LIVE UPDATES
Aktualitet

"Jo të gjithë janë dakord", DW: Plane për një mikro-shtet sovran të bektashinjve në Shqipëri

I themeluar gjatë shekullit të trembëdhjetë në Perandorinë Osmane, Urdhri Bektashi e zhvendosi qendrën e tij në Tiranë që prej vitit 1929. Qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në sipërfaqen prej 27 hektarësh, mikro-shtetin e quajtur "Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, i cili do të ketë kufijtë, administratën dhe pasaportat e tij.

25 Shtator 2024, 09:11 Nga N.F
"Jo të gjithë janë dakord", DW: Plane për një
Qendra e bektashinjve në Tiranë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë. Kryegjyshata Botërore e mirëpriti lajmin, ndërkohë që lëvizja u prit me habi dhe skepticizëm nga opinioni publik.

Teksa shpallte planin e tij për krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashishiit sufi, kryeministri Edi Rama zgjodhi të perifrazojë nobelisten shqiptare Nënë Tereza: "Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Duke folur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara gjatë së dielës, Rama tha se enklava sovrane, që do t'i ngjasojë Vatikanit, do të jetë një "qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”.

I themeluar gjatë shekullit të trembëdhjetë në Perandorinë Osmane, Urdhri Bektashi e zhvendosi qendrën e tij në Tiranë që prej vitit 1929. Qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në sipërfaqen prej 27 hektarësh, mikro-shtetin e quajtur "Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, i cili do të ketë kufijtë, administratën dhe pasaportat e tij.

Kryegjyshata mirëpret "nismën e jashtëzakonshme”


Lajmi u bë publik pas artikullit të së shtunës në "New York Times”, aty ku Rama bëri të njohur për herë të parë krijimin e një shteti të ri mysliman brenda kryeqytetit shqiptar. Kryeministri e shpalli zyrtarisht këtë projekt një ditë më pas, nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për udhëheqësin e bektashinjve, Haxhi Dede Baba, i njohur si Baba Mondi, kjo është një "nismë e jashtëzakonshme, e cila do të sjellë një epokë të re për tolerancën fetare botërore dhe promovimin e paqes.

"Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative” – u tha në reagimin zyrtar të Kryegjyshatës.

Një lëvizje e paparë


Ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, edhe këtë herë ekspertët dhe publiku u lanë totalisht në terr informativ rreth detajeve të planit të qeverisë. Për shumë prej tyre, ideja "mbiu nga hiçi”.

Besnik Sinani, hulumtues në Qendrën e Teologjisë Islame në Universitetin e Tübingenit në Gjermani, njëkohësisht bashkëthemelues i Institutit "Konak” me bazë në Tiranë, thotë për Deutsche Welle se "ky është një rast i paprecedent në ravijëzimin e fesë bashkëkohore”.

"Krahasimi i dobët me shembullin e Vatikanit, një marrëveshje e imponuar për shtetin papal në 1929-ën nga Benito Mussolini, nuk i shkon për shtat kontekstit historik" - i tha Sinani DW. "Aktualisht, qeveria shqiptare nuk ka ofruar asnjë argument të vetëm bindës për të justifikuar një veprim të tillë."

Plani duhet të miratohet nga Parlamenti


Albert Rakipi, kryetar i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, argumenton se kjo nuk është një çështje e rëndomtë për të cilën vendos qeveria. "Pavarësisht se nuk flitet për themelimin e një shteti në konceptin klasik - me një popullsi të caktuar, me një territor të caktuar, me institucionet respektive që ka një shtet si: ushtria, policia, gjykatat, zyra e taksave dhe të tjera struktura që lidhen me sovranitetin e brendshëm - do të jetë një vendimarje që duhet të kalojë nga parlamenti” – i tha ai DW.

Rakipi vijoi më tutje, duke theksuar se ka gjithashtu aspekte të rëndësishme që lidhen me sovranitetin e jashtëm, të cilat duhet të qartësohen. Në fakt, ka një paqartësi të rëndësishme rreth mënyrës se si do të njihet sovraniteti i këtij mikro-shteti. Në Nenin 1 (2) të Kushtetutës së Shqipërisë, parashikohet se "Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”. Kjo nënkupton se për ndryshimin e këtij neni, qeverisë do t'i duhej një shumicë prej 94 votash, ose 2/3 e Parlamentit.

Ndikim në harmoninë fetare?


Për një kohë të gjatë Shqipëria është shquar për harmoninë dhe tolerancën fetare. Xhamitë dhe kishat shpesh qëndrojnë krah njëra-tjetrës dhe martesat ndërfetare janë të pranuara gjerësisht në shoqëri.

Sipas numërimit të popullsisë vitin e kaluar, më shumë se 50% e popullsisë së Shqipërisë u vetëdeklarua myslimane, dhe rreth 115 mijë vetë u regjistruan bektashinj. Katolikët dhe ortodoksët përbëjnë pjesën tjetër të popullsisë.

Po si mund të ndikojë ky plan në marrëdhëniet mes feve në vend? Rakipi nuk mendon se kjo ide do të ndikojë negativisht tek balancat, mirëkuptimi dhe harmonia fetare që ekziston në Shqipëri ndërmjet komuniteteve fetare, sepse komuniteti bektashi ka shërbyer historikisht si urë bashkimi dhe bashkëpunimi midis myslimanëve dhe të krishterëve.

"Mendoj se është një investim i mirë, sidomos për promovimin e tolerancës, kulturës së bashkëpunimit dhe bashkëjetesës në një kontekst të zhvillimeve dramatike, siç është konflikti në Lindjen e Mesme” – i tha ai DW.

Jo të gjithë janë dakord


Ndryshe nga Rakipi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë tha se e konsideron këtë nismë "si një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit” dhe theksoi në reagimin për mediat dhe opinionin publik se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë islame në Shqipëri.

"Kjo nismë, për të cilën jemi njohur përmes medias, nuk është konsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë”.

Besnik Sinani mendon se ky plan do të ketë ndikimin e tij ndërmjet feve në Shqipëri, sepse siç thotë ai, në vend nuk ekziston asnjë situatë aktuale që e justifikon një vendim të tillë.

"Pretendimi se ky shtet i supozuar bektashi do të ndikojë pozitivisht në një klimë tolerance në rajon, është i pabazë " - i tha ai DW. "Nëse realizohet, ka të ngjarë të prishë ujditë historike midis fesë dhe shtetit në Shqipëri, i cili është krijuar mbi vizionin e baballarëve që themeluan shtetin shqiptar, shumë prej të cilëve ishin bektashinj".

'Jo një shtet islamik'


Shumë ekspertë janë të shqetësuar se kjo lëvizje mund të çojë drejt etiketimit të Shqipërisë si një "shtet islamik”.

Por Albert Rakipi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, thekson se Shqipëria nuk po planifikon ngritjen e një shteti islamik në kryeqytetin e saj. "Një shtet islamik është një realitet tjetër në rrafshin teorik dhe praktik” – thotë ai. "Jo të gjitha shtetet, popullsia e të cilëve është myslimane, janë shtete islamike. Në një shtet Islamik, ideologjia e organizimit të këtij shteti është feja, pra Islami, dhe në shumicën e rasteve Islami shërben edhe si ideologji organizuese e shoqërisë”.

Pse pikërisht në këto çaste dhe për çfarë arsyesh Rama e ndërmori këtë nismë, janë të panjohura. Shumë pyetje kërkojnë ende përgjigje. "Shumë duhet ta mbajnë mend se qeveria shqiptare ka qenë e përfshirë në tensione politike të ndryshme botërore, tensione me bazë fetare" - tha Sinani. "Shqipëria pranoi një organizatë që më parë konsiderohej organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Mujahedeen-e-Khalq, e cila është e angazhuar për të rrëzuar qeverinë iraniane. Ajo ka pranuar anëtarët e Lëvizjes "Gulen”, e cila konsiderohet organizatë terroriste në Turqi, ose ish-të burgosurit e Gjirit të Guantanamos, të cilët qeveria amerikane nuk mund t'i dërgonte në vendet e tyre të origjinës". Urdhri bektashi këmbëngul se përtej skepticizmit, "shteti i ri nuk do të ketë asnjë synim tjetër veç udhëheqjes shpirtërore”./ DW

 

bektashinj tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet