Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. • Mësohet se 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. • Autopri 21-vjeçar quhet Daniel Pepa dhe është shpallur në kërkim. • Mësohet se njëri prej viktimave dhe një tjetër kanë shkuar në ambientet e lokalit, duke i kërkuar kamarierit një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur. • Ndërkohë, Paluçi që ka qenë në lokal si klient është përfshirë në ngjarjes, pasi personat kanë pasur debat me kamarierin fillimisht se pse nuk po u bënte kafen. • Në këto momente, debati ka agravuar mes Paluçit dhe Pepës, ku janë nxjerr armët. • 33-vjeçari ka vrarë fillimisht Aranit Kurtin, ndërsa mbi Paluçin ka qëlluar Daniel Pepa.
14 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Personi që shihni në foto është Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në një lokal në Durrës. Paluçi rezulton me një të kaluar kriminale. Ai është arrestuar më herët në vitin 2015 në Itali, si pjesë e një bande të strukturuar grabitësish që vepronin në mënyrë të sofistikuar në disa qytete italiane.
Grupi përbëhej nga 6 shtetas siçilianë dhe Paluçi si i vetmi shqiptar, të cilët identifikoheshin nga metoda e veçantë që përdornin për grabitjet, hapjen e vrimave në muret e bizneseve për të depërtuar brenda tyre. Hetimet ndaj këtij grupi nisën në verën e vitit 2014, pas dy grabitjeve të dhunshme të argjendarive në Ravenna dhe Alfonsine, ku brenda një periudhe 20-ditore, autorët arritën të merrnin sende me vlerë rreth 200,000 euro.
Në njërin prej rasteve, grabitësit janë përballur edhe me pronarin e dyqanit, duke mbajtur armë lodër për të trembur dhe neutralizuar viktimën, e më pas janë larguar me një sasi të konsiderueshme sendesh të çmuara.
Si ndodhi ngjarja në Manëz?
Gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe. Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.
Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al
DURRËS- Pamjet brenda lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Durrës janë publikuar. Siç shihet edhe në pamje, duket ekspresi dhe tavolina ku ishin të ulur të rinjtë.
Gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe. Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.
Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al
DURRËS- Personi që shihni në foto është Aranit Kurti i cili u vra pas sherrit për kafe në orët e para të mëngjesit. 23-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me Daniel Pepën, i cili i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur.
Pas sherrit, personi që ishte në tavolinë me kamerierin, Flori Paluçi ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur. Më pas, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Pepa pas ngjarjes është larguar nga lokali dhe është në kërkim nga policia./Dosja.al
DURRËS- Pesë persona janë shoqëruar nga policia lidhur me vrasjen e dyfishtë në Durrës, ku humbën jetën Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Bëhet me dije se të gjithë të shoqëruarit ishin në lokal në momentin e ngjarjes. Ata kanë deklaruar para autoriteteve të njejtin variant, pra që konflikti ka nisur për ekspresin e kafesë rreth orës 01:45.
Siç u raportua Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Por, kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.
Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit dhe në atë moment ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që ti nuk mund ta fyesh, pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.
Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al
DURRËS- Dëshmia e kamarierit të lokalit ku ndodhi vrasja në Durrës është zbardhur. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, i riu ka deklaruar se Daniel Pepa i kishte kërkuar kafe, por ai nuk ia kishte bërë për shkak se kishte fikur ekspresin.
Në këto momente, Pepa kishte nisur të ofendonte kamarierin, ndërkohë që Flori Paluçi i kishte dalë në mbrojtje.
“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera”, tha ai./Dosja.al
DURRËS- Punonjësi i karburantit, ku u vranë dy të rinjtë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi. Ndërsa një banor thotë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë. Gjithashtu banorët i përshkruan djemtë si të sjellshëm.
“Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar, si skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje. Njëri nga Manza por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm", u shpreh punonjësi i karburantit.
“Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë. E kam pasur kushëri”, thotë një tjetër banor./Dosja.al

DURRËS- Pamjet nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Durrës janë publikuar. Shiç shihet edhe në pamje ngjarja e rëndë është shënuar pranë një karburanti dhe shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe.
Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.
Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al

DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e dyfishtë në Durrës. Bëhet me dije se një nga viktimat, Flori Paluçi ka qenë me probleme jashtë vendit për krime. Ndërsa autori, Daniel Pepa, i cili është në kërkim nga policia njihet si i ri problematik në zonë.
Krimi i dyfishtë ka ndodhur pranë një karburanti dhe shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe.
Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.
Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al
DURRËS- Është zbardhur dinamika e vrasjes në Manzë të Durrësit, ku viktima mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Krimi i dyfishtë ka ndodhur pranë një karburanti dhe shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe.
Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.
Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al
DURRËS- Identiteti i një prej autorëve të vrasjes së dyfishtë në Durrës, ku humbën jetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi është zbardhur. Bëhet me dije se autori i vrasjes së Flori Paluçit është 21-vjeçari Daniel Pepa.
Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu 21-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit Daniel Pepa i cili aktualisht është në arrati./Dosja.al
DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrës ku humbën jetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Bëhet me dije se njëri prej viktimave së bashku me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëj kafe. Por, ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.
Më pas konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Gjithashtu mësohet se ky i fundit që është përfshirë në konflikt nuk është viktimë dhe as i plagosur nga ngjarja.
Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari me iniciale D.P, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu 21-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit D. P., i cili aktualisht është në arrati./Dosja.al
DURRËS- Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy viktimat e përplasjes me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti dhe një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.
Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu 21-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit Daniel Pepa i cili aktualisht është në arrati.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ndodhi pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta. Sipas policisë, një 33-vjeçar ka vrarë 23-vjeçarin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. Blutë theksojnë gjithashtu se 21-vjeçari është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Dosja.al