi në Perëndim dhe krijuan lehtësisht jetë të reja të shumëpritura, kudo që ata zgjodhën të shkonin. E vërteta e paraqitur nga vetë protagonistët tregon një realitet më të nuancuar.

Ëndrra të përbashkëta për një jetë më të mirë

Bufi nuk i përkiste njërës prej atyre familjeve të persekutuara nga regjimi komunist në Shqipëri.

I lindur në Tiranë, më i vogli nga katër fëmijët, familja e tij u zhvendos në lagjen Kombinat të Tiranës, një periferi e krijuar për të strehuar punëtorët e fabrikës së tekstilit të epokës komuniste të ndërtuar në vitet 1950 dhe të emërtuar sipas liderit sovjetik Jozef Stalin.

Të dy prindërit e tij punonin në fabrikë dhe jeta e familjes konsiderohej normale brenda kufijve të vendosur nga regjimi.

Duke ndjekur rrugën e pritur për djemtë e prejardhjes së tij në Shqipërinë komuniste, Bufi kreu shkollën e mesme në lagjen e tij përpara se të shkonte në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ai u caktua të shërbente për dy vjet në ishullin e Sazanit.

Pikërisht gjatë kësaj kohe, në fund të viteve 1980, ai krijoi për herë të parë idenë e arratisjes nga vendi. Kjo ishte kryesisht për shkak të Janit, një shok gjatë shërbimit ushtarak me të cilin ai u lidh më shumë.

Gjatë turneve të tyre të gjata të natës në ruajtje të ishullit në ngushticën e Otrantos kundër armiqve të perceptuar të regjimit komunist të Shqipërisë, ata ndanin ëndrrat për një jetë më të mirë në një vend tjetër ku mund të shijonin lirshëm muzikën që pëlqenin, të shikonin të gjithë filmat më të fundit dhe futbollin, dhe në përgjithësi të jetonin në liri.

Ndonjëherë ata zhvillonin skenarë se si të arratiseshin nga vendi dhe t'i kthenin ëndrrat e tyre në realitet. Teksa shikonin anijet shqiptare të peshkimit rreth Sazanit, ata diskutuan idenë e guximshme për të përdorur armët e tyre të shërbimit për të rrëmbyer një varkë dhe për ta detyruar ekuipazhin e saj t'i çonte në Itali.

“Ishim të rinj dhe ndonjëherë ëndërronim çmenduri. Fatmirësisht, kurrë nuk u përpoqëm të materializonim ndonjë nga ato ide të çmendura”, tha ai.

Megjithatë, Jani mund të ketë vepruar i pavarur. Në vitin 1988, ai mori leje rutinë nga ushtria për të vizituar qytetin e tij të lindjes, Sarandën, një qytet bregdetar pranë kufirit grek, dhe nuk u kthye më në bazë. Baza u vizitua shpejt nga anëtarët e policisë sekrete komuniste, Sigurimi famëkeq, i cili pyeti nëse Jani i kishte shprehur ambicien ndonjërit prej tyre për t'u arratisur nga vendi.

“Sigurisht që nuk u thashë asgjë, por u kuptua që Jani kishte vepruar. Megjithatë, nuk ishte e qartë nëse ai ia kishte dalë”, tha Bufi. Ai nuk ka dëgjuar më kurrë për mikun e tij të vjetër deri më sot.

Nën sundimin komunist në Shqipëri, përpjekja për t'u arratisur ishte një vepër e rëndë penale. Ushtria kufitare ishte e autorizuar të qëllonte ata që kapeshin duke u arratisur, një masë që synonte të pengonte fuqimisht të arratisurit e mundshëm.

Pas rënies së Murit të Berlinit dhe rënies së komunizmit në të gjithë Evropën Lindore, shqiptarët e vendosur filluan të shtonin përpjekjet e tyre për të kaluar kufijtë. Ata besonin se regjimi në Shqipëri po dobësohej dhe, madje, mund t'i toleronte këto përpjekje arratisjeje. Por gaboheshin.

Studiuesit që shqyrtojnë dokumentet arkivore vlerësojnë se vetëm në vitin 1990 rreth 100 persona u qëlluan për vdekje teksa tentonin të arratiseshin nga Shqipëria. Shumica e viktimave ishin të rinj nga 18 deri në 32 vjeç. Të dhënat tregojnë se disa ishin edhe të rinj 16-vjeçarë.

Rrugë sfiduese drejt një shtëpie të re

Bufi kishte një synim të qartë kur hyri në kompleksin e ambasadave perëndimore në Tiranë, më 5 korrik 1990: të arrinte në ambasadën gjermane, e cila tashmë strehonte 3,000 shqiptarë të cilët kishin hyrë aty pak ditë më parë. Megjithatë, frika përzierë me emocionin që përjetoi ndërsa kapërceu murin dhe u gjend në një vend të panjohur e la atë të hutuar dhe të paaftë për të vepruar me saktësinë që kishte parashikuar.

Sapo shkeli në këtë botë të re, ai takoi një vajzë të re me një fustan të shkurtër veror, e cila e ftoi ta ndiqte. Ai e bëri këtë pa u menduar shumë. Pak minuta më vonë ai u gjend në kopshtin e ambasadës hungareze dhe zbuloi se vajza që e kishte ftuar ta ndiqte ishte vajza e ambasadorit hungarez. Gjatë atyre ditëve, ajo po përpiqej aktivisht të ndihmonte ata që po kapërcenin murin.

Tridhjetë e katër vjet më vonë, në një kafene plot zhurmë në stadiumin Air Albania, Bufi kujton ngjarjen me buzëqeshje. “Pikërisht ai moment përcaktoi jetën time të ardhshme”, tha ai.

Në kampin e improvizuar në kopshtin e ambasadës hungareze në Tiranë, ai takoi rreth 30 bashkëqytetarë shqiptarë, kryesisht të rinj si ai, të cilët kishin rrezikuar jetën e tyre në kërkim të një jete më të mirë. Ai vendosi t'i jepte një shans Hungarisë.

Me një përzierje tensioni dhe pritjeje, ata hipën në një avion nga Tirana dhjetë ditë më vonë për në Budapest. Pritja ishte emocionuese.

“Në aeroport na pritën disa persona dhe aktivistë. Na u afruan edhe disa gazetarë për intervista. Në përgjithësi, u ndjemë vërtet mirë”, tha ai.

Ata u strehuan në një kamp refugjatësh pranë Budapestit dhe ditë pas dite filluan të mësojnë më shumë për vendin që i kishte mirëpritur dhe të shikonin mundësitë për punë.

Megjithatë, shpejt u bë e qartë se Hungaria ishte një vend që po përballej me shumë sfida, pasi sapo po dilte nga sistemi i saj komunist. Pasiguritë ekonomike, rritja e papunësisë dhe inflacioni krijonin pak mundësi për të ardhurit.

“Ajo me të cilën u përballa më shumë ishte mungesa e perspektivës dhe dekurajimi, pasi edhe hungarezët po emigronin në vende të tjera evropiane për një jetë më të mirë”, kujton Bufi.

Pas disa muajsh, ai vuri sërish në lëvizje planet e tij për të arritur në Gjermani. Së bashku me pesë shokë shqiptarë nga kampi, ai filloi përgatitjet për një tjetër arratisje. “Ne nuk mund ta bënim ligjërisht këtë, pasi kishim të drejtë të qëndronim vetëm në Hungari dhe na duheshin viza për të udhëtuar në vendet evropiane”, tha ai.

Në prag të Krishtlindjes së vitit 1990, menjëherë pas rënies përfundimtare të komunizmit në Shqipëri, ata hipën në një tren nga Budapesti për në Szombathely, një qytet hungarez afër kufirit austriak. Ata e kaluan kufirin ilegalisht në këmbë dhe patën fatin që në anën tjetër gjetën një shofer që i çoi në stacionin më të afërt të trenit. Prej aty, ata blenë bileta për në Salzburg, duke planifikuar të kalonin kufirin austro-gjerman në këmbë.

“Ishte jashtëzakonisht ftohtë, me borë që binte dhe temperaturat gjatë natës binin në minus 10 gradë. U përpoqëm të hiqeshim si turistë, por veshja jonë e keqe dhe konfuzioni na bënë të dukeshim si individë mjaft të çuditshëm”, kujton ai.

Kalimi i kufirit ilegalisht për në Gjermani ishte i vështirë. Sapo shkelën në tokën gjermane, ata u arrestuan nga rojet kufitare dhe u dërguan në një komisariat për të kaluar natën. Me një gjermanishte të çalë, ata shpjeguan se ishin refugjatë shqiptarë që kërkonin azil në Gjermani, por lutjet e tyre nuk u dëgjuan dhe në mëngjes ata u kthyen në Salzburg. Pas kthimit të tyre, autoritetet austriake i futën në paraburgim për 40 ditë përpara se t'i lironin.

Në ditën e tyre të parë të lirisë, ata u përpoqën të kalonin përsëri për në Gjermani, por u kapën përsëri dhe u kthyen në Austri. Fatmirësisht, këtë herë nuk u ndaluan.

“Edhe sot nuk e kuptoj pse Gjermania nuk na dha një shans për të qëndruar… Pas përpjekjes së dytë, ishim të rraskapitur dhe hoqëm dorë nga ëndrra jonë për të arritur në Gjermani”, tha Bufi.

Ndërsa endej rrugëve të Salzburgut pa drejtim dhe para, një grua e sjellshme iu afrua dhe i sugjeroi të kërkonin ndihmë në zyrën e shoqatës bamirëse katolike Caritas.

Në Caritas, ata morën ndihmë për të blerë bileta treni për në Vjenë dhe u këshilluan të aplikonin për azil në zyrat e emigracionit atje. Pas kësaj këshille, ata shkuan në Vjenë, ku u mirëpritën dhe iu garantua strehim. Menjëherë pas kësaj, kërkesa e tyre për azil u pranua.

Disa muaj më vonë, Bufi u vendos në qytetin e Grazit, ku jeton tashmë prej më shumë se tre dekadash. Sot Grazi është vendi që ai e quan shtëpi./ BIRN

emigracioni

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria