LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet në kontejnerin me mish nga Brazili. 2 të ndaluar

• 45.5 kilogramë kokainë e ndarë në 40 pako është gjetur mbrëmbjen e 15 qershorit në Portin e Durrësit brenda një konteineri me mish pule.  • Kamioni me drogë ishte nisur nga Brazili dhe kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut, ku do të merrej nga një firmë private. • Dy të arrestuar, agjenti doganor Egert Vargu dhe Arben Veizi • Të dy mohojnë të kenë lidhje me drogën e gjetur brenda mishit • Trafikantët e kishin mbështjellë drogën me imazhe nga filmi i animuar "Dragon Ball". Goku dhe Buda ishin imazhet e zgjedhura.  • Hetuesit dyshojnë se mesazhi pas paketimit tregon se pronarët e drogës kanë qenë dy persona. 

11 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

45.5 kg kokainë në Durrës, një nga të arrestuarit anëtar i këshillit bashkiak në Tiranë, foto krah Veliajt

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Erion Veliaj dhe Egert Vargu

TIRANË- Egert Vargu, i arrestuar si agjent doganor i kompanisë ‘Apetit Group’, në konteinerin e se cilës u gjet 45.5 kg kokainë, është anëtarë i Këshillit Bashkiak në Tiranë në njësinë numër 8 me Partinë Socialiste. Vargu ka hyrë si anëtar i Këshillit Bashkiak pasi opozita braktisi këshillin, sepse ishte i 43-ti në listë. Madje ka edhe foto me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Foto të cilën e ka publikuar Genc Sejko.

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Erion Veliaj dhe Egert Vargu

Megjithatë, i prangosuri ka deklaruar se është agjent i pavarur doganor dhe se punon bashkë me gruan. Sipas tij ka bërë veprimet doganore për kompaninë. megjithatë pavarësisht pretendimeve, pas arrestimit dhe procedimit penal ndaj tij, i janë pezulluar edhe funksionet publike. Bashkë me të u prangos edhe administratori i kompanisë ‘Apetit Group’, Arben Veizit, i cili ka mohuar se ka lidhje me 45 kg kokainë që u gjet brenda konteinerit me mish pule.

4 VITE ME PARE

Kokaina në Durrës/ Kush është agjenti i arrestuar, këshilltari i Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Egert Vargu

DURRËS- Personi në foto është Egert Vargu, agjenti doganor i arrestuar pas zbulimit të 45.5 kg kokainë në konteinerin e ardhur nga Brazili, me mish pule. Përpos agjent doganor, Vargu rezulton të jetë i punësuar edhe si Këshilltar në Bashkinë e Tiranës. 39-vjeçari, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton edhe anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit në Bashkinë e Tiranës.

Ai është emëruar si Këshilltar më 31 korrik të 2019-ës, siç shihet dhe në fotot që janë ndarë në rrjetin 'Facebook'. 

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet

'S'kam asnje lidhje me kete pune. Puna ime eshte te bej procedura zhdoganimi. Une nuk kontrolloj konteinere. Nuk eshte puna ime. Puna ime eshte te merem me dokumentacionin.'-tha në dëshminë e tij Vargu, duke hequr nga vetja çdo përgjegjësi në lidhje me sasinë e drogës të kapur në Durrës. 

Mbrëmjen e djeshme, Dosja.al raportoi e para për kapjen e 45.5 kilogramë kokainë e ndarë në 40 pako në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule. Secila pako peshonte nga 800-1400 gramë. Kamioni pasi u ndalua e pas kontrollit në skander është zbuluar se brenda kishte drogë që për destinacion kishte Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish po kalonte tranzit në Shqipëri dhe do të zbrazej në magazinën e një firme private në vendin fqinj. Droga mban të stampuar dy personazhë të filmit të animuar ‘Dragon Ball’, konkretisht personazhet ‘Goku’ dhe ‘Buda’, gjë që nënkupton se pritës të lëndës narkotike mund të kenë qenë dy persona.

4 VITE ME PARE

U arrestua për kokainën e ardhur nga Brazili, agjenti rezulton anëtar i PS në këshillin bashkiak

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Kokaina

DURRËS- Agjenti doganor i cili u arrestua pas kapjes së 45.5 kg kokainë të mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku” në Durrës, Egert Vargu, është anëtar i PS në Këshillin Bashkiak në Bashkinë e Tiranës.

39-vjeçari, Vargu, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton rezulton këshilltar në këshillin bashkiak, si dhe anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit. Në profilin e tij në “Facebook”, Egert Vargu ka postuar një foto të agjencisë “AG Shpk”, e cila është në emrin e bashkëshortes së tij.

Mbrëmjen e djeshme, Dosja.al raportoi e para për kapjen e 45.5 kilogramë kokainë e ndarë në 40 pako në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule. Secila pako peshonte nga 800-1400 gramë. Kamioni pasi u ndalua e pas kontrollit në skander është zbuluar se brenda kishte drogë që për destinacion kishte Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish po kalonte tranzit në Shqipëri dhe do të zbrazej në magazinën e një firme private në vendin fqinj. Droga mban të stampuar dy personazhë të filmit të animuar ‘Dragon Ball’, konkretisht personazhet ‘Goku’ dhe ‘Buda’, gjë që nënkupton se pritës të lëndës narkotike mund të kenë qenë dy persona.

4 VITE ME PARE

Droga nga Brazili në Durrës/ Të arrestuarit: S'kemi lidhje, kompania porositi online mish pule

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Droga ne Durres

DURRËS- Arben Ferizi dhe Egert Vargu kanë dhënë dëshmitë e tyre përballë grupit hetimor. Dy personat u vunë në pranga pas kapjes së sasisë së kokainës në Portin e Durrësit. Ferizi, me detyrë administrator i kompanisë, është shprehur se nuk ka lidhje me drogën pasi ata bënë porosi vetëm për mish, dhe e gjitha u bë online. Ndërsa Vargu, agjent doganor, deklaroi se nuk ka lidhje me drogën e kapur pasi ai ka për detyrë të bëjë procedura zhdoganimi. 

Administrarori Arben Ferizi; Nuk kemi lidhje me drogen. Kompania ka porositur mish pule dhe te gjithe veprimet neve i bejme online. Porosisim online dhe nuk kemi nga ta dim se cfare ka ne konteiner. Kompania ka vite qe meret me prodhimin e salciceve dhe eshte e suksesshme. Nuk ka nevoje te implikohet ne trafikimin e droges. Ne si kompani nuk kemi asnje lidhje, nuk kemi dijeni per pranine e lendes narkotike ne konteiner.

Egert Vargu agjent doganor- skam asnje lidhje me kete pune. Puna ime eshte te bej procedura zhdoganimi. Une nuk kontrolloj konteinere. Nuk eshte puna ime. Puna ime eshte te merem me dokumentacionin.

Mbrëmjen e djeshme, Dosja.al raportoi e para për kapjen e 45.5 kilogramë kokainë e ndarë në 40 pako në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule. Secila pako peshonte nga 800-1400 gramë. Kamioni pasi u ndalua e pas kontrollit në skander është zbuluar se brenda kishte drogë që për destinacion kishte Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish po kalonte tranzit në Shqipëri dhe do të zbrazej në magazinën e një firme private në vendin fqinj. Droga mban të stampuar dy personazhë të filmit të animuar ‘Dragon Ball’, konkretisht personazhet ‘Goku’ dhe ‘Buda’, gjë që nënkupton se pritës të lëndës narkotike mund të kenë qenë dy persona.

4 VITE ME PARE

Konteiner me mish pule nga Brazili, brenda kishte kokainë, ishte porositur nga kompania “Apetit Group”

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet

DURRËS- Në portin e Durrësit u kapën mbrëmjen e kaluar 45.5 kg kokainë. Lënda narkorike ishte e fshehur në një kontenier me mish pule që kishte ardhur tranzit nga Brazili. Ngarkesa me mish ka ardhur për llogari të një kompanie. Ngarkesa me mish kishte si denstinacion “Apetit Group” në Maqedoninë e Veriut, me administrator Arben Ferizin.

Kjo kompani operon prej vitesh në treg edhe në Kosovë. “Apetit Group” në Kosovë ndodhet në Vushtri. 

4 VITE ME PARE

45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, zbulohet itinerari i anijes, ndaloi edhe në Greqi

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Porti i Durresit

DURRËS- Itinerari i anijes me kontejnerët “Contship Eco”, në të cilën u zbuluan mbi 45 kg kokainë në Portin e Durrësit, është zbardhur. 

Më datë 12 qershor anija e nisur nga Brazili mbërriti në portin e Pireut, Greqi dhe më 13 është nisur nga ky port për në Shqipëri. Anija me flamur liberian, kishte destinacion Maqedoninë e Veriut. 

Sot në pranga janë vënë dy persona: Arben Ferizi, administratori i kompanisë, që porositi mishin e pulës nga Brazili dhe agjenti doganor në Portin e Durrësit, i kontraktuar nga kompania, Egert Vargu.

Mbrëmjen e djeshme, Dosja.al raportoi e para për kapjen e 45.5 kilogramë kokainë e ndarë në 40 pako në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule. Secila pako peshonte nga 800-1400 gramë. Kamioni pasi u ndalua e pas kontrollit në skander është zbuluar se brenda kishte drogë që për destinacion kishte Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish po kalonte tranzit në Shqipëri dhe do të zbrazej në magazinën e një firme private në vendin fqinj. Droga mban të stampuar dy personazhë të filmit të animuar ‘Dragon Ball’, konkretisht personazhet ‘Goku’ dhe ‘Buda’, gjë që nënkupton se pritës të lëndës narkotike mund të kenë qenë dy persona.

4 VITE ME PARE

Kokaina në konteinerin me mish pule, arrestohet administratori dhe agjenti doganor i kompanisë

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Kokaina e zbuluar në Durres

DURRËS- Dy janë personat e arrestuar nga policia e shtetit si përgjegjës për sasinë e kokainës e cila u zbulua mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit. Dosja.al raportoi e para për operacionin anti-drogë të koduar “Tranziti”, në të cilën u sekuestruan 45.5 kg kokainë në një kontejner në Portin e Durrësit që vinte nga Brazili. 

Në pranga është vënë, 30-vjeçari Arben Ferizi, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil si dhe Egert Vargu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani. Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Tranziti”, gjatë të cilit, mbrëmjen e datës 15 qershor 2022, Policia sekuestroi 45.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit. Pas hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vihen në pranga administratori i kompanisë dhe një agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani. Në vijim të veprimeve për zbardhjen e tentativës për trafikim të një sasi të madhe të kokainës që vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, e cila u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i shtetasve: – A. F., 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil; E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.

Mbrëmjen e djeshme, në Portin e Durrësit, Task Forca që vepron 24/7 në Portin e Durrësit, e cila përbëhet nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut dhe në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë, bazuar në informacionet që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, ka ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Mbrëmjen e djeshme, Dosja.al raportoi e para për kapjen e 45.5 kilogramë kokainë e ndarë në 40 pako në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule. Secila pako peshonte nga 800-1400 gramë. Kamioni pasi u ndalua e pas kontrollit në skander është zbuluar se brenda kishte drogë që për destinacion kishte Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish po kalonte tranzit në Shqipëri dhe do të zbrazej në magazinën e një firme private në vendin fqinj. Droga mban të stampuar dy personazhë të filmit të animuar ‘Dragon Ball’, konkretisht personazhet ‘Goku’ dhe ‘Buda’, gjë që nënkupton se pritës të lëndës narkotike mund të kenë qenë dy persona.

4 VITE ME PARE

Cili grup e priste? Kokaina në Durrës mbante të stampuar ‘Gok’-un, lidhja me shqiptarët në Itali

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Kokaina në Durrës

DURRËS- 40 pakot e mbushuar me kokainë që u seskuestruan këtë mbrëmje në Portin e Durrësit mbajnë të stampuar figurën e ‘Gok’-un, protagonisti i serialit vizatimor “Dragon Ball”. Ky simbol tregon grupin që fshihet pas lëndës narkotike, 45 kilogramë e 500 gramë kokainë. Droga ishte futur në ngarkesën me mish pule që vinte nga Brazili dhe destinacion kishte Maqedoninë e Veriut.

Një tjetër sasi droge është sekuestruar me të njëjtin simbol në Italia, në vitin 2020. Operacioni i policisë në Rimini të Italisë u bë në natën midis 3 dhe 4 dhjetorit e në pranga ranë tre shqiptarë. Në total u sekuestruan rreth 275 kg hashash dhe marijuanë. Nuk dihet nëse ka një lidhje mes këtyre grupeve apo nëse bëhet fjalë për të njëjtin.

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Droga në Itali
4 VITE ME PARE

Mbi 45 kg kokainë në mish pule, ngarkesa kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut, dy persona në polici

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Porti i Durrësit

DURRËS- Droga që u sekuestrua mbrëmjen e sotme në Postin e Durrësit kishte si destinacion një biznes në pronësi të një biznesi në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në polici kanë përfunduar dy persona, shoferi dhe një përfaqësues i firmës që bënte transportin.

Kontejneri u bllokuar në Portin e Durrësit këtë mbrëmje. Ai ishte mbushur me mish pule nga Brazili, por pas kontrollit të bërë në port, u zbuluan 45.5 kilogramë kokainë. Droga ishte e ndarë në 40 pako. 

4 VITE ME PARE

Erdhi me mish pule nga Brazili, zbulohet sasia e kokainës që u sekuestrua në Portin e Durrësit

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Porti i Durrësit

DURRËS- 45 kilogramë e 500 gramë kokainë janë kapur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Mësohet se policia me anë të operacion policor i koduar “Tranziti” ka kontrolluar një kontenier që ka zbarkuar në Portin e Durrësit nga Amerika Latine. Kontenieri i mbudhur me mish pule, brenda kishte të fshehur 45 kilogramë e 500 gramë kokainë.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës – Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar “Tranziti”. Operacioni, nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit. Sekuestrohen 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, është ushtruar kontroll i detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

4 VITE ME PARE

Kapet sasi e madhe droge në Portin e Durrësit, e futur në 40 pako me mish që vinte nga Brazili

Kapet 45.5 kg kokainë me ‘Gokun’ në Durrës, u gjet
Porti i Durrësit

DURRËS- Një sasi e madhe droge është gjetur dhe sekuestruar në Portin e Durrësit. Mësohet se lënda narkotike është gjetur brenda një kamioni të mbushur me mish që vinte nga Brazili. Droga ishte fshehur në 40 pako.

Paraprakisht raportohet se një pako ka peshë rreth 800-1400 gram. Porositësi i mishit është një person nga Maqedonia e Veriut.

45.5 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës