LIVE UPDATES
Aktualitet

Kishte vënë lokalin në funksion të shitjes së drogërave dhe lojërave të fatit, arrestohet 56-vjeçari në Korçë

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të banesës së 56-vjeçarit dhe të prndëre të tij u gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, 2 krehëra armë zjarri dhe 160 000 euro të dyshuara me burim veprimtaritë kriminale.

13 Janar 2024, 13:15 Nga M.B
Kishte vënë lokalin në funksion të shitjes së
Foto ilusruese

KORÇA- Një 56-vjeçar me inicialet R. K., banues në fashti Boboshticë të Korçës, është arrestuar pasi kishte përshtatur lokalin për përdorim drogash të forta dhe për lojëra fati. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 20-vjeçar me inicialet M. N., banus në Korçë, pasi u kap duke blerë kokainë në lokalin e 56-vjeçarit.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të banesës së 56-vjeçarit dhe të prndëre të tij u gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, 2 krehëra armë zjarri dhe 160 000 euro të dyshuara me burim veprimtaritë kriminale.

Njoftimi i plotë i policisë:

'DVP Korçë/Megaoperacionet “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, goditje të vazhdueshme kundër krimeve, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mix”, i organizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë.

Kishte përshtatur lokalin për përdorim drogash të forta dhe për lojëra fati, dhe në banesë mbante drogë, municion luftarak dhe 160 000 euro nga krimet, vihet në pranga 56-vjeçari.

Sekuestrohen heroinë, 240 gramë kokainë, peshore elektronike, armë e ftohtë, municion luftarak, 160 000 euro, laptop, çipsa, celular dhe automjet.

Procedohet penalisht një 20-vjeçar që u kap duke blerë kokainë në lokalin e të arrestuarit.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë së Korçës, në kuadër të megaoperacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, si dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, kësaj here për një lokal në fshatin Boboshticë, ku kryheshin disa krime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mix”.

Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga pronari i këtij lokali, shtetasi R. K., 56 vjeç, banues në fshatin Boboshticë.

Nga kontrollet në lokal, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje drogash të forta (heroinë dhe kokainë), në doza. Gjithashtu, se ishte përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në ambientet e lokalit u kap duke blerë doza kokaine, shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në Korçë, ndaj të cilit filloi procedimi në gjendje të lirë.

Më tej, nga kontrollet në banesën e 56-vjeçarit dhe në atë të prindërve të tij, shërbimet gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, 2 krehëra armë zjarri dhe 160 000 euro të dyshuara me burim veprimtaritë kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: sasi lëndësh narkotike heroinë dhe kokainë, një peshore elektronike, municioni luftarak, 1 shkop bejsbolli, shuma e eurove, një laptop, valixhe me çipsa, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.'

korca droga arrestim polici

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet