LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-eksperti i Euralius në Shqipëri analizon dështimin e reformës në Drejtësi: Ja si u prish në terren

Eksperti Urías në analizën e tij ka theksuar se procesi i Vettingut e ka lënë gjyqësorin me një mungesë të madhe në numrin e gjyqtarëve, duke kërcënuar aftësinë e këtij sistemi për të kryer funksionet thelbësore. Sipas profesorit, më mungesën e gjyqtarëve mosbesimi i publikut është zhvendosur nga shqetësimet e korrupsionit në shqetësimet e inefiçencës.

28 Mars 2025, 10:51 Nga I.A
Ish-eksperti i Euralius në Shqipëri analizon dështimin e
Joaquín Urías

TIRANË- Ish-eksperti i Euralius në Shqipëri, Joaquín Urías ka analizuar dështimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Në një artikull të botuar në blogun juridik 'Verfassungsblog' profesori spanjoll ka bërë një analizë se si ka dështuar në terren, duke pasur një efekt të dëmshëm në efikasitetin e sistemit gjyqësor.

Eksperti Urías në analizën e tij ka theksuar se procesi i Vettingut e ka lënë gjyqësorin me një mungesë të madhe në numrin e gjyqtarëve, duke kërcënuar aftësinë e këtij sistemi për të kryer funksionet thelbësore. Sipas profesorit, më mungesën e gjyqtarëve mosbesimi i publikut është zhvendosur nga shqetësimet e korrupsionit në shqetësimet e inefiçencës.

Më tej profesori ka deklaruar se reformat kushtetuese ishin të nevojshme për ndryshimin dhe rimodelimin e sistemit, por mungesa e kontrolleve dhe balancave kanë ngritur alarme të tjera, Sipas tij, ky shqetësim lidhet veçanërisht me Këshillat e Lartë (KLGJ, KLP), të cilët kanë hezituar të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit. Ndërkohë që në fund thekson se roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është një shembull i mirë i angazhimit të pavarur ndaj reformave. 

Analiza e Plotë:

Nga Backlog në Kolaps

Gjyqësori i Shqipërisë në buzë të një "gremine"

Komisioni i Vetting i Shqipërisë përfundoi së fundmi mandatin e tij, duke shënuar një moment kyç në përpjekjen për reformën në drejtësi në vend. Që nga viti 2016, Shqipëria ka miratuar ndryshime të rëndësishme kushtetuese që synojnë reforma gjithëpërfshirëse. Këto përfshinin ndryshime thelbësore në sistemin e qeverisjes së sektorit të drejtësisë, transferimin e kompetencave nga dega ekzekutive te këshilli i ri gjyqësor, me fokus kryesor luftën kundër korrupsionit. Rezultatet e këtyre reformave janë tashmë të dukshme, me përmirësime të dukshme në përpjekjet e gjyqësorit kundër korrupsionit. Megjithatë, vetë procesi dhe disa vendime te ndermjetme kanë pasur një efekt të dëmshëm në efikasitetin e sistemit gjyqësor, që tani po kërcënon të dëmtojë rezultatin e reformave nëse nuk merren masa urgjente.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë histori suksesi, që i dëshmon Europës dhe popullit shqiptar se mosndëshkimi po i afrohet fundit. Aktakuzat e profilit të lartë, si ato ndaj ish-presidentit të vendit dhe kryebashkiakut aktual të Tiranës, tregojnë se askush nuk është jashtë mbikëqyrjes dhe juridiksionit të tyre. Edhe pse pas disa hezitimeve, qeveria e Edi Ramës më në fund e ka pranuar këtë implementim rigoroz të Shtetit të së Drejtës si një hap pozitiv drejt afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Procesi i Vetting: Një "përrallë" fitoreje me një paralajmërim

Për të luftuar korrupsionin gjyqësor, vendi implementoi një proces rivlerësimi të rreptë të njohur si Vetting për të verifikuar pasuritë e gjyqtarëve, ndër të tjera. Kushtetuta shqiptare ngriti një organ të ri inspektimi për të hetuar sjelljen e papërshtatshme të gjyqtarëve dhe vendosi një sistem kalimtar verifikimi për të kontrolluar integritetin e gjyqësorit. Gjithashtu, u krijua një strukturë specifike për ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit. Pavarësisht disa vendimeve të diskutueshme, procesi ka qenë kryesisht transparent dhe efektiv. Rezultati i procesit të Vetting në Shqipëri sjell dy përfundime kryesore: perceptimi publik për korrupsionin gjyqësor nuk ishte i pabazuar dhe se procesi uli ndjeshëm numrin e gjyqtarëve. Tani kërkohen përpjekje të konsiderueshme për të adresuar mungesën e magjistrateve ne sistem. Numri i çështjeve të mbartura është bërë gjithnjë e më i pamenaxhueshëm, procedurat gjyqësore zgjasin më shumë se kurrë, duke rrezikuar kështu besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Faza e parë e rivlerësimit (faza e apelimit do të zgjasë deri në fund të vitit 2026 ku do të shqyrtohen disa çështje) përfundoi me rreth gjashtëdhjetë për qind të gjyqtarëve shqiptarë që u skualifikuan në procesin e verifikimit të pasurisë. Kjo çoi në shkarkimin ose dorëheqjen paraprake të 207 gjyqtarëve nga 400 gjyqtarë të cilët iu nënshtruan procesit të Vetting, ndërsa vetëm 165 u konfirmuan në detyrë në të gjithë vendin. Skualifikimi nga procesi i verifikimit të pasurisë nuk nënkupton domosdoshmërisht korrupsion, por numri i lartë i shkarkimeve thekson perceptimin e publikut për korrupsionin gjyqësor. Për këtë arsye, mekanizmi ka rezultuar efektiv në luftën kundër korrupsionit.

Gjyqësori tashme pa korrupsion, tani duhet të trajtojë sfidat e lidhura me efiçensen, të cilat janë thelbësore për garantimin e Shtetit të së Drejtës dhe sigurisë ligjore. Procesi i Vetting e ka lënë gjyqësorin me një mungesë të madhe magjistratësh, duke kërcënuar aftësinë e këtij sistemi për të kryer funksionet thelbësore. Situata po ngre shqetësime. Në fillim të procesit të verifikimit, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit së çështjeve civile ishte 250 ditë. Në përfundim të fazës së parë të procesit të Vetting, kjo periudhë rezulton në 1250 ditë. Me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, Shqipëria ka aktualisht rreth 120,000 çështje të mbartura në gjykatat e zakonshme. Disa gjykata administrative, sipas të dhënave zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përballen me vonesa ekstreme, ku koha mesatare e zgjidhjes së çështjeve është katërmbëdhjetë vjet e gjysmë. Numri i çështjeve të prapambetura (tridhjetë mijë çështje) në Gjykatën e Lartë do të thotë se ato mund të zgjasin më shumë se dymbëdhjetë vjet për t'u shqyrtuar, duke mohuar në mënyrë efektive drejtësinë.

Kërcënimi në rritje i inefiçencës gjyqësore

Mosbesimi i publikut në gjyqësor është zhvendosur nga shqetësimet e korrupsionit në shqetësimet e inefiçencës. Rastet e thjeshta, të tilla si çështjet e trashëgimisë ose divorcet, kundërshtimet ndaj gjobave ose mosmarrëveshjet për kontratat e qirasë, shpesh vonohen për shumë vite, duke i shtyrë shumë shqiptarë të kërkojnë metoda alternative për zgjidhjen e konflikteve. E drejta e prezumimit të pafajësisë dhe iniciativat për luftimin e kriminalitetit janë në rrezik në rastet penale.

Për të adresuar këto çështje, Shqipëria ka miratuar një strategji që përfshin reforma ligjore për të rritur ndërmjetësimin, për të përmirësuar menaxhimin e çështjeve dhe për të krijuar task-forca të reja specifike brenda gjykatave. Megjithatë, këto masa janë të pamjaftueshme (pak më shumë se një pikë në oqean) për të trajtuar mungesën urgjente të gjyqtarëve, Mungesa e gjyqtarëve dhe harta e re gjyqësore e miratuar vitin e kaluar do të pengojë çdo zgjidhje në periudhën afatmesme.

Situata aktuale vjen si pasojë kryesisht për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe magjistratëve të shkaktuar nga procesi i Veting-ut. Shqipëria ka rreth 250 gjyqtarë efektivisht në detyrë tani, nga mbi 400 para vettingut. Edhe atëherë, Shqipëria kishte një nga raportet më të ulëta të gjyqtarëve për popullsi midis vendeve të Këshillit të Evropës. Tani, ky raport ka rënë më tej, duke rrezikuar potencialisht efikasitetin e sistemit. Shqipëria ka nevojë për gati dy herë më shumë gjyqtarë për të arritur raportin mesatar të vendeve të Këshillit të Evropës. Vetëm për t'u kthyer në situatën e shtatë viteve më parë, do të nevojiteshin më shumë se 150 gjyqtarë të rinj.

Autoritetet kanë zgjedhur opsionin kundër rritjes së numrit të gjyqtarëve të rinj dhe në vend të kësaj kanë zgjedhur të rishpërndajnë ata ekzistues, duke çuar në mbylljen e shumë gjykatave rajonale. Organet drejtuese të gjyqësorit, me mbështetjen e këshilltarëve të jashtëm, kanë hartuar dhe miratuar një plan të ri të rishpërndarjes së gjykatave për Shqipërinë. Ky plan përfshin mbylljen e gjykatave të qytete më të vogla dhe bashkimin e disa të tjerave. Arsyeja pas kësaj ishte shpërndarja e pabarabartë e çështjeve ndërmjet gjykatave, me zonat më pak të populluara që kishin ngarkesë shumë më të vogël se Tirana dhe Durrësi.

Megjithatë, pa rritur numrin e gjyqtarëve, rezultati nbetet përsëri një tejzgjatje e kohës së shqyrtimit të çështjeve në të gjitha gjykatat shqiptare. Kjo rishpërndarje e re e gjykatave ngre shqetësime serioze në lidhje me aksesin në drejtësi. Parimi bazë  i përfshirë në nenin 47 të Kartës së BE-së  siguron që në rast të shkeljeve të të drejtave të garantuara me ligj të individëve, ata mund t’i drejtohen një gjykate duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre. Veçanërisht kjo ndikon individët të cilët jetojnë në zona të largëta, duke marrë parasysh gjeografinë e Shqipërisë, kufizimet e sistemit të transportit publik dhe cilësinë e dobët të rrugëve. Për më tepër, ky ristrukturim u miratua pa ndarjen e nevojshme të fondeve apo infrastrukturës. Për shembull, mbledhja e gjykatave në një gjykatë të vetme në Tiranë ndodhi pa siguruar hapësirat adekuate të zyrave për gjyqtarët e emëruar. Sfidat logjistike dhe përpjekjet për riorganizim kanë përkeqësuar vonesat procedurale, duke rezultuar në një ulje të shkallës së shqyrtimit te çeshtjeve dhe një numër në rritje të çështjeve të mbartura.

Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se magjistratët vendas e shohin pozitivisht rishpërndarjen e re, duke vënë në dukje promovimin në karrierë dhe transferimet më afër shtëpisë. Pavarësisht vlerësimit optimist nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe miratimit të tij nga Komisioni i BE-së, sistemi i ri mund të pengojë aksesin në drejtësi për shqiptarët dhe të ulë besimin në sistemin gjyqësor.

Harta e re gjyqësore paraqet një pamje përfundimtare të sistemit me 325 gjyqtarë (80 më pak se përpara fillimit të procesit të Veting-ut.) Sipas demografisë, për të qenë në mesataren e Këshillit të Evropës duhet një minimum prej 450 gjyqtarësh. Pavarësisht nevojës së qartë për më shumë gjykata dhe magjistratë për të garantuar Shtetin e së Drejtës, institucionet shqiptare tregojnë përkushtim të dobët për përmirësimin e situatës. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës vendosën së fundmi një kuotë prej vetëm dhjetë kandidatësh të rinj për vitin e ardhshëm akademik, e cila është e pamjaftueshme për të kompensuar ata që largohen për shkak të shkarkimeve apo daljes në pension. Ky numër është shumë më i ulët se kapaciteti i këtij organi trajnues (Shkolla e Magjistraturës), pasi, për shembull, pas disa muajsh, dyzet e pesë gjyqtarë do të hyjnë në sistem pas përfundimit të trajnimit të tyre fillestar me Shkollën. Në vitin 2025, Shkolla e Magjistraturës pranoi vetëm dhjetë kandidatë të rinj. Arsyet e ndryshme të brendshme mund të shpjegojnë refuzimin për të rritur numrin e pranimeve të reja. Në çdo rast, një ngurrim i tillë sinjalizon mungesë angazhimi për të ardhmen e vendit.

Një rrugë sfiduese përpara

Reformat kushtetuese ishin të nevojshme për ndryshimin dhe rimodelimin e sistemit. Nga këto reforma pritej rritja e pavarësisë së institucioneve gjyqësore. Megjithatë, mungesa e kontrollit dhe balances (chek and balance) mund të beje te mendojme se ato kanë rënë në korporatizëm dhe kanë lënë pas dore detyrat e tyre kushtetuese. Ky shqetësim lidhet veçanërisht me Këshillat e Lartë (KLGJ, KLP), të cilët kanë hezituar të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit në rastet e procedimeve disiplinore. Nga ana tjetër, roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është një shembull i mirë i pavarësisë në angazhimin ndaj reformave. Gjithashtu, fokusi i shtuar në drejtim të organeve të qeverisjes gjyqësore ka sjellë neglizhencë ndaj gjykatave të zakonshme Burimet dhe infrastruktura në dispozicion të institucioneve të larta të drejtësisë janë në kontrast me kushtet e dobëta të gjykatave. P.sh, gjatë njëzet viteve të fundit, Shqipëria nuk ka arritur të implementojë një sistem të unifikuar të menaxhimit të çështjeve.

Në dekadat e fundit, Bashkimi Evropian ka investuar miliona euro në sistemin e drejtësisë shqiptare. Megjithatë, pavarësisht kontributit të konsiderueshëm financiar nga taksapaguesit evropianë, (kryesisht në formën e asistencës teknike të ofruar nga ekspertë të mirëpaguar) ndikimi në jetën e qytetarëve shqiptarë ka qenë minimal. Mungesa e një vizioni të qartë për përdorimin e burimeve dhe paaftësia e Bashkimit për të vendosur prioritete të qarta dhe efektive kanë pakësuar përfitimet e mundshme të këtij investimi të rëndësishëm, i cili është vendimtar për sigurimin e së ardhmes së Shqipërisë. Aktualisht, pa një angazhim më të thellë ndaj institucioneve të nivelit të lartë gjyqësor, gjyqësori shqiptar mbetet nën standardet e cilësisë dhe efikasitetit që priten nga një anëtar i ardhshëm i BE-së dhe që kërkohen nga shoqëria. Ndërsa përpjekjet për të luftuar korrupsionin kanë qenë të lavdërueshme dhe meritojnë njohje, tani është e domosdoshme të fokusohemi në rindërtimin e një sistemi drejtësie të besueshëm dhe funksional. Kjo detyrë është sfiduese dhe të gjitha palët e interesuara duhet të rivlerësojnë rolet e tyre për të siguruar sundimin e ligjit në vend. Rreziku që Shqipëria të kthehet në një shtet që "dështon " ende nuk është hedhur poshtë plotësisht.

joaquín urías

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet