LIVE UPDATES
Aktualitet

KLSH tek Emergjencat Civile, kërkon pezullimin e 2 drejtorëve: Kontratë me kompani pa helikopter

Në raportin prej gati 90 faqesh, rezulton se Robert Hysenllari nuk ka kryer inspektimet për gatishmërinë e strukturave në 2021, madje agjentëve të KLSH-së u rezulton se kontrata me helikopterët privatë për shuarjen e zjarreve është lidhur në mënyrë të padrejtë.

28 Qershor 2022, 09:56 Nga k.m.
KLSH tek Emergjencat Civile, kërkon pezullimin e 2 drejtorëve:
Robert Hysenllari dhe Klajdi Nikolla

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një audit në institucionin e Emergjencave Civile, e në fund ka kërkuar pezullimin nga detyra të 2 drejtorëve. Atë të Robert Hysenllarit, Dr. i Gatishmërisë e Koordinimit të Përgjigjes Emergjente dhe të Klajdi Nikollës, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Projekteve. Në raportin prej gati 90 faqesh, rezulton se Robert Hysenllari nuk ka kryer inspektimet për gatishmërinë e strukturave në 2021, madje agjentëve të KLSH-së u rezulton se kontrata me helikopterët privatë për shuarjen e zjarreve është lidhur në mënyrë të padrejtë. Ndërsa drejtoria e Nikollës shkeli ligjin e prokurimit, duke lidhur kontratë me një kompani "V.H.", e cila nuk ka asnjë mjet fluturimi.

"Në këtë kontekst, shpenzimi prej 36,069,300 lekë për blerjen e shërbimit me dy helikopter nga shoqëria “V.H.” nga AKMC, nuk do të ishte kryer në qoftë se Ministra e Mbrojtjes do të kishte përdorur kapacitetet e veta operacionale, si dhe AKMC nuk do të ishte drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile ERCC, për ndihmë ndërkombëtare, ndihmë e cila ka ardhur nga Shteti Hollandez me 3 mjete Helikopter dhe 76 veta personel, republika Ceke me 2 mjete Helikopter me 7 veta personel,"-shkruhet në raportin e KLSH-së.

Nga auditimi i cili ka përfunduar në datën 10 Dhjetor të vitit të kaluar rezulton se Shqipëria nuk ka strategji kombëtare për zvogëlimin e riskut për fatkeqësitë duke bërë të pamundur parashikimin e fatkeqësive dhe pasojave të mundshme nga fatkeqësitë. Në shkallë vendi, nga 61 bashki janë marrë të dhëna nga 55 prej tyre ku raportohet 152 mjete zjarrfikëse.

Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion). Nga ana tjetër bashkive u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj.

“Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme. – Bashkive dhe njësive administrative u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj. Nga bashkitë janë raportuar: Pompa shpine gjithsej 243, nga këto profesionale 221, të zakonshme 22, fikse me pluhur 568, me CO2 92, pompa thithëse 23 dhe pompa të ndryshme 55. Numri i zjarrfikësve profesionist për vitin 2021 është 1295. Popullsia në Republikën e Shqipërisë më 1 janar 2021 është 2,829,741 banor. Numri i banorëve/zjarrfikës për vitin 2021 është 2,185, duke kaluar 205 banor për zjarrfikës, në kundërshtim me Ligjin 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” neni 7, pika 5. Në zbatim të Ligjit Nr. 152/2015,”Për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shërbimin e Shpëtimit”, shumica e kompetencave të shuarjes së zjarrit u transferuan nga prefekturat tek bashkitë, duke lënë në nivel qendror vetëm legjislacionin, trajnimin dhe bashkëpunimin mes strukturave të shuarjes së zjarrit.

Po në zbatim të këtij ligji , Bashkitë janë të detyruara të investojnë në ngritjen e kapaciteteve vullnetare të shuarjes së zjarreve, përveç shërbimit profesional. Por kufizimet buxhetore pengojnë shumë bashki të zhvillojnë programe për shuarjen e zjarrit me vullnetarizëm (Më hollësisht trajtuar në pikën 2.1, faqe 16-31 të Raportit Përfundimtar të Auditimit). 5.1. Rekomandimi: Nga Drejtori i Përgjithshëm ti bëhet prezent Instancave më të Larta Shtetërore, pamjaftueshmëria e burimet njerëzore dhe teknike për menaxhimin efektiv dhe reagimin ndaj situatave emergjente(zjarret)”, thuhet në raport.

Pjesë nga raporti i KLSH

Gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura të destinuar për emergjencat civile (zjarret), ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë. Konkretisht Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopter gjithsej, ka në gjendje operacionale vetëm një helikopter të gatshëm, i cili është përdorur gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë gjatë vërës së këtij viti. Në këtë kontekst, shpenzimi prej 36,069,300 lekë për blerjen e shërbimit me dy helikopter nga shoqëria “V.H.” nga AKMC, nuk do të ishte kryer në qoftë se Ministra e Mbrojtjes do të kishte përdorur kapacitetet e veta operacionale, si dhe AKMC nuk do të ishte drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile ERCC, për ndihmë ndërkombëtare, ndihmë e cila ka ardhur nga Shteti Hollandez me 3 mjete Helikopter dhe 76 veta personel, republika Ceke me 2 mjete Helikopter me 7 veta personel.

Gjithashtu USAID ka ofruar asistencë teknike mbi metodat e shuarjes së zjarreve në pyje me 4 veta personel, të cilët lehtësuan procesin e shuarjes së zjarreve në vatrat më kritike të vendit. 

Klajdi Nikolla, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, për arsye se Kualifikimi, shpallja fitues e operatorit ekonomik "V.H." nga KVO, si dhe lidhja e kontratës, është kryer në mënyrë të padrejtë, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 162, datë 23.12.2020, "Për prokurimin publik" nenet 77,87,89,90,92 dhe VKM nr. 285, datë 19.5.2021, "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", neni 82. Konkretisht:

-Operatori ekonomik "V.H."shpk nuk disponon asnjë mjet të fluturimit ajror, por ka aktmarrëveshjen e datës 07.06.2020 ndërmjet Operatorit ekonomik "V.H."shpk, dhe Kompanisë A.I.G.CGjermani, dokument i pavlefshëm për tu marr në konsideratë.

Robert Hysenllari

D.1.a. "Largim nga shërbimi civil", sipas pikës "ç" e nenit 58,

1. R.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, për arsye se:

-Për periudhën objekt auditimi nga AKMC, nuk janë kryer inspektime për gatishmërinë e strukturave të Mbrojtjes Civile për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 45/2019 "Për mbrojtjen civil", neni 67 "Inspektimi", pikat 1 dhe 2.

klsh tek emergjencat civile robert hysenllari klajdi nikolla

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë