LIVE UPDATES
Aktualitet

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit: I është cënuar liria

Sipas Kushtetueses, pranimi i pjesshëm i kërkesës është bërë pasi është konstatuar cenim i lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

29 Korrik 2025, 18:44 Nga M.B
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, Kushtetuesja pranon pjesërisht
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit, së cilës iu bllokua telefoni në shkurt 2024, duke thënë se i është cënuar e drejta me sekuestrimin nga SPAK. Mësohet se Ymerat fitoi pjesërisht dhe gjykata urdhëroi asgjësim të korrespodencës.

Sipas Kushtetueses, pranimi i pjesshëm i kërkesës është bërë pasi është konstatuar cenim i lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Vendimi për Ymerajn përcakton rregulla të reja për të gjitha rastet kur prokuroria sekuestron telefonin e një qytetari, duke vendosur që përdorimi i të dhënave të gjetura në telefon duhet të bëhet vetëm me vendim gjykate dhe vetëm për biseda që lidhen me objektin e hetimit.

Në njoftim thuhet se pavarësisht sekuestrimit të pajisjes apo të vetë korrespondencës në kushtet e urgjencës si rast përjshtimor, Gjykata thekson se hapja apo hyrja (aksesimi) i saj duhet të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare të cilat përfshijnë sa më poshtë: 

1. Ndalimin e veprimeve të hyrjes, hapjes, nxjerrjes, inspektimit, përpunimit të të dhënave personale dhe të korrespondencës. Mbylljen e pajisjes/sendit në të cilën ndodhet korrespondenca apo të dhënat personale me vulë sigurie kur është e mundur në prani të individit dhe/ose avokatit të tij, duke u mbajtur procesverbal për këtë qëllim.

2. Ndalimin e bërjes së kopjeve të të dhënave personale dhe/ose korrespondencës pa autorizim të gjykatës. Gjykata vlerësoi se garancitë si më sipër vlejnë në të njëjtën mënyrë edhe në rastin e sekuestrimit të të dhënave personale në kuptim të nenit 35 të Kushtetutës.  

Ymerajt iu sekuestrua celulari dy vite pas hetimeve të hapura ndaj, ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ajo rezulton e pyetur si person që ka dijeni në shkurt 2024 dhe në të njëjtën ditë asaj i është kërkuar këqyrja e telefonit e më pas sekuestrimin.

NJOFTIMI:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë (Gjykata) në datat 09.07.2025 dhe 15.07.2025 shqyrtoi çështjen me kërkuese Onejda Ymeraj  me objekt: “Shfuqizimi i vendimeve nr. 93 (87-2024-134), datë 17.05.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-1272, datë 11.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Kërkuesja i është drejtuar Gjykatës për kundërshtimin e vendimeve gjyqësore që kanë rrëzuar ankimin e saj për sekuestrimin e celularit të saj nga Prokuroria e Posaçme, duke pretenduar cenimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtës së pronës private, në situatën që ajo nuk ka qenë subjekt i procedimit penal në kuadër të të cilit është marrë masa e sekuestrimit. 

Gjykata u mblodh në datën 29.07.2025 dhe pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve vlerësoi sa vijon: Kërkuesja legjitimohet për paraqitjen e këtij ankimi kushtetues. 

Për sa i përket pretendimit të kërkueses për cenimin e së drejtës së pronës private sipas nenit 41 të Kushtetutës, Gjykata vlerësoi se ajo nuk ka paraqitur argumente të mjaftueshme kushtetuese në mbështetje të këtij pretendimi, ndaj ai nuk mund të merret në shqyrtim.  

Kurse për sa i përket pretendimeve të tjera të parashtruara, për nga natyra dhe thelbi i tyre, Gjykata vlerësoi që t`i shqyrtojë, në themel, në këndvështrim të nenit 36 të Kushtetutës, në drejtim të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, në këndvështrim të nenit 35 të Kushtetutës. 

Në lidhje me themelin e kësaj çështjeje Gjykata konstatoi se ka pasur ndërhyrje në të drejtat e kërkueses si më sipër dhe vlerësoi se, në kuptim të nenit 17 të Kushtetutës, ndërhyrja është bërë me ligj dhe për interes publik, duke u ndalur në analizën e testit të proporcionalitetit të saj. 

Gjykata vlerësoi fillimisht se në konceptin kushtetues të korrespondencës sipas nenit 36 të Kushtetutës përfshihen edhe komunikimet elektronike për sa kohë që “korrespondenca” është koncept i gjerë që përfshin çdo komunikim të mendimit njerëzor (ide, synime, ndjenja, të dhëna, lajme) midis dy ose më shumë personave. Për rrjedhojë, mbrojtja kushtetuese e nenit 36 të Kushtetutës është e garantuar për korrespondencën, pavarësisht karakteristikave të mjetit me të cilin ajo realizohet për qëllime të transmetimit të mendimit. Në këtë kuptim, duke mbajtur parasysh edhe zhvillimet shoqërore e teknologjike, Gjykata vlerësoi se edhe komunikimet përmes postës elektronike dhe mesazhet e dërguara përmes plaftormave dhe aplikacioneve online të ndërveprimit (të ashtuquajturave sisteme të mesazheve të çastit) përfshihen në sferën e mbrojtjes së nenit 36 të Kushtetutës, për sa kohë që ato synojnë komunikimin e mendimit njerëzor në mënyrë ekuivalente me korresponcencën klasike përmes letrave apo mesazheve të mbyllura postare. 

Gjykata vlerësoi se nga përmbajtja e neneve 36 dhe 35 të Kushtetutës liria dhe fshehtësia  së korrespondencës dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale janë të garantuara në nivel kushtetues, çka do të thotë se garancitë mbrojtëse nga arbitratiteti i autoriteve publike gjatë procesit penal detajohen në Kodin e Procedurës Penale. Në interpretimin e tyre Gjykata mban parasysh edhe garancitë sipas jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

Gjykata vëren se Kodi i Procedurës Penale parashikon si garanci procedurale se sekuestrimi i korrespondencës, në çdo rast, duhet të jetë me vendim gjyqësor, i cili, si rregull, është paraprak.  

Përjashtimisht, në kushte urgjence, korrespondenca mund të sekuestrohet edhe nga Policia Gjyqësore, e cila, në çdo rast, duhet të garantojë fshehtësinë e saj dhe sekuestrimi duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor, i cili bëhet a posteriori, me prioritet, në një kohë të shpejtë. 

Në çdo rast vendimi i gjykatës për sekuestrimin e korrespondencës nuk duhet të përcaktojë objektin e sekuestrimit me terma të gjera.  Gjykata vëren, gjithashtu, se nëse sekuestrohet një pajisje elektronike që përmban korrespondencë ose të dhëna personale kjo do të përbënte jo vetëm sekuestrim të pajisjes per se por edhe të korrespondencës.   

Pavarësisht sekuestrimit të pajisjes apo të vetë korrespondencës në kushtet e urgjencës si rast përjshtimor, Gjykata thekson se hapja apo hyrja (aksesimi) i saj duhet të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare të cilat përfshijnë sa më poshtë: 

Ndalimin e veprimeve të hyrjes, hapjes, nxjerrjes, inspektimit, përpunimit të të dhënave personale dhe të korrespondencës. Mbylljen e pajisjes/sendit në të cilën ndodhet korrespondenca apo të dhënat personale me vulë sigurie kur është e mundur në prani të individit dhe/ose avokatit të tij, duke u mbajtur procesverbal për këtë qëllim.

Ndalimin e bërjes së kopjeve të të dhënave personale dhe/ose korrespondencës pa autorizim të gjykatës. Gjykata vlerësoi se garancitë si më sipër vlejnë në të njëjtën mënyrë edhe në rastin e sekuestrimit të të dhënave personale në kuptim të nenit 35 të Kushtetutës.  

Në përfundim, në rastin në shqyrtim, Gjykata, në konsideratë të rrethanave konkrete të kësaj çështjeje, si dhe duke pasur parasysh edhe vjetrimin e normës ligjore (nenit 209 të Kodit të Procedurës Penale) çka sjell problematika në zbatimin e saj, çmoi se kërkueses i është cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale, të sanksionuara nga nenet 36 dhe 35 të Kushtetutës.

Për sa më sipër, Gjykata vendosi: 

Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

Konstatimin e cenimit të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të dhënave personale të nxjerra nga celulari i kërkueses që nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Vijimin e mbajtjes në sekuestro të kopjeve të korrespondencës dhe të të dhënave personale që lidhen me objektin e hetimit penal, duke ia nënshtruar kontrollit gjyqësor.

Urdhërimin e zbatimit të garancive procedurale të parashikuara në arsyetimin e këtij vendimi për vijimin e mbajtjes në sekuestro të celularit si pajisje/send që mban korrespondencë dhe të dhëna personale.

Ngarkimin e Prokurorisë së Posaçme për ekzekutimin e vendimit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij, duke respektuar garancitë procedurale sipas arsyetimit të këtij vendimi.

Gjykata thekson se ky vendim nuk ka fuqi prapavepruese ndaj çështjeve të ngjashme të sekuestrimit për të cilat nuk është paraqitur ankim apo për të cilat është paraqitur ankim dhe kontrolli gjyqësor ka përfunduar. 

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577/2000 dhe Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

onejda ymeri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës