LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kërkoi që ta pastronim brenda dhe jashtë"/ Zbardhen dëshmi të reja nga punonjësit e servisit ku filipinezi çoi makinën pas vrasjes së Ilaria Sulës

Siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës.

6 Prill 2025, 17:47 Nga M.L
"Kërkoi që ta pastronim brenda dhe jashtë"/ Zbardhen
Foto ilustruese

ITALI- Të tjera detaje janë kanë dalë në pah lidhur me vrasjen e 22-vjçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u qëllua me thikë për vdekje nga ish i dashuri i saj me filipinas, Mark Samson. Mediat italiane raportojnë se ditë pasi i riu ka vrarë shqiptaren dhe e hodhi atë në një pyll, ka dërguar makinën e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës.

Njëri prej punonjësve ka deklaruar se ai ishte klient i tyre prej rreth një viti dhe se dy ditë pas zhdukjes së Ilarias, ai kishte çuar makinën për riparimin e parakolpit si edhe kishte kërkuar dhe që mjeti të pastrohet brenda dhe jashtë. Ata gjithashtu e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar ndonjëherë që ai mund të bënte diçka të tillë.

“Ishte klienti ynë për rreth një vit, i kishim riparuar makinën disa herë dhe asnjëherë nuk kishte probleme. Përkundrazi, ishte një nga më të duruarit. Një herë ka pritur më shumë se një orë në garazh për ta marrë makinën, pa u ankuar. E kam thirrur më 28 mars për t’i thënë të më sillte makinën të hënën. Ai kishte pasur një aksident më 21 dhjetor dhe duhej të riparonte parakolpin dhe të zëvendësonte diçka që ishte thyer. Nuk ishte faji i tij. Ata e kishin përplasur, siç tregon edhe kamera e makinës,” ka treguar sekretarja që merret me të gjitha procedurat në servis.

Mediat italiane shkruajnë se e njëjta kamer që ka regjistruar aksidentin e tij në dhjetor të vitit të kaluar, mund të ketë regjistruar disa momente të udhëtimit që studenti bëri nga shtëpia e tij në rrugën Homs deri te shkëmbi ku hodhi trupin e Ilarisë, të cilin e kishte mbyllur në një valixhe. Por, askush në servis nuk di çfarë ka ndodhur me kamerën.

“Nuk e mbaj mend nëse kur pastruam makinën nga brenda kamera ishte ende aty. Ne zakonisht, përpara se t’i dorëzojmë makinat klientëve, i pastrojmë gjithmonë dhe Marku e dinte këtë. Por të hënën, kur erdhi tek ne, ai insistoi që ta pastronim brenda dhe jashtë,” është shprehur mekaniku i servisit.

“Ishte si gjithmonë i edukuar, i sjellshëm, i veshur mirë. Asnjë sjellje të dyshimtë. E la makinën dhe u përshëndetëm, duke i thënë që do ta kontaktonim sapo të përfundonim punën. Dhe, duke dalë, më kujtoi përsëri të pastronim makinën brenda dhe jashtë. Po, ai ishte shumë i saktë me makinën e tij, dhe nuk dyshova për asgjë”, ka treguar më tej ai.

Edhe brenda makinës, punonjësi i pastrimit të servisit ka deklaruar nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Siç thotë ai, në mjet nuk ka vërejtur shenja gjaku ose sende të dyshimta.

“Kur përdora fshesën e pastrimit nuk pashë as njolla, as prerje në tapicerinë e makinës, as në bagazh. Tapiceria është shumë e errët dhe, më shumë se kaq, ne nuk bëjmë ndonjë analizë të thelluar të materialeve. E pastruam dhe mbaroi. Në fund të fundit, nuk do të kisha menduar kurrë se ai kishte përdorur makinën vetëm pak para për të transportuar trupin e asaj vajze”, tha ai.

Për punonjësit e sevisit ka qenë shokuese vrasja e Ilarias, pasi dhe ata e kishin parë atë disa herë, teksa shoqëronte Mark Samsonin për të rregulluar ose pastruar makinën.

“Herë pas here ajo e shoqëronte. Ajo ishte shumë e turpshme dhe e bukur. Dukeshin një çift i bukur,” thonë ata. Por, atë mëngjes Marku ishte vetëm. Dhe askush nuk do të kishte menduar kurrë se vajza me të cilën ai vinte shpesh nuk ishte aty, sepse ai e kishte vrarë.

“Menjëherë të mërkurën në mëngjes, pasi të kishim mbaruar punën, të kishim pastruar makinën përsëri do ta thërrisja Markun për t’i thënë të vinte ta merrte në mbrëmje,” shpjegon sekretarja.

Por ajo nuk e bëri kurrë atë telefonatë, sepse atë ditë policia erdhi në servis për të sekuestruar mjetin.

“Hynë, na pyetën se cila ishte makina e Markut dhe pastaj na thanë që ishte nën sekuestrim. Mendova se ishte ndonjë problem lidhur me aksidentin e dhjetorit ose ndoshta kishte goditur dikë pa e kuptuar. Por pastaj kuptova se ishte diçka më serioze. Nuk na dhanë asnjë shpjegim, por nga numri i njerëzve që erdhën, ishte e qartë që diçka ishte shumë e rëndë,” thotë sekretarja.

“Makina ishte ende e çmontuar. I thashë oficerëve që ta montonim menjëherë, por ata nuk na lejuan të prekej më dhe e morën me vete të çmontuar,” tha mekaniku.

“Kur më vonë u përhap lajmi për gjetjen e Ilarisë, mbetëm të shokuar, askush nuk mund të kuptojë si një djalë kaq i mirë mund të ketë kryer një vrasje”, thanë punonjësit e servisit.

ilaria sula

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet