LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërcënohen dhe ofendohen dy motra nga Saranda në “Tik Tok”, policia nuk ndërhyn!

Të dyja, njëra 19 dhe tjetra 36 vjeçe, deklaruan se një person u hedh foto dhe video me imazhet e tyre në “Tik Tok”, duke i sharë dhe ofenduar. Ato kanë bërë ankesë dhe kallëzim në Policinë e Sarandës, por deri kur u ankuan te Fiksi s’ishte marrë asnjë masë. Policia vetëm sa i sorollat!

14 Korrik 2025, 21:32 Nga M.B
Kërcënohen dhe ofendohen dy motra nga Saranda në “Tik
Foto nga emisioni

SARANDA- Fiks Fare denoncoi mosveprimet e Policisë së Sarandës për kërcënimet dhe sharjet e dy motrave në rrjetin social “Tik Tok”, të cilat thanë për emisionin investigativ se persona që fshihen pas një tastiere shkruajnë ofendime shumë të rënda.

Të dyja, njëra 19 dhe tjetra 36 vjeçe, deklaruan se një person u hedh foto dhe video me imazhet e tyre në “Tik Tok”, duke i sharë dhe ofenduar. Ato kanë bërë ankesë dhe kallëzim në Policinë e Sarandës, por deri kur u ankuan te Fiksi s’ishte marrë asnjë masë. Policia vetëm sa i sorollat!

“Na shajnë dhe ofendojnë. Nga fjalët më banale të ndryshme dhe me etiketime nga më të rëndat. Duhet të jenë persona të njohur, pasi na përmendin edhe detaje nga jeta jonë, dinë ku qëndrojmë, ku shkojmë në shkollë dhe çfarë bëjmë gjithë ditën” thotë njëra prej tyre.

Ndërkohë, më e vogla shton se ata që i bëjnë këto shkrime e dinë se ku bëjnë shkollën, çfarë mësuese ka dhe çfarë lënde jep. “Unë jam në shkollë profesionale dhe e dinë se kur shkoj dhe kush më jep mësim. Më shkruan fjalët më banalet” thotë e reja. Ato thonë se kanë shkuar disa herë në Policinë e Sarandës, pasi ka edhe specialistë të kibernetikës, por s’kanë ndërhyrë. “Ankesa vazhdimisht. Na thonë jo nuk mbyllin,  s’po i identifikojmë dot” pohojnë motrat. Sipas tyre, faqja që është hapur në “Tik Tok” quhet “ENIGMA”.

Pas ankesës, dy motrat shkojnë në Policinë e Sarandës dhe takojnë specialistin e kibernetikës, atje ku kanë bërë edhe kallëzimet dhe ankesat. Ai i thotë se ka edhe raste të tjera, por është problem që të hiqen pasi nuk gjenden. Specialisti shton se çështja ka shkuar edhe në prokurori dhe mirë është që të shkoni edhe atje.

“S’ke ç’u bën atyre. Janë edhe të tjerë që iu është bërë diçka e tillë. Janë ankuar, po ajo specialistja tjetër që merret është me leje dhe sa të kthehet do të merret” shton ai. Specialisti i thotë se janë këqyrur ato faqe dhe se faqja në “Tik Tok” quhet “ENIGMA”. “Shko interesohu edhe njëherë në Prokurorinë e Sarandës. I kam çuar letrat dhe ata duhet të ndërhyjnë” thotë ai.

Fiksi u interesua edhe në Policinë e Shtetit për këtë rast, ku mësuam se çështja do të ndiqej me përparësi. Mësohet se specialistët e Tiranës kontaktuan me Sarandën, ku u morën masa paraprakisht, pasi është kontaktuar edhe me rrjetin social “Tik Tok” dhe faqja u mbyll. Por, asnjë person s’u identifikua!/ Top Channel

saranda

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet