LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ja 70 aksionet e javës!” Hiqet si polic e bën video me armë, procedohet 20-vjeçari

Madje i vetëshpalluri Shef i Krimit Ekonomik merr edhe denoncime, të cilat thotë se i referon më lart. Gruas së infiltruar i përgjigjet me shkresa pa firmë e vulë, duke bërë sikur ndjek dhe zgjidh çështjen e saj.

20 Shkurt 2025, 21:05 Nga N.F
“Ja 70 aksionet e javës!” Hiqet si polic e bën video me
I riu i proceduar

LEZHË- Policia e Shtetit njoftoi ditën e djeshme se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 20-vjeçarin me inicialet A.H. Po cili ishte problemi me te riun dhe si nisi kjo histori? Nëse kërkon që të bëhesh punonjës i Policisë së Shtetit, duhet të plotësosh disa kushte dhe të ndjekësh një procedurë të caktuar që e shpjegon kryetari i sindikatës së policëve, Sadedin Fishta.


“Punonjës policie shteti bëhesh pasi të kesh fituar konkursin, që bëhet në shkallë republike dhe që ka plotësuar pikët. Pas konkursit bëhet kursin bazë për patrullë të përgjithshme që është 22 javë, bashkë me praktikën që zgjat një vit. Pasi mbaron të gjitha këto dhe i ka të gjitha me vlerësime pozitive atëherë merr gradën inspektor, drejtor i përgjithshëm dhe emërohet në një nga qarqet në të cilat ka nevojë Policia e Shtetit”, tha Sadedin Fishta.

Por denoncimi, që ka mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop”, ka të bëjë me shtetasin Aldo Hasani, i cili publikon foto në rrjetet sociale, i veshur si polic madje edhe me armë zjarri. Ai shprehet se e kanë transferuar nga Dibra në Lezhë, por sipas verifikimeve tona nuk është fare punonjës policie.

Aldo Hasani: O zotëri! Unë tani punoj në Lezhë, më kanë transferu në Lezhë. Në Dibër kam pas punu, po tani jam në Lezhë.

Ai kërkonte një dokument policie, me gradën shef i krimit ekonomik dhe emisioni “Stop” ia realizoi.

Aldo Hasani: Desha të bëj një kartë policie edhe më thuaj, se çfarë duhet të bëj!

Burime për “Stop” kanë konfirmuar që Aldo Hasani nuk është punonjës i Policisë së Shtetit, e aq më pak i drejtorisë Dibër, këtë e konfirmojnë vetë punonjësit e kësaj drejtorie.

Qytetari: Si kalove? Ka ardhur shef Aldo?

Informacioni: Shef kush?

Qytetari: Aldo Hasani!

Informacioni: Hasani?

Qytetari: Te krimi ekonomik!

Polici: Nuk ka!

Qytetari: Nuk ka?

Informacioni: Po nuk e njoh, kjo…

Informacioni: (Flet në telefon) Është një djalë, që kërkon shef Aldo.

Qytetari: Hasani!

Informacioni: Aldo Hasani! Te krimi ekonomik, Aldo Hasani, nuk ka. Unë mora shefin e krimit ekonomik.

Polici: Ah, bravo në rregull!

“Stop” takohet me Aldo Hasnin, të vetë shpallur si oficer i krimeve ekonomike.

Aldo Hasani: Si je? Mirë?

Qytetarja: Si jeni?

Aldo Hasani: A jeni mirë?

Qytetarja: Si kaluat?

Aldo Hasani: A jeni lodh? A jeni mërzit? Ça ke bo?

Qytetarja: E ke gati. Ke kontakte, njohje atje?

Aldo Hasani: Ku?

Qytetarja: Këtej nga policia.

Aldo Hasani: Po kam. Pse? Unë e kam ndryshu atë pozicion, nuk jam më tani.

Qytetarja: Po ça pozicioni je tani?

Aldo Hasani: Unë jam te krimi ekonomik.

Qytetarja: Pse do me e përdor ti kartën? Domethënë për çfarë të duhet karta?

Aldo Hasani: Më duhet për tjetër gjë, se mu …

Qytetarja: Se kjo karta juve, ja u bën edhe vetë policia.

Aldo Hasani: Prandaj e kërkova. Mund të ma bëjnë, po unë ta kërkova, që të ma bëni ju. Mu më duhet për tjetër gjë, nuk më duhet ajo, se unë kam…

Qytetarja: Nejse unë ta bëra, po shife. Po për ça të duhet?

Aldo Hasani: Më duhet për gjë tjetër më, çke ti.

Qytetarja: Mos na hap problem!

Aldo Hasani: Jo, jo, fare. Për mu për shembull, as nuk më njef, as nuk të njof. Faleminderit shumë!

Pas kësaj Aldo filloi të bënte video prezantuese edhe të “aksioneve policore”, që sipas tij kishte bërë.

Aldo Hasani: Përshëndetje të gjithëve! Unë quhem Aldo Hasani, shef i Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Dua të prezantoj 70 operacionet e kryera nga unë në këtë javë. Falenderoj z. Ilir Proda për besimin.

Madje i vetëshpalluri Shef i Krimit Ekonomik merr edhe denoncime, të cilat thotë se i referon më lart. Gruas së infiltruar i përgjigjet me shkresa pa firmë e vulë, duke bërë sikur ndjek dhe zgjidh çështjen e saj.

E infiltruara: Mirëmbrëa!

Aldo Hasani: Mirëmbrëma!

E infiltruara: Më kanë hakërruar Instagramin! Ku ta denoncoj! Tek ju?

Aldo Hasani: Unë Aldo Hasani, do kaloj çështjen tuaj. Më dërgoni foton tuaj zonjë dhe numrin tuaj të telefonit! Me respekt Aldo, oficer i Krimit Ekonomik.

Kryetari i sindikatës së policëve Sadedin Fishta tha se “badge” (bejxhi) i Policisë së Shtetit përdoret vetëm nga punonjësit e policisë.

“Përveç punonjësve të Policisë së Shtetit asnjë nuk ka të drejtë ta mbajë dhe ta përdorë “badge” . “Badge” (bejxhi)  është dokument identifikimi për funksionin dhe detyrat që ka një punonjës policie. Shtetasit që disponojnë një dokument të tillë shkelin ligjin dhe sigurisht që ata duhet të ndalohen nga Policia e Shtetit”, shtoi Sadedin Fishta./ TvKlan

hiqej si polic procedohet aldo hasani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet