LIVE UPDATES
Aktualitet

"Mungon procesi i identifikimit të problemeve!" Drafti i Kodit të ri Penal, Prokurori i Përgjithshëm "kundër": Do të thellohet shumëfish kaosi në drejtësi

Çela thotë se përpara se të diskutohej mbi draftin e prezantuar do të kishte qenë e nevojshme që ky diskutim të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror mbi nevojën e pasjes së një kodi të ri.

29 Korrik 2025, 17:32 Nga M.B
"Mungon procesi i identifikimit të problemeve!" Drafti i Kodit
Olsian Çela

TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar lidhur me prezantimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Çela thotë se përpara se të diskutohej mbi draftin e prezantuar do të kishte qenë e nevojshme që ky diskutim të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror mbi nevojën e pasjes së një kodi të ri.

Sipas tij, Kodi në fuqi është miratuar në vitin 1995 dhe ka pësuar ndërhyrje të shumta për t’ja përshtatur nevojave të ndryshme që ka pasur vendi, ndaj nuk mund të thuhet se ai nuk është i përshtatshëm për kohën apo ka vështirësi serioze në zbatimin e tij. Kryeprokurori shton se mungesa e një procesi paraprak në drejtim të identifikimit të problemeve të supozuara pakapërcyeshme me kodin në fuqi dhe që shtronin nevojën për të ndryshuar tërësisht një ligj thelbësisht të rëndësishëm në jetën e vendit, i cili prek jetën e gjithë qytetarëve, natyrshëm që nuk i shërben gjetjes së një konsensusi me bazë të gjerë.

Ai thekson se ardhja e draftit në këtë moment mjaft të vështirë për drejtësinë, kur sistemi ende vuan nga mungesat masive në organika dhe mbingarkesa e jashtëzakonshme e dosjeve, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të thellonte shumëfish kaosin në hetim dhe proceset gjyqësore, për shkak të konfuzionit të paevitueshëm që do të sillte zbatimi i normave të reja penale. Sipas tij, kjo mund të vihet re lehtësisht edhe në mungesën e një kontributi real të magjistratëve në dhënien e opinioneve mbi draftin që nga viti 2023, pikërisht për shkak të ngarkesës së papërballueshme në punë që nuk i lejon të përfshihen cilësisht në një proces kaq delikat dhe të rëndësishëm.

Çela shprehet se më tepër se për një kod të ri penal, sot vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, për të korrigjuar gjërat që po shkojnë keq në funksionimin e tij dhe për të lehtësuar proceset nga burokracitë e panevojshme, që po ndikojnë në zvarritjen e hetimevedhe gjykimeve.

"Në vitin 1995, për shkak të një konteksti të caktuar historik, ishte mëse e qartë nevoja për t’u shkëputur nga një konceptim autoritar i kodit të vjetër penal drejt një kodi të përshkuar tërësisht nga një frymë demokratike liberale, i cili duhej të përfaqësonte vlerat e shoqërisë që synonim të ndërtonim. Kjo do të duhej të kishte qenë pikënisja edhe për procesin e draftimit të një kodi të ri, si një nevojë reale për shkak të evoluimit të vlerave shoqërore dhe përshtatjes me ndryshimet e vrullshme në nivel global në shumë aspekte, shpesh herë edhe mjaft delikate e për të cilat nuk është e lehtë të gjendet konsensusi", shprehet Çela.

Reagim i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, në vijim të interesimit të medias në lidhje me draftin e prezantuar për ndryshimet në Kodin Penal:

Përpara se të diskutohej mbi draftin e prezantuar do të kishte qenë e nevojshme që ky diskutim të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror mbi nevojën e pasjes së një kodi të ri. Kodi në fuqi është miratuar në vitin 1995 dhe ka pësuar ndërhyrje të shumta për t’ja përshtatur nevojave të ndryshme që ka pasur vendi, ndaj nuk mund të thuhet se ai nuk është i përshtatshëm për kohën apo ka vështirësi serioze në zbatimin e tij.

Mungesa e një procesi paraprak në drejtim të identifikimit të problemeve të supozuara pakapërcyeshme me kodin në fuqi dhe që shtronin nevojën për të ndryshuar tërësisht një ligj thelbësisht të rëndësishëm në jetën e vendit, i cili prek jetën e gjithë qytetarëve, natyrshëm që nuk i shërben gjetjes së një konsensusi me bazë të gjerë.

Në vitin 1995, për shkak të një konteksti të caktuar historik, ishte mëse e qartë nevoja për t’u shkëputur nga një konceptim autoritar i kodit të vjetër penal drejt një kodi të përshkuar tërësisht nga një frymë demokratike liberale, i cili duhej të përfaqësonte vlerat e shoqërisë që synonim të ndërtonim. Kjo do të duhej të kishte qenë pikënisja edhe për procesin e draftimit të një kodi të ri, si një nevojë reale për shkak të evoluimit të vlerave shoqërore dhe përshtatjes me ndryshimet e vrullshme në nivel global në shumë aspekte, shpesh herë edhe mjaft delikate e për të cilat nuk është e lehtë të gjendet konsensusi. Ky proces do të kishte shtruar bazamentin e duhur filozofik moralo-juridik mbi të cilën të ndërtohej struktura e një kodi të ri. Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor në ngritjen e kësaj ngrehine, që në vend se të ishte produkt i një rrjedhe të natyrshme institucionale dhe shoqërore si domosdoshmëri historike, në fakt nuk përfaqëson më shumë se një veprim të nxituar që rrezikon të minojë në mënyrë të pariparueshme mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend.

Nga ana tjetër, nisur nga mënyra se si operohet për miratimin e një kodi, për shkak të volumit dhe kompleksitetit të jashtëzakonshëm, procesi i konsultimit publik dhe ai parlamentar më pas, ndikojnë pak ose aspak në thelbin e tij, çka e shndërron procesin e debatit publik në formal dhe të padobishëm, pasi nuk do të lejonte një ndërhyrje sistematike në tërësinë e draftit. Nisur edhe nga produkti i sjellë për diskutim, unë vlerësoj se ai do të sillte shumë konfuzion tek magjistratët në aplikimin e normave dhe krijon premisat për interpretime tërësisht të ndryshme të tyre në raste të ngjashme. Për më tepër, teknika e përdorur për ndërtimin e dispozitave, e bën të pamundur përmirësimin e tyre përmes procesit të konsultimit publik. Tendenca për të paravendosur në dispozita çdo interpretim të mundshëm të normës ligjore përkeqëson cilësinë e zbatimit të saj dhe bllokon zgjidhjen e problemeve të shumta të pamundura të parashikohen të cilat shfaqen për zgjidhje tek ata që zbatojnë ligjin.

Gjithashtu, fryma e përgjithshme në draft për të zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme në një masë të tillë sa të klasifikohen si vepra penale e të dënohen me burgim, tregon një tendencë represive që rrit potencialin e kriminalizimit të individit në shoqëri e që sjell pasoja të rëndësishme në jetën e qytetarëve. Nga ana tjetër, vihen re rregullime të caktuara në pjesën e përgjithshme të draftit që rrezikojnë ta kthejnë sjelljen e kundërligjshme të individit në një moment të caktuar në kohë në potencialisht të dënueshme përgjatë gjithë jetës, duke i shkuar ndesh parimeve të sigurisë juridike dhe humanizmit. Janë pikërisht këto disa nga parimet që do të duhej të ishin qartësuar që në nisje të punës për draftimin, si produkt i atij reflektimi mbarëshoqëror të munguar, por thelbësisht të domosdoshëm, për të ndërmarrë ose jo këtë iniciativë.

Përtej sa më sipër, nisur edhe nga çfarë diskutohet këto ditë në media mbi draftin, nuk mendoj se ashpërsimi i dënimeve me burgim është zgjidhja e vetme dhe më e mirë për morinë e problemeve që kalon vendi, në një kohë që kemi një nga kodet me dënime nga më të ashpra në nivel evropian. Këtë qëndrim ne e kemi mbajtur institucionalisht edhe në të gjitha proceset ligjbërëse kur na është kërkuar opinion ligjor. Po ashtu duhet kuptuar që rregullimet në ligjin penal ndikojnë drejtpërdrejtë në aplikimin e normave procedurale dhe harmonizimi i tyre nuk mund të bëhet pa u paraprirë nga një qasje vizionare për ku duam të shkojmë.

Eksperienca ka treguar se procesi i ligjbërjes në vend, të paktën sa i përket sistemit të drejtësisë dhe sidomos kuadrit ligjor penal, është difektoz dhe shpesh herë ndikohet nga nevojat dhe emocionet e çastit, duke mos sjellë efektet e dëshiruara. Për shkak të nivelit të përmasave të pasojave për dekada të tëra kur bëhet fjale për një kod, nuk duhet të lejohet që ky gabim të përsëritej për një ligj kaq të rëndësishëm, aq më tepër për momentet në të cilat po kalon sistemi i drejtësisë në vend, ku debate të tilla do të mund të ndikoheshin thellësisht nga qasje aspak objektive, përtej logjikës së ftohtë juridike që kërkon një kod penal.

Ardhja e draftit në këtë moment mjaft të vështirë për drejtësinë, kur sistemi ende vuan nga mungesat masive në organika dhe mbingarkesa e jashtëzakonshme e dosjeve, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të thellonte shumëfish kaosin në hetim dhe proceset gjyqësore, për shkak të konfuzionit të paevitueshëm që do të sillte zbatimi i normave të reja penale. Kjo mund të vihet re lehtësisht edhe në mungesën e një kontributi real të magjistratëve në dhënien e opinioneve mbi draftin që nga viti 2023, pikërisht për shkak të ngarkesës së papërballueshme në punë që nuk i lejon të përfshihen cilësisht në një proces kaq delikat dhe të rëndësishëm.

Më tepër se për një kod të ri penal, sot vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, për të korrigjuar gjërat që po shkojnë keq në funksionimin e tij dhe për të lehtësuar proceset nga burokracitë e panevojshme, që po ndikojnë në zvarritjen e hetimevedhe gjykimeve.

olsian cela

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës