LIVE UPDATES
Aktualitet

“Klea Rama” si strategji për projektin e dytë të Ermes Hoxhallit. Në lojë jo vetëm Ministria e arsimit, ja shifra e përfituar

Fotot e Kleas në fakt ishin të këngëtares amerikane Gracie Abrams. Ermesi u dënua për falsifikim kompjuterik dhe dokumentesh, ku ka riprodhuar edhe firmën e një punonjëse të Ambasadës Amerikane. Sidoqoftë skema e mashtrimit nuk preku nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit dhe u kalua me heshtje publikisht. Por përpara prokurores në deponimin e miratimit të projektit , zyrtarët kanë folur.

14 Dhjetor 2025, 22:15 Nga E. D
“Klea Rama” si strategji për projektin e dytë të
foto ilustruese

TIRANË- Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, i mbikëqyrur nga Ministria e Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë edhe dhjetëra mësues gjatë një viti shkollor, për një punë jashtë orarit të papaguar, në fund rezultoi një gënjeshtër.

Fotot e Kleas në fakt ishin të këngëtares amerikane Gracie Abrams. Ermesi u dënua për falsifikim kompjuterik dhe dokumentesh, ku ka riprodhuar edhe firmën e një punonjëse të Ambasadës Amerikane. Sidoqoftë skema e mashtrimit nuk preku nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit dhe u kalua me heshtje publikisht. Por përpara prokurores në deponimin e miratimit të projektit , zyrtarët kanë folur.

Verifikimet nxjerrin në pah parregullsi të shumta. Kërkesa për projekt nuk ishte zyrtare dhe as e protokolluar, raporton gazetarja Kristi Gongo. Para urdhrit për zbatim me email në datë 18 shtator nga Nina Guga, vetë ish zëvendës ministrja  tregon se fillesat e komunikimit me Klea Ramën ishin përmes SMS nga një numër i huaj ku i ka shpjeguar idenë e projektit, teksa i ka dërguar një foto të saj krah kryeministrit.

I pyetur si person në dijeni drejtori i programeve dhe politikave arsimore në Ministri që ju delegua ndjekja e projektit Shkëlqim Allkaj deklaron se insistimi për tu vlerësuar me prioritet projekti ka qënë dhe nga sekretari i përgjithshëm Erzen Tola. Madje, është Shkëlqimi që hedh dyshimet e para të lidhjes mes Kleas dhe Ermesit.

“Në një bisedë informale me drejtoreshën e ZVA Lezhë më ka thënë se kishte komunikuar me znj. Klea Rama në WhatsApp dhe i kishte kërkuar mbështetje për të ndërhyrë në Bashkinë Lezhë për projektin e teatrove të Ermes Hoxhallit dhe i kishte dërguar numrin e këtij të fundit. Di që ai ka patur komunikime me shumë nga eprorët e mi dhe këtë person më është kërkuar shprehimisht nga Sekretari i Përgjithshëm që ta prisja në zyrë. Kujtoj që në muajin maj ky shtetas ka kërkuar miratimin e projektit, por i është miratuar nga ana jonë vetëm komunikim me shkollat për projektin e teatrove faza e parë”.

Çfarë vëren hetimi? Dëshmitë e mbledhura nga zyrtarë të ministrisë së arsimit, drejtues shkollash si dhe zyrash vendore arsimore zbulojnë përpjekjen që Ermesi kishte përmes personazhit surreal “Kleas” të ndërhynte për projektet e tij në lidhje me teatrin.

Pra, qartazi janë zhvilluar dy projekte paralelisht nga Ermesi me Ministrinë e Arsimit, një në skemën e Klea Ramës dhe një me emrin e vetë, kërkesë e dërguar për miratim elektronikisht një javë më vonë pas emailit për “Lets talk together about United States”, po në shtator të vitit 2023.

Sepse siç tregon ai për Top Channel, dyert pa Klean ishin thuajse të mbyllura. Por kur me Ministrinë e Arsimit Ermesi arriti vetëm fazën e parë të projektit “Konkurs Kombëtar Teatror Rinor”, në pah del një ministri tjetër. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku Ermesi është një nga fituesit ndër gati 600 aplikime për projekte në art dhe kulturë. 20-vjeçari ka firmosur kontratë me mbështetje financiare në vlerën 400 000 lekë të reja, për organizimin e një festivali me nxënësit më të mirë aktorë./Top Channel

ministria e arsimit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet