LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafik droge, rrjet prostitucioni dhe emigracion klandestinësh në Itali, SPAK sekuestron pasuritë e anëtarëve të grupit kriminal (EMRAT)

Të sipërpërmendurit janë pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Kastrati i njohur dhe si Sokol Krasniqi, të cilët trafikonin dhe shpërndanin drogë në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani. 

18 Korrik 2024, 11:29 Nga r.ll
Trafik droge, rrjet prostitucioni dhe emigracion klandestinësh në
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e 5 vëllezëve Hoxha dhe 3 personave të tjerë. Konkretish janë sekuestruar pasuritë e Zamir Hoxhës, Vladimir Hoxhës, Dilaver (Oliver) Hoxhës, Mentor Hoxhës, Alfonc Hoxhës, Gabriel (Admir) Bicit, Rampo Qinamit dhe Ervin Çejkut, si dhe personave të lidhur me ta.

Të sipërpërmendurit janë pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Kastrati i njohur dhe si Sokol Krasniqi, të cilët trafikonin dhe shpërndanin drogë në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani. 

Vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që përpara vitit 2012 kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, akzuohet për kryerjen e veprave penale të rënda si “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit”, “Emigracioni klandestin” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Alfonc Hoxha, nipi i vëllezërve Hoxha, është arrestuar në Gjermani në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”. Gabriel (Admir) Bici, Ranbo Qinami dhe Ervin Çejku po ashtu nipat e tyre, akuzohen për "Trafikim të narkotikëve".  Pasuritë e sekuestruara përfshijnë, llogari bankare, sipërfaqe toke (truall dhe arë), apartamente, dhe makina të ndryshme. 

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024 në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha, Alfonc Hoxha, Gabriel (Admir) Bici, Rampo Qinami dhe Ervin Çejku, si dhe personave të lidhur me ta.

Ky procedim pasuror është regjistruar pas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, të regjistruar në këtë prokurori.

Subjekti i këtij procedimi pasuror Zamir Hoxha është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me procedimin penal Nr. 49, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal i destinuar në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më e madhë e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi) janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.

Subjektet e këtij hetimi pasuror vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që përpara vitit 2012 kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda si “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit”, “Emigracioni klandestin” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Subjekti i hetimit pasuror Alfonc Hoxha, djali i vëllait të katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Gjermani në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.

Subjekti i hetimit pasuror Gabriel (Admir) Bici, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, më datë 27.04.2017, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të Operacionit “Mudde” me qëllim shpërbërjen e një organizate kriminale që merrej me riciklimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Subjekti i hetimit pasuror Ervin Çejku, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Suedi për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Subjekti i hetimit pasuror Rampo Qinami, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë hetimit pasuror, pas kryerjes së një sërë veprimesh verifikuese pasurore, si dhe pas tre kërkesave të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024, nr.11, datë 28.02.2024, dhe nr. 22, datë 07.06.2024, ka vendosur sekuestrimin e 28 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të subjekteve të hetimit pasuror apo personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror, bazuar në nenet 3 deri në 7 dhe 21 e vijues, të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër

Pasurisë”, i ndryshuar, me kërkesën e datës 18.07.2024, nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimi i pasurive si më poshtë:

Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;

Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) lekë;

Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe ndërtesë 134.3 m², ku ndërtesa është godinë banimi 3 kate (sip. kt. përdhe 134.3 m², sip. verande 3.7 m², sip. kt. parë 134.7 m², sip. kt. dytë 134.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;

Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe ndërtesë 137.1 m², ku ndërtesa është godinë banimi 2 kate (sip. kt. përdhe 137.1 m², sip. kt. parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;

Pasurisë së paluajtshme të llojit arë, me sip 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D (H).

Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit të D.Ç;

Pasurisë së paluajtshme të llojit “Njësi”, me sipërfaqe ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver (Oliver) Hoxha;

Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 9 936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;

Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 22 500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;

Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 28 000 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;

Pasurisë së paluajtshme apartament B4/8 që përbëhet nga 1+1 me ambiente ndihmëse, me sipërfaqe 57.01 m², në godinën e banimit 5 kate + 1 kat “Roof Garden” në Dhërmi, Himarë, Vlorë, në pronësi eventuale të shtetasit Vladimir Hoxha;

Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 2 000 m², me adresë fshati Lalëz, Durrës, në bashkëpronësi të shtetasve M.B dhe F.B;

Pasurisë së paluajtshme kati i parkimit nën tokë me sipërfaqe prej 742.05 m², e ndodhur në godinën e banimit dhe shërbimit 6 katëshe në Rrugën “Frang Bardhi”, Tiranë, e përfituar me kontratë sipërmarrje me porositës dhe në pronësi eventuale të shtetases F.B.

Pasurisë së luajtshme motor marka BMW, modeli “R 1200 GS”, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetasit Zamir Hoxha;

Pasurisë së luajtshme automjet marka Volvo, modeli “240GL”, viti i prodhimit 1993, në pronësi të shtetasit S.H;

Pasurisë së luajtshme automjet marka Cadillac, modeli “Coupe Deville”, viti i prodhimit 1965, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;

Pasurisë së luajtshme automjet marka Peugeot, modeli “107”, viti i prodhimit 2011, në pronësi të shtetases S.H;

Pasurisë së luajtshme, automjet marka Mercedes Benz, model E320CDI, vit prodhimi 2002, në pronësi të shtetasit E.Ç.

Pasuri e luajtshme, automjet marka Daimler Chrysler, model CLS320CDI, viti i prodhimit; 2006, në pronësi të shtetases R.Ç.

Pasurisë së luajtshme, automjet marka Ford, model Fiesta, viti i prodhimit 2009, në pronësi të shtetasit S.Q.

spak jetmir kastrati zamir hoxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Korrik 2024, 11:19 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Foto ilustruese TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e ka...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet