LIVE UPDATES
Ekonomi

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë kompletohet, Kuvendi voton 4 anëtarët e rinj

Anëtarët e rinj do të jenë Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj të propozuar nga vetë Kuvendi dhe Ervin Mete e Jonida Prifti, të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

20 Shkurt 2026, 11:37 Nga D.S
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

TIRANË- Parlamenti votoi dje emërimin e katër anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Anëtarët e rinj do të jenë Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj të propozuar nga vetë Kuvendi dhe Ervin Mete e Jonida Prifti, të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Votimi për kandidaten e pestë, Matilda Shehu, të propozuar nga një grup deputetësh të shumicës, u shty me vetë kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Selami Xhepa aktualisht është president dhe pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, ndërsa të shkuarën ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, këshilltar i kryeministrit për çështjet ekonomike, ekonomist i lartë në Bankën e Shqipërisë, etj.

Holta Zaçaj në fund të vitit të kaluar mbylli mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në të shkuarën ka qenë pedagoge, avokat dhe drejtuese e departamentit Ligjor në Alpha Bank Albania.

Ervin Mete ka mbajtur në të shkuarën detyrën e ministrit të Financave dhe drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Jonida Prifti aktualisht punon në Bankën e Këshillit të Europës për Zhvillim, në pozicionin e menaxheres për Shqipërinë, Gjeorgjinë dhe Lituaninë, ndërsa më herët ka punuar edhe në Bankën e Shqipërisë.

Në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka ngelur edhe një vend tjetër vakant dhe për të cilin kandidati duhet të propozohet nga Këshilli i Ministrave.

Kryeministria ka hapur përsëri një procedurë aplikimesh për kandidatët e interesuar.

Në njoftimin e tij, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë për vendin e fundit vakant të një anëtari në këtë këshill, që duhet të propozohet nga ky institucion. Sipas ligjit, aplikantët duhet të kenë arsimin e lartë ekonomik ose juridik, përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare, kualifikime profesionale të profilit dhe përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.

Kryeministria pati hapur një procedurë të parë aplikimesh në fund të nëntorit 2025, në vijim të së cilës iu propozuan Kuvendit për t’u votuar dy kandidatë. Ndërkohë, ky institucion nuk bëri publike arsyet e mospropozimit të një kandidature të tretë dhe nuk publikoi as listën e kandidatëve që aplikuan në proces. Afati i pranimit të aplikimeve për këtë procedurë të re është data 11 mars 2026.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj do të zhbllokojë pas afërsisht dy muajsh funksionimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në muajin dhjetor, përfundoi mandati i gjashtë prej nëntë anëtarëve të mëparshëm të Këshillit. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre pas përfundimit të mandatit. Ndërkohë, ligji “Për Bankën e Shqipërisë” kërkon që mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të emëruar, duke përfshirë praninë e kryetarit ose zëvendëskryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.

Për këtë arsye, prej gati dy muajsh Këshilli Mbikëqyrës nuk ka më kuorum dhe vendimmarrja  është faktikisht e paralizuar. Dy mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës, të planifikuara për t’u zhvilluar në janar dhe shkurt, dështuan. Në mbledhjen e muajit shkurt duhet të shqyrtohej dhe miratohej raporti i Politikës Monetare për tremujorin e parë të vitit, i shoqëruar me vendimmarrjen e radhës të politikës monetare për normat bazë të interesit./Monitor.al

votohen katër anëtarët e rinj të këshillit mbikëqyrës të bankës së shqipërisë bsh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet