LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ka shfaqur probleme të shëndetit mendor"/ Zbardhet dëshmia e Blerina Metës në polici dhe opinionet e hetuesve

Hetuesit e ngjarjes kanë marrë në pyetje edhe bashkëshorten e viktimës, Blerina Meta.

28 Shkurt 2024, 20:22 Nga h.k
"Ka shfaqur probleme të shëndetit mendor"/ Zbardhet
Foto ilustruese

DURRËS-Është zbardhur dëshmia e Blerina Metës në Policinë e Durrësit, bashkëshortes së të ndjerit Pëllumb meta që dyshohet si e përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale në Shinavlash. Në misionin “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24 është trajtuar mbrëmjen e sotme rasti i rëndë.

Hetuesit e ngjarjes kanë marrë në pyetje edhe bashkëshorten e viktimës, Blerina Meta.

Dokumentari:

Duket se i tyre ishte një betim, një fjalë nderi të cilin vetëm ata duhet ta dinin dhe që askush prej tyre nuk duhet ta shkelte, sa kohë që kjo heshtje do të duhet të ishte për ta guri i rëndë që duhet t’i mbante të bashkuar, pavarësisht se ajo që kishin kryer ishte një vrasje e tmerrshme. Ku jo vetëm kishin qëlluar mbi babain e tyre, por edhe e groposën të hedhur në një kasolle bagëtish.

Krimi që do të rrëfehet jo vetëm sot, por edhe për shumë kohë. Se si fëmijët u bënë bashkë dhe vranë prindin e tyre, por edhe e përçudnuan trupin e tij. Kjo është historia tronditëse e familjes Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit. Ku në një natë me hënë, tre fëmijë, pasi vranë babain e tyre, u bënë bashkë dhe vendosën t’i humbnin gjurmët, duke krijuar një rrëfenjë, e cila pavarësisht fundit të shkurtër, tronditi çdo kënd që e dëgjoi.

Një histori e gjatë urrejtje brenda familjes Meta, e cila mesa duket kishte kohë që konsumohej. Por që kulmin e pati më datë 10 shkurt 2024. Kur djali i madh i familjes, vetëm dy orë pasi babai i tij kishte mbërritur në banesë, ndërsa kishte lënë turnin e tij të punës në një parking makinash, vendosi ti jepte fund jetës së tij me katër plumba. Të një pistolete pa leje që kryefamiljari mbante në shtëpi.


Ndërsa ai po pushonte në sallonin e katit të dytë të banesës. Një histori e cila më tej pason me alibi të rreme, gënjeshtra që kërkojnë të mbulojnë të vërtetën dhe përfshirjen e të gjithë familjes, në aktin e fshehjes së trupit të kryefamiljarit të tyre.  Por si ndodhi vrasja e babait në fshatin Shënavlash në Durrës? Çfarë motivi duhet t’i shtynte tre fëmijë të bëheshin bashkë në këtë krim dhe t’i jepnin një tjetër drejtim të vërtetës? Apo të sajonin largimin e tij të beftë nga familja, për të humbur gjurmët te policia?

Sipas hetimeve të kryera, në mënyrë kronologjike, gjithçka duket se nis më datë 13 shkurt 2024. I pari që paraqitet në Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës, është Hysen Meta, djali i madh i familjes. Ai që kallëzon në këtë drejtori humbjen e babait, Pëllumbit, që sipas tij ishte larguar në mënyrë jo të zakontë nga familja që më datë 10 shkurt 2024.

“Më datë 13 shkurt 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u paraqit shtetasi Hysen Meta, banues në fshatin Shënavlash të Durrësit, i cili kallëzoi se babai i tij Pëllumb Meta, nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Kjo pasi edhe telefoni i tij del i fikur. Babai ka marrë me vete edhe mjetin tip ‘Citroen’ me targa AA125YO”, sqaronte policia.  Por ndërsa kaluan disa ditë nga ky kallëzim, çuditërisht asnjë nga familjarët e Pëllumb Metës, nuk u paraqit më në polici. Qoftë edhe për të thënë nëse babai i tyre ishte kthyer në banesë shëndoshë e mirë, apo vazhdonte të ishte i humbur.  Vetëm katër ditë më pas, pas kontrolleve të vazhdueshme, policia mundi të gjejë jo shumë larg banesës automjetin tip ‘Citroen’ që përdorte, personi deri në këtë moment i shpallur i humbur nga familja.

“Më datë 17 Shtator 2024, rreth orës 15.00, pas kërkimeve dhe kontrolleve të shumta të kryera nga policia, u bë e mundur që në fshatin ‘Sektori Rinia’, në zonën e pishave pranë bregdetit, të gjendej i fikur, i padëmtuar dhe i mbyllur, automjeti tip ‘Citroen’, në pronësi të shtetasit Pëllumb Meta. Pasi u gjet automjeti, vijoi kontrolli në zonë me anë të dronit, por nuk u gjet asnjë gjurmë nga shtetasi i humbur dhe as ndonjë provë që të lidhej me ngjarjen. Pasi automjeti u gjet i mbyllur, grupi hetues në vendngjarje, vendosi që të bëjë transportimin e makinës për në drejtorinë vendore të policisë”, thuhet më tej. Aty ku u përball me provën e parë, që do të ngrinte dyshimin se ngjarja nuk ishte ashtu sikundër ishte raportuar nga familjarët, por një vrasje e dyshuar.

Hetimet paraprake

Nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme e automjetit nuk janë gjendur gjurmë papilare. Tek koka e sediljes së pasagjerit është gjetur një fije floku që është dërguar për ekzaminim si dhe janë përdorur tamponë sterilë për përfitimin e provave biologjike, në disa vende në automjet. Personat e parë që u pyetën në lidhje me zhdukjen e të afërmit të tyre, ishin bashkëshortja, fëmijët dhe vëllai i Pëllumb Metës, por jo vajza e tij, Hygerta. Ata deklaruan se familjari i tyre punonte si roje nate në një parking te tregu i makinave.

“Bashkëshorti im punon si roje nate në një parking te tregu i makinave nga ora 14.00 deri në orën 7.00 të ditës së nesërme. Zakonisht ai punon edhe gjatë ditës duke ndihmuar tregtarët në larjen e makinës, kundrejt pagesës. Ditën e shtunë më datë 10 shkurt, ai ka ardhur në banesë paradite dhe pasi ka ngrënë drekën ka lëvizur për në punë. Të nesërmen ai nuk ka ardhur në shtëpi, as ditën e hënë, ku nuk ka shkuar në punë. Kam folur me shokët e punës, por edhe ata më thanë që nuk ka ardhur në punë, dhe as nuk e hapte telefonin që dilte i fikur. Pëllumbi nuk kishte konflikte, as marrëdhënie me ndonjë femër tjetër”, mësohet të ketë deklaruar në policia gruaja e Pëllumb Metës.

Po ndërsa dha këtë dëshmi, ku me interes është fakti që sipas bashkëshortes së tij, ai nuk ishte kthyer në banesë pasi kishte konsumuar edhe drekën, ajo u kujdes të tregonte për grupin hetues se kjo nuk ishte hera e parë që bashkëshorti i saj largohej nga banesa dhe se ai shpesh humbiste vetëdijen. “Gjatë ditës, Pëllumbi rrinte te lokalet pranë punës, te një furrë buke që kishte edhe lokal. Para disa vitesh ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe është larguar pa vetëdije nga banesa dy herë. Ku njëherë ka shkuar në Krujë ku e ka gjetur policia dhe një rast tjetër ku ka dalë deri në Shetaj të Ishmit. Por që në këto raste telefonin e kishte hapur dhe nuk merrte asnjë mjekim për sëmundjen që shfaqte”, ka deklaruar Blerina Meta.

blerina meta pellumb meta

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë