Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Leonard Luzi (Zejno) i cili njihej me pseudonimin "Nard Çami" ose "Daku" kishte paguar Amarildo Nikollin (Xhanej), i cili kishte ardhur nga Itali në Vlorë për të vrarë Inez Hajrullën, i njohur me nofkën "Sakati" dhe mikun e tij Ervis Matodashaj, i thirrur si "Qorri".
TIRANË- Leonard Luzi, 47-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Spanjë dhe po punohet për ekstradimin e tij në vendin tonë. GJKKO kishte caktuar ndaj Luzit, masën e sigurisë "arrest në burg" pasi akuzohet si organizator i dy vrasjeve në Vlorë, të cilat u parandaluan nga policia.
Leonard Luzi (Zejno) i cili njihej me pseudonimin "Nard Çami" ose "Daku" kishte paguar Amarildo Nikollin (Xhanej), i cili kishte ardhur nga Itali në Vlorë për të vrarë Inez Hajrullën, i njohur me nofkën "Sakati" dhe mikun e tij Ervis Matodashaj, i thirrur si "Qorri".
Nikolli nuk arriti dot ta realizonte misionin për të cilin ishte paguar, pasi u kap afër një pastiçerie që ndodhet afër komplesit "Oslo" në Vlorë, me pistoletën me plumbin në gojën e armës, gati për qitje. 35-vjeçari që me vete mbante edhe një çantë shpine, ku në brendësi iu gjetën një sasi municioni, kapuç dhe doreza, nga ku u zbulua se ai ishte aty për të vrarë Inez Hajrullan.
Pse donte "Daku" të eleminonte "Qorrin" dhe "Sakatin"?
Në 22 shkurt të vitit 2013 u ekzekutua me armë zjarri Erigert Zejno. Një nga personat e dyshuar si autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj një nga shenjestrat e "Dakut", mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij, e ndërsa pak muaj më vonë hetimet u pezulluan totalisht për zbulimin e autorëve të këtij ekzekutimi.
Pas kësaj ngjarjeje, kushëriri i viktimës, Leonard Luzi (Zejno), është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj, si edhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.
Për këtë qëllim, Luzi, krijoi një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishin Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Ky i fundit është ende në kërkim nga autoritetet për atentatin ndaj Hajrullës, ndërsa të arrestuar janë Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u kap sot.
Foto ilustruese TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e ka...
foto ilustruese SARANDË- Një 28-vjeçar nga Tirana është palgosur nga helika e një motori uji në afërsi t&eum...
foto ilustruese ELBASAN- Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pesë ditë më parë në E...
Foto ilustruese MIRDITË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mirditë. Mësohet se arr...
Foto ilustruese DIBËR- Që nga dita e djeshme zjarret në vendin e quajtur Maja e Bakullimes, pjesë e territorit të Parkut Komb...
Burgu GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë nga autoritetet greke duke gëlltitur 84 pako kokain&...
arrestimi SPANJË- Autoritetet spanjolle ka vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar i cili ishte në kërkim ndë...
arrestimi TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe s...
Foto ilustruese SPANJË- Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar në Spanjë. Mësoh...
foto ilustruese GREQI- Janë liruar nga qelia prindërit e 23-vjeçarit me aftësi të kufizuara, i cili humbi jetën në mak...