LIVE UPDATES
Aktualitet

'Kena fol me Tomën, hajde në Shkodër'/ DOSJA-EKSKLUZIVE- Si u morr peng Milena Derajt, u MASHTRUA se do takonte ish-deputetin por i vunë armën në kokë...

Fillimisht i ka dhënë 80 mijë euro (me prerje 50 dhe 100), para "cash", të pambështjella, të cilat sapo i kishte nxjerrë nga xhepi. Sapo i dha lekët i dha se do i jepte edhe pjesët e tjera. Pastaj janë takuar  përsëri te Lulishtja “1 Maj“ ka adhur me të njëjtin automjet e janë takuar dhe aty ai i ka dhënë pjesën tjetër të parave.

26 Maj 2023, 13:28 Nga k.m.
'Kena fol me Tomën, hajde në Shkodër'/
Milena Deraj

TIRANË- ...vijon pjesa e dytë e zbardhjes së detajeve nga dosja e Milena Derajt. Dosja.al ka zbardhur të plotë momentin e takimit të parë të saj me Abedin Ferracakun, në një lokal në Shkodër. E reja ka vajtur nga Tirana për të diskutuar ballë për ballë me personin që do i jepte paratë. Takimi është bërë nga fillimi i vitit 2022, por në telefonin komunikonin nëpërmjet aplikaciont “Signal“ duke i kërkuar që të takohen që ai ti jepte shumën e eurove që kishin biseduar për avokatin, i cili ishte zgjedhur të ishte ish-prokurori i famshëm, Arjan Ndoj. Fillimisht i ka dhënë 80 mijë euro (me prerje 50 dhe 100), para "cash", të pambështjella, të cilat sapo i kishte nxjerrë nga xhepi. Sapo i dha lekët i dha se do i jepte edhe pjesët e tjera. Pastaj janë takuar  përsëri te Lulishtja “1 Maj“ ka adhur me të njëjtin automjet e janë takuar dhe aty ai i ka dhënë pjesën tjetër të parave.

Këtu ka nisur edhe zhvatja. Pasi ka marrë paratë, 340 mijë euro, i ka kthyer në "500" që të mos i zinin shumë vend dhe nuk i ka thënë asgjë avokatit. Para rreth 3-3.5 muaj më parë avokati Arjan Ndoj e ka kontaktuar në telefon duke i thënë se heq dorë nga dosja për arsyet e tij. 

"Dy ditë më pas ka marë ne telefon nëpërmjet aplikaciont "Signal", Abedinin duke i thënë se po mos të bëhëj puna sikur duhet dhe ai do ti kthente lekët por Abedini nuk ka pranuar, me pretendimin se për të bërë këto lek është vënë në rrezik dhe nuk pranon lekët por do punën. Dy ditë para zgjedhjeve me sa i kujtohet data 12 maj 2023, rreth orës 11:30, është takuar me Abedin Ferracaku i cili ishte me një shofer në drejtim të mjetit përseri me të njejtin autoveturë tek miga e “Kosovareve“ në Tiranë dhe i ka kërkuar që të shkonin të takoheshim me Aferditën dhe ajo ka rënë dakort ka hipur në makinen e tij dhe të dy së bashku kanë shkuar tek rruga e “Durresit“ aty para Hotel “C...“ kanë pritur Aferditen dhe kanë hyrë në katin e parë të në një zyrë së bashku me Aferditën, Abedinin dhe një nipin e tyre,"-shkruhet në dosje. 

Në këto ambiente, Adedini pretendon se ka folur në telefon me "Tomën" që sipas Prokurorisë së Tiranës është ish-deputeti i Partisë Socaliste, Tom Doshi. Siç kanë hyrë, kanë dalë dhe janë nisur për në Shkodër, atje ku ndodhej edhe ish-deputeti që po zhvillonte fushatë. 

"Në ambjentet e kësaj zyre Abedini i tha se ka folur në telefon Toma (Tom Doshi) me babain e Abedinit se është në Shkoder pasi ai po mbyll fushaten më pas kanë dalë nga kjo zyrë duke u futur të katërt në makineën e Abedinit. Ajo, Aferdita dhe Abedini janë nisur për në Shkoder ku në sediljen e parë ka qënë Aferdita Ferracaku, në drejtim të mjetit ka qënë një person i moshes rreth 30 vjeç trup mesatar emrin nuk ja ka mesuar ndersa ajo dhe Abedini në sediljen e pasme kanë vazhduar deri afer Shkodres por pasi ai ka folur me një shokun e tij në telefon dhe i tha se ka trafik rruga për Shkoder dhe ai është futur në një rrugë dytësore duke ecur rreth 15 minuta, gjatë kësaj kohe ka biseduar në telefon Abedini ose Aferdita nuk e mban mend se cili por kanë thënë se jemi në Kiras ose në Zus."

Në këtë moment, Milena Deraj pretendon se është marrë peng dhe është kërcënuar me armë zjarri. Në të njëjtën dhomë pretendohet se i kanë thënë që kanë marrë edhe 'avokat Arjanin'. Peng apo jo; nuk e sqaron. 

"Pasi mbërritën aty tek një ndertesë një katshe me oborr ku nuk kishte prsona të tjerë, ka ardhur menjeherë vellai i Abedinit i quajtur Shyqyr, të cilët në duar mbanin nga një pistoletë dhe e kanë futur në njërën dhoinë të slitepisë nga dera e pasme e saj duke e ulur në një kolltuk ngjyre e kuqe, duke i thënë se këtu ku u ul ajo, ishte ulur edhe av. Arjani, aty ka qëndruar rreth 2 ore e 30 minuta, duke e kërcenuar me armë se do të vrisnin nuk do të na japësh përveq shumës që kishin dhënë ata kërkonin dhe shumën tjeter 200.000 euro, gjithashtu e kanë detyruar që të bënte një video me telefonin Abedinit, Video Call me theks:- Unë e quajtura Milena Deraj për çështje e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumen prej  540.000 euro për dosjen ferracaku me prokuroe Znj. Hamzaj” të pranishëm kanë qënë Abedini, Shyqyriu, shoferi i makinës si dhe Aferdita që kur janë takuar në Tiranë. Më pas e kanë lënë që me datë 23.05.2023, në orën 19:30 për tu takuar në Shkodër tek lokal “Fantazia“. Në atë banesë e kanë mbajtur nën kercenimin e armëve që mbanin në duar per rreth 2-3 orë por dhunë fizike nuk kanë ushtruar ndaj meje por vetem dhunë psikologjike më pas e kanë lënë të lirë duke i marrë me të njëjten makine që e kishin marrë në Tiranë duke i dërguar së bashku me Aferditen deri në hyrje të Lezhes. Në këtë moment Aferdita. mori një taksi janë'‹thyer për Tiranë. Pas rreth 3 ditë janë takuar me shoqen e saj Elira Shyti e cila ishte shqetesuar shumë."

Më pas, tregoi se ishte munduar për të kontaktuar me avokatin Arjan Ndoj por nuk ka mundur që të kontaktoj që prej 2-3 muajsh.

PJESË NGA DOSJA:

Pas këtij takimi që ka bërë me Arjanin, ka kontaktuar shoqen e saj Eliren dhe të dyja së bashku kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me Aferditën pasi në zyren e saj po i priste Abedin Ferracaku, aty u takuan me Abedinin në zyren e Aferditës ka sqaruar për biseden që kishte bërë me avokatin pa ju përmendur emrin e avokatit që ajo kishte biseduar duke i thënë se për {ju mbrojtur juve që të kaloni në gjykim të shkurtuar Arjani kërkonte 340.000 (treqinde dyzet mijë) euro. Ndersa Abedin Ferracaku i ka thënë se është dakort që të paguante këtë shume prej 340.000 (treqind e dyzet mijë) eurosh por do të vonohet pak duke i thënë një kohë deri rreth 6 muaj, past Abedini e ka pranuar këtë shumë parash që do ti jepte për avokatin u larguan duke lënë një kontakt tjeter kur ai të bënte gati shumen e eurove të kërkuara prej avokatit ai dhe Elira janë larguar për në banesat e tyre ndersa Abedinin e kanë lënë në zyren e Aferditës. Pas 6 muajsh mesa i kujtohet ka qënë fillimi i vitit 2022, shtetasi Abedin Ferracaku e ka marrë në telefon nëpërmjet aplikaciont“signal“ duke i kërkuar që të takohen që ai ti jepte shumen e eurove që kishin biseduar për avokatin, dhe ky i fundit ka ardhur në Tiranë dhe e ka takuar tek Lulishte“1 Maj“, ku ai ka qenë vetem në drejtim të mjetit, pasi ka ardhur aty tek lagjia e tij, ai ka dalë dhe është futur në makinen e tij dhe i ka dhënë një pjesë të shumes së kërkuar nga avokati mesa i kujtohet ishte 80.000 euro të cilat i ishin të prerjeve 50 dhe 100 të pa mbeshtjellura të cilat i ka nxjerrë nga xhepi dhe ja ka dhënë asaj, duke i thënë se pjesen tjeter do ta jap në dy pjesë të tjerë në kohë të ndryshme më pas është larguar. Duke patur shumë merak për shumen e eurove që i ka dhënë Abedinit, i ka mbajtur personalisht deri kur ti sillnin të gjithë shumen e kërkuar nga avokati. Rreth dy javë më vonë nga data e dhënis së kestit të parë ai ka ardhur në qender në sheshin “Skenderbej“ para bankes së shqipërisë aty afer Stacionit të Autobuzave ku dhe pasi e kontaktuar përseri në telefon nëpërmjet aplikaciont “signal“, ai ishte i veshur me kapele në kokë ndersa makinen e kishte lënë diku aty. afer dhe ishte po e njejta makinë që kishte ardhur dhe heren e parë, ajo është futur në një faksi të rastit dhe aty brenda saj ai ka ardhur dhe i ka dhënë shumen prej 70.000 euro dhe më pas janë larguar. Pas një muaj nga kjo datë ka kontaktuar përseri në telefon nëpërmjet aplikaciont“signal“ dhe përsëri te Lulishtja “1 Maj“ ka adhur me të njëjtin automjet d1*e janë takuar dhe aty ai i ka dhënë pjesen tjeter që kishte pa i dhënë duke plotësuar shumen prej 340.000 euro dhe më pas ai është larguar. Të gjithë shumen që i kishte dhënë AbGdini e kam mbajtur në shtepinë time për një kohë rreth 10 ditë më pas e ka mbajtur për rreth 2-3 muaj në makinen e saj këtë shumë eurosh e ka bërë në monedha 500 eurosh me qellim që të mos kishin volum. Para rreth 3-3.5 muaj më parë avokati Arjan Ndoj e ka kontaktuar në telefon duke i thënë se heq dorë nga kjo punë nuk merrem ai. Ajo nuk i ka treguai‘ fare Arjanit për shumen e eurove që i kishin dhënë për të mbrojtur avokatin. Dy ditë më pas ka marë ne telefon nëpërmjet aplikaciont“signa1“Abedinin duke i thënë se po mos të bëhëj puna sikur duhet dhe ai do ti kthente lekët por Abedini nuk ka pranuar, me pretendimin se për të bërë këto lek është vënë në rrezik dhe nuk pranon lekët por do punën. Dy ditë para zgjedhjeve me sa i kujtohet data 12 maj 2023, rreth orës 11:30, është takuar me Abedin Ferracaku i cili ishte me një shofer në drejtim të mjetit përseri me të njejtin autoveturë tek miga e“Kosovareve“ në Tiranë dhe i ka kërkuar që të shkonin të takoheshim me Aferditën dhe ajo ka rënë dakort ka hipur në makinen e tij dhe të dy së bashku kanë shkuar tek rruga e “Durresit“ aty para Hotel“COLOSEU“ kanë pritur Aferditen dhe kanë hyrë në katin e parë të në një zyrë së bashku me Aferditën, Abedinin dhe një nipin e tyre, në ambjentet e kësaj zyre Abedini i tha se ka folur në telefon Toma (Tom Doshi) me babain e Abedinit se është në Shkoder pasi ai po mbyll fushaten më pas kanë dalë nga kjo zyrë duke u futur të katërt në makineën e Abedinit. Ajo, Aferdita dhe Abedini janë nisur për në Shkoder ku në sediljen e parë ka qënë Aferdita Ferracaku, në drejtim të mjetit ka qënë një person i moshes rreth 30 vjeç trup mesatar emrin nuk ja ka mesuar ndersa ajo dhe Abedini në sediljen e pasme kanë vazhduar deri afer Shkodres por pasi ai ka folur me një shokun e tij në telefon dhe i tha se ka trafik iTuga për Shkoder dhe ai është futur në një rrugë dytësore duke ecur rreth 15 minuta, gjatë kësaj kohe ka biseduar në telefon Abedini ose Aferdita nuk e mban mend se cili por kanë thënë se jemi në Kiras ose në Zus, pasi mbërritën aty tek një ndertesë një katshe me oborr ku nuk kishte prsona të tjerë, ka ardhur menjeherë vellai i Abedinit i quajtur Shyqyr, të cilët në duar mbanin nga një pistoletë dhe e kanë futur në njërën dhoinë të slitepisë nga dera e pasme e saj duke e ulur në një kolltuk ngjyre e kuqe, duke i thënë se këtu ku u ul ajo, ishte ulur edhe av. Arjani, aty ka qëndruar rreth 2 ore e 30 minuta, duke e kërcenuar me armë se do të vrisnin nuk do të na japësh përveq shumës që kishin dhënë ata kërkonin dhe shumën tjeter 200.000 euro, gjithashtu e kanë detyruar që të bënte një video me telefonin Abedinit, Video Call me teks :- Unë e quajtura Milena Deraj për çështje e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumen prëj‘ 540.000 euro për dosjen ferracaku me prokuroe Znj. Hamzaj” të pranishëm kanë qënë Abedini, Shyqyriu, shoferi i makinës si dhe Aferdita që kur janë takuar në Tiranë. Më pas e kanë lënë që me datë 23.05.2023, në orën 19:30 për tu takuar në Shkodër tek lokal “Fantazia“. Në atë banesë e kanë mbajtur nën kercenimin e armëve që mbanin në duar per rreth 2-3 orë por dhunë fizike nuk kanë ushtruar ndaj meje por vetem dhunë psikologjike më pas e kanë lënë të lirë duke i marrë me të njëjten makine qü e kishin marrë nc Tiranü duke i dërguar së bashku me Aferditen deri në hyrje të Lezhes. Në këtë moment Aferdita.mori një taksi janë'‹thyer për Tiranë. Pas rreth 3 ditë janë takuar me shoqen e saj Elira Shyti e cila ishte shqetesuar shume. Është munduar për të kontaktuar me avokatin Arjan Ndoj por nuk ka mundur që të kontaktoj që prej 2-3 muajsh.

milena deraj dosja e milena derajt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet