Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Joy Brenda është shprehur se e reja ka shprehur shqetësim për shoferin e kazinos që e përndiqte.
TIRANË- Shoqja e Joy Aoko, 22-vjeçares nga Kenia që derdhet në spitalin e Traumës pasi u gjet e dhunuar poshtë hostelit ku qëndronte ka rrëfyer detaje nga jeta intime e të resë. Në një intervistë për “Pa gjurmë”, e reja që ka të njëjtin emër si shoqja e saj, Joy Brenda është shprehur se e reja ka shprehur shqetësim për shoferin e kazinos që e përndiqte. Ndërkohë, ajo thotë se 22-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një djalë shqiptar, një njeri të rëndësishëm e biznesmen.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Çkemi Joy?
Joy Brenda: Çkemi?
Gazetari: Je në Kenia tani?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Dua të të pyes lidhur me diçka për shoqen tënde Joy? Keni të njejtin emër?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Punoje në të njejtën kazino me Joyn?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Shoqja jote Joy, të tha për ndonjë problem që mund të kishte? Çfarë dyshon ti? Mund të ketë qenë e mërzitur apo e frikësuar për ndonjë gjë?
Joy Brenda: Nuk mund të them e frikësuar. Personi i vetëm për të cilin ajo më ka folur është shoferi. “Ai djalë po më përndjek për dy javë”. Kjo ishte e vetmja ankesë që ajo kishte
Gazetari: E dini emrin e tij?
Joy Brenda: Po, emri i tij është ...
Gazetari: E dini mbiemrin e tij?
Joy Brenda: Jo nuk e di
Gazetari: Sa vjeç është ai?
Joy Brenda: Ai është 32
SI NDODHI NGJARJA?
Joy Aoko u gjet e dhunuar në orët e para të mëngjesit të 14 gushtit. Mikesha e saj hapi dritaren dhe poshtë hostelit ku jetonin pa një vajzë gjysmë të zhveshur e të shtrirë. Ajo zbriti menjëherë poshtë dhe zbuloi se bëhej fjalë për shoqen e saj dhe e dërgoi në spital. Policia deri më tani ka shpërndarë një ‘njoftim të thatë’ përmes të cilit deklaron se ngjarja është regjistruar si ‘plagosje e rëndë me dashje’. Autor të dyshuar, nuk ka ende! Në pyetje janë marr të gjithë personat që ishin në rrethin e të resë që punonte në kazinonë pranë ‘Air Albanians’, por deri më tani nuk ka pasur asnjë të prangosur. Mikeshat e saj dhe shoferi janë pyetur gjithashtu, por rrethanat e dhunimit të saj janë ende të panjohura, për aq kohë sa vetë e reja nuk flet dot ende.
Foto ilustruese Ky është një kujtim i largët i mësueseve, pasi për të dhjetin vit stafet pedagogjike nuk do të marr...
Foto Ilustruese TIRANË- Dy punonjës policie janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Mësohet se një punonjës i forcave ‘...
Luftar Reçi TIRANË- Luftar Reçi, një nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korru...
Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj Mbi nevojën e apelimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit që nuk mundëson njo...
Rreth orës 17:30, në rrugën “Sokrat Leka”, Vlorë, shtetasi E. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humb...
TIRANË- Sipermarrësi Ervin Resuli shkruan se baxhoja është e ardhmja e bulmetit shqiptar. Në postimin e bërë në r...
Ardian Dvorani TIRANË- Kryefjala e debatit të sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë votimi për zgjedhjen e an&eum...
Foto Ilustruese VLORË- Një 44-vjeçar i identifikuar si Elton Sinanaj është plagosur si pasojë e një aksidenti të ...
Policia e Shtetit TIRANË- Efektivi 24-vjeçar Geraldo Nela është pezulluar nga trupa e Policisë së Shtetit jë ditë...
Riatdhesimi i shqiptareve BRITANI- Më shumë se 40 të dënuar dhe emigrantë shqiptarë që u përpoqën të...