LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam një video ku Joy shihet duke…”, vdekja e kenianes, Lala: Dëshmia e shoferit kontradiktore, janë takuar 4 ditë para ngjarjes, i fshiu çdo gjë nga celulari

Lala tha se Prokuroria duhet të hetojë në shumë plane për të gjetur autorin ose autorët, ndërsa shtoi se nëna e Joyit i ka vënë në dispozicion edhe një video ku shihen duke u konfliktuar fizikisht 22-vjeçarja me një tjetër vajzë. Vajza në fjalë është me shtetësi të huaj dhe rezulton se punonte në të njëjtën kazino me Joy-n.

20 Shkurt 2023, 22:32 Nga F.M
“Kam një video ku Joy shihet duke…”, vdekja e kenianes,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala thotë se shoferi i kazinosë ku punonte Joy Aoko, 22-vjeçarja keniane që vdiq në rrethana misterioze, ka dhënë dëshmi kontradiktore. I ftuar në “Open”, Lala tha se shoferi ka deklaruar se vajza ishte konsumuese alkooli dhe lëndësh narkotike, gjë që nuk rezulton nga analizat e kryera. Ajo shtoi se një tjetër kontradiktë është në faktin që ai ka dëshmuar se nuk e ka takuar Joy, po vetëm katër ditë para se reja të gjendej në gjendje kome, ishte takuar me të dhe madje kishin qenë bashkë në Durrës.

Lala tha se dyshja kishin debatuar dhe se shoferi i kishte fshirë gjithçka nga celulari. Lala tha se Prokuroria duhet të hetojë në shumë plane për të gjetur autorin ose autorët, ndërsa shtoi se nëna e Joyit i ka vënë në dispozicion edhe një video ku shihen duke u konfliktuar fizikisht 22-vjeçarja me një tjetër vajzë. Vajza në fjalë është me shtetësi të huaj dhe rezulton se punonte në të njëjtën kazino me Joy-n.

“Në këtë rast denoncimi që kam bërë dhe vijoj ta bëj, është për të vënë para përgjegjësisë institucionet… Pjesë e dytë e dëshmisë se shoferit nuk rezulton të jetë e bazuar në fakte, ka pasur kontakte, katër ditë para ngjarjes të dy bashkë kanë qenë në Durrës, dhe ky është fakt i dokumentuar. Ai ka tentuar ta trajtojë vajzën sikur kishte problematika me drogën dhe alkoolin, gjë që nuk rezulton. Vajza ka pasur një konflikt të fortë, ai i ka marrë telefonin dhe i ka fshirë të gjitha kontaktet. Mendoj se ka qenë për arsye personale. Fakti që ishte larguar nga puna sepse ishte kthyer në shqetësim… Unë e kam nxjerrë dëshminë e tij për të kuptuar nëse shkon apo jo me dëshmitë e tjera, sepse nuk duhet ta shikosh të ndarë nga dëshmitë e tjera. Rodi B, është pyetur si person që ka luajtur rolin e përkthyesit, por pas emisionit tim, nëna e tij ka shkuar në Prokurori për të mësuar sesi është ngjarja. Tani nuk e di se ku ndodhet djali. Kamerat e sigurisë kanë dhënë një rezultat të pjesshëm, njëri prej personave lëviz me një biçikletë, dhe janë duke u krahasuar me personat që dyshohen. Nga ana tjetër nëna e saj më ka vënë në dispozicion një video që mes saj dhe një vajze me kombësi të huaj, ka pasur një përplasje fizike. Një konflikt me një shtetase që punonte po në të njëjtën kazino,”- tha Lala.

Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

klodiana lala joy aoko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet