LIVE UPDATES
Aktualitet

Kaosi me pronat në Kurbin, vendimet e zyrave shtetërore fusin në konflikt familjet!

Pra, deri në këtë pikë kemi një pronar, që ka ndërtuar në tokë shtet. Por, si vijon? Për të njëjtën pronë, në vitin 1995, Kthimi dhe Kompensimi i Pronave jep një vendim me emrin Pal Gjergj Bardhi. Në këtë vendim i njeh një sipërfaqe toke dhe po prapë i kthen 5000 metra këtij personi. Por, në këtë vendim, nuk përcaktohet se ku është kjo tokë, pasi vendimi s’kishte hartë.

24 Janar 2023, 23:54 Nga DOSJA
Kaosi me pronat në Kurbin, vendimet e zyrave shtetërore fusin në
Foto Ilustruese

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës kaosin me pronat në qytetin e Laçit, ku vendimmarrjet shtetërore kanë futur në konflikt disa familje. Madje, me vendime që rrëzojnë njëra tjetrën, këto familje pretendojnë të njëjtën pronë! Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Siriusa Pepa, e cila iu drejtua Fiksit për një problematikë pronë në Laç, Kurbin. “Historia fillon që në vitin 1993 ku është lëshuar një leje ndërtimi nga Këshilli i Rrethit Kurbin në atë kohë. Në emër të Gjokë Hasit, daja i bashkëshortit tim. Është një pronë familjare e cila nuk po gjen zgjidhje për ta certifikuar ashtu siç edhe ne duam konform ligjeve. Leja ishte një leje ndërtimi me objekt farmaci, edhe sot pas shumë vitesh funksionon si farmaci. Leja është dhënë me 784 metra truall, ishte për dy kate. U ndërtua me 1 kat. Në momentin e dhënies së kësaj leje toka është trajtuar si shtet” thotë denoncuesja. Pra, deri në këtë pikë kemi një pronar, që ka ndërtuar në tokë shtet. Por, si vijon? Për të njëjtën pronë, në vitin 1995, Kthimi dhe Kompensimi i Pronave jep një vendim me emrin Pal Gjergj Bardhi. Në këtë vendim i njeh një sipërfaqe toke dhe po prapë i kthen 5000 metra këtij personi. Por, në këtë vendim, nuk përcaktohet se ku është kjo tokë, pasi vendimi s’kishte hartë.

“Të ky vendim ka edhe 1 pikë që ngarkohet një grup pune se ku do t’i kthehet prona këtij qytetari. Gjë që nuk ka ndodhur në asnjë vit. Vendimi i Kthimit të Pronave i njeh këta pronarë që kanë pas ndërtuar në këto vende të lira me leje. Dhe janë të përcaktuar të gjitha bizneset. Në atë kohë kanë qenë 8 ndërtime dhe te kjo pjesë s’ka të drejtë pronari të marrë tokën. Një nga tetë ka qenë edhe Gjokë Hasi, daja i bashkëshortit tim” thotë denoncuesja.

Vendime që rrëzojnë njëra tjetrën, të dala nga zyrat shtetërore. “Gjokë Hasi bëri shumë përpjekje për ta regjistruar, nëpërmjet lejes së ndërtimit. Por iu refuzua. Në 2006 i kthejnë përgjigje se s’ka marrëdhënie me truallin. Për koiçidencë në vitin 2002 z.Pal Bardhi e regjistron vendimin e Kthimit të Pronave edhe pse kishte mangësi edhe pse s’kishte hartë. E regjistron në Kadastër. Regjistron pjesën që është brenda rrethimit të farmacisë” thotë ajo. Më pas, familja Hasi i drejtohet ALUIZNI-t dhe e regjistron si pasuri informale, pavarësisht se kishte leje. “U fut legalizimi dhe leja është dhënë në vitin 2011. 300 metra truall dhe objekti 140 metra. Doli vërtetimi hipotekor. Fill pas kësaj zyra e regjistrimit sjell një urdhër kufizim për pasurinë në emër të Dodë Hasit. Por, s’u kompensua pronari” thotë ajo. Familja Hasi tenton sërish ta regjistrojë, po sërish has në vështirësi te Kadastra e Kurbinit me arsyetimin se “prona ka mbivendosje me pronën e Josif Bardhit”.

“Ne donim ta zgjidhnim. Kur del Legalizimi pala tjetër duhet të ishte kompensuar për sipërfaqen 300 metra. Deri tani nuk ka asnjë vendim për shfuqizimin e lejes së legalizimit. Atë ditë që ne na thonë se ka mbivendosje, Hipoteka certifikon një sipërfaqe ngjitur me farmacinë në emër të Sandër Bardhit. I ka dhënë edhe trotuarin, lulishten” thotë Siriusa Pepa. më tej ajo pohon se familja Bardhi ka pretenduar për të gjitha pronat sipas vendimit të Kthimit të Pronave.

“Ka pasur një konflikt edhe me një tjetër familje, dimë që 1 rast ka marrë zgjidhje në gjykatë. Paditësi ka qenë vetë Pal Bardhi me objektin pavlefshmërinë e lejeve, certifikatave. Është i njëjti rast. Gjykata e Shkallës së Parë në të gjitha arsyetimet ka konstatuar probleme në vendimin 38 të vendimit të AKKP. Po ashtu edhe gjykata e Apelit.

Në një pikë të vendimit thotë që është vendim i parregullt përderisa s’ka hartë. Ky vendim nuk mund të merret në konsideratë pa qenë pjesë plotësuese harta. Vendimet marrin formë të prerë, çështja shkon deri në Gjykatën Kushtetuese. Në Kushtetuese e çoi Pal Bardhi. I ka humbur në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Janë deri në vitin 2008” vijon denoncuesja.

Në vitin 2016 Pal Bardhi hap një gjyq në Gjykatën e Kurbinit për saktësim kufijsh të vendimit të Kthimit të Pronave të vitit 1995. “Unë nuk e kuptoj që një gjykatë se si mund të përcaktojë kufijtë pa vënë në dijeni pronarët ekzistues. Me këtë vendim, Josif Bardhi, i biri, shkon dhe e përdor për të bërë tjetërsimin e pronave të tij. Megjithëse ishte thënë një vendim i mëparshëm nga Apeli, Gjykata e Lartë s’kishte hartë… Gjykata e Kurbinit del mbi gjykatën Kushtetuese” thotë denoncuesja.

Sërish vendime pas vendimesh, për të njëjtën pronë. E cila filloi me leje ndërtimi, vijoi me Kthime Pronash, me Hipotekë, me ALUIZNI, me vendime gjykatash. Dhe, sërish me shitje apo vendime të dyshimta të Hipotekës. “Ne po prisnim të zhvillohej procesi gjyqësor, më datë 12 prill 2022 nga dreka, në marrim dijeni nga një palë e tretë që unë jam bërë pronar i kësaj prone.

Zyra e Kadastrës ka bërë tjetërsimin e pronës. Më pas është regjistruar në emër të z.Alfred Dajçi. Dajçi me njerëzit e tij vjen dhe vendos rrjetë. Momentalisht është një gardh hekuri. Ai vuri një rrjetë. Ne shkuam në polici dhe bëmë një kallëzim për këtë shtetas. Policia nuk ndërmori asnjë vendim. Ky person heq rrjetën dhe vendos këtë hekur. Dhe po ta shikoni ky hekur ka bllokuar të dyja dyert. Unë nuk e zhvilloj dot pronën se më ka bllokuar. Kadastra e tjetërsoi duke na futur në konflikt. Unë dua të denoncoj çdo veprim nga ASHK se po na fut në konflikt absolut. E vetmja shpresë është Fiksi për t’u bërë krahë të gjejmë drejtën tonë. Nuk duam asnjë gjë që s’na takon” përfundon denoncuesja.

Pas denoncimit, Fiks Fare bisedoi me përgjegjësen e Kadastrës së Kurbinit, Iris Tahiraj. Ajo thotë se pasuria e z.Pal Bardhi është regjistruar në bazë të vendimit 38 të Kthimit të Pronave të vitit 1995. “Ky vendim i ktheu të ndjerit Pal Bardhi 5000 metra katrorë truall. Në vitin 2007 i është drejtuar Hipotekës për ndarje pasurie dhe kjo pasuri është ndarë në vitin 2007. Për t’jua dhuruar fëmijëve të tij. E gjithë pasuria që është kthyer nga vendimi është ndarë në disa pasuri të tjera me sipërfaqe të vogla. Dhe kur është bërë azhurnimi në vitin 2019 është pasqyruar në disa pasuri, në bazë edhe të kërkesës së z.Pal Bardhi në atë kohë” thotë përgjegjësja e Kadastrës.

Më pas tregon se në vitin 2021, familjarët e Gjokë Hasit iu drejtuan Kadastrës për nxjerrjen e certifikatës së pronësisë, në bazë të vendimit të Legalizimit. “Në momentin që po punohej si dosje, shikojmë se krijonte mbivendosje me pronat e të ndjerit Pal Bardhi. Pali në vitin 2001 ishte pajisur me vërtetim hipotekor dhe Dodë Hasi kishte marrë leje legalizimi për atë pjesë. Krijonte mbivendosje dhe nuk zgjidhet nga Hipoteka por vetëm me proces gjyqësor. Mund ti drejtohet gjykatës pasi ASHK nuk vepron” thotë ajo.

Pra, të dyja palët kanë dokumente hipotekore! Po nga kanë dalë? Natyrisht, nga institucionet shtetërore, të cilat vetëm sa kanë krijuar një kaos të madh. Përgjegjësja e Kadastrës e pranon se familja Bardhi nuk është dëmshpërblyer për truallin e regjistruar nga familja Hasi. Ndërkohë Fiksi e pyeti përgjegjësen nëse trashëgimtarët e Gafurr Adilit i kanë paraqitur dokumentet në Kadastër.

“Z.Spahiu ende s’është paraqitur. Do të shqyrtohet dhe do të verifikohet si rast” thotë ajo, ndërsa asnjë nga vendimet e fituara nga kjo familje nuk është regjistruar. Gazetarët e pyetën edhe për pasurinë që iu shit z.Alfred Dajçi. “Ka ardhur në vitin 2021 familja Bardhi dhe e kanë kthyer në certifikatë. Ka bërë kontratën e shitjes dhe ka aplikuar në ASHK. Kjo s’është pjesa e mbivendosur me farmacinë. Pjesa që krijon mbivendosje është tjetër pasuri. Pasuria është ndarë që në vitin 2007. Për atë pasuri zyra jonë nuk ka kryer veprime. Pasuria e z.Daçi është pasuri tjetër, numër kartele tjetër” përfundon përgjegjësja.

Marrë nga TopChannel

pronat ne kurbin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet